Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu njoftoi nisjen e tasteve të shpejta, duke nisur fillimisht me Tiranën, për të vijuar më pas në rrethe.
“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.
Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan ministrja.
Kujtojmë se një ndër pretendimet e opozitës në politikën e saj koronare ndaj qeverisë, ka qenë dhe ajo e testeve të pakta. /tesheshi.com/