Në qytetin zviceran Galgenen herët në mëngjes, ndodhi një aksident i tmerrshëm në të cilin një ndërtesë shpërtheu në flakë dhe shoferi humbi jetën.
Sipas policisë kantonale të Schwyz, një Audi R8 i bardhë u vërejt duke lëvizur me shpejtësi të lartë në një zonë të populluar rreth orës 4.30 të mëngjesit. Kur donin të ndalonin Audin, shpejtësia ishte me 169 km / orë!
Kjo u pasua nga tmerri i dëshmuar nga banori vendas Michelle Broder.
“Makina u ngrit në një rrethrrotullim dhe u hodh në murin e ndërtesës, si në një film aksion”, i tha Broder mediave.
Një zjarr shpërtheu, duke shkatërruar pjesën më të madhe të ndërtesës, e ku flakët përfshinë dhe Audin e zhytur në ndërtesë. Asnjë nga banorët nuk u plagos, por të gjithë duhej të evakuoheshin.
“Një makinë u fut në kuzhinën tonë. Ne ishim me fat që askush nuk ndodhej në atë dhomë herët në mëngjes”, tha një qiramarrës në ndërtesën ku fluturoi Audi. /tesheshi.com/