25 mijë besimtarë mbushën fushën e gjelbërt të “Toyota Park” në Çikago, për të kremtuar Fiter Bajramin.
Falja u udhëhoq nga imam Shejkh Jamal Said, i cili tha se në SHBA është e mundur të krijohet një bashkësi e fortë muslimane vetëm nëse muslimanët brenda administratës amerikane kanë ndikim të mjaftueshëm në proceset e vendimmarrjes.
Prandaj ai u bëri thirrje muslimanëve të veprojnë në mënyrë të organizuar në zgjedhjet në atë vend, në mënyrë që të realizojnë interesat dhe qëllimet e tyre. /tesheshi.com/