Duke pritur me kërshëri se ç’paraqitje do bëjë deputetja e Fierit Zeqine Çaushi në parlamentin e ri, atë që nis në shtator, vijojnë komentet mbi tipologjinë e saj. Emri i saj u bë viral gjatë fushatës për shkak se e përqendroi atë mesazhet cinike ndaj Gazmend Bardhit. Veç këtij aspekti, asgjë tjetër nuk u pa prej saj.
E kundërta e saj, Romina Kuko, gjithashtu deputete re socialiste por jo e panjohur, ardhur nga një përvojë si zv.ministre e Brendshme, krejt serioze në paraqitjet publike, ka dhënë një shpjegim mbi kolegen e saj fieriake, duke e krahasuar atë më presidentin ukrainas. Pra, sipas Kukos, Zeqine Çaushi duhet parë si një komendiane e përfshirë një ditë në politikë.
Ja shpjegimi i saj:
“Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale.
Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta.
Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe”, theksoi Kuko.