Kampionja e botës në futboll, Franca, vijon të ballafaqohet me një fushatë çnderuese në rrjete, duke u paraqitur si një përfqësuese “gjelash afrikanë”me gjak jo francez.
Kjo për shkak të një mase të madhe lojtarësh me origjinë afrikane.
Dhe kjo ka detyruar Benjamin Mendy-n, një prej futbollistëve të “zinj” të ekipit francez që të reagojë në një formë mjaft origjinale ndaj kësaj fushate.
Listës së lojtarëve si ai, ku iu është bashkangjitur flamuri i vendeve prej nga e kanë origjinën, emër për emër, iu ka vënë një flamur francez. /tesheshi.com/