Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    SHBA: Demokratët tërbohen me pushkën gjysmëautomatike për fëmijë

    SHBA: Demokratët tërbohen me pushkën gjysmëautomatike për fëmijë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nishani i thotë sërish “JO” mazhorancës: Rikthen ligjin për turizmin

Nga te Sheshi
10/08/2015
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Nishani i thotë sërish “JO” mazhorancës: Rikthen ligjin për turizmin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk e ka dekretuar ligjin për turizmin të miratuar para pak javësh në Kuvend, duke e rikthyer për rishqyrtitm.

Në një njoftim të gjatë, kreu i shtetit thekson se ky ligj shkel ligjin për prokurimin dhe i heq kompetencat kushtetuese që ka pushteti vendor.

Ja të gjitha argumentet e presidentit

Së pari: Ligji në nenin 31 pika 1 të tij përcakton se: ‘Ministria përgjegjëse për turizmin përgatit projekte për mbështetje të projekteve në fushën e turizmit’, ndërsa në pikën 3 përcakton se: ‘Ministria përgjegjëse për Turizmin nga fondi buxhetor i miratuar çdo vit financon projekte edukimi, promovimi dhe studime apo modele produktesh turistike në ndihmë të zhvillimit të turizmit të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas dhe të huaj.’ Për këtë, në ligj në pikën 4 të nenit 31 është parashikuar se ky fond mund të përdoret pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik. Pra legjislatori, ka parashikuar se Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit mund ta përdorë këtë fond pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik, ndërkohë që ligji nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimet Publike në R.SH-së”, i ndryshuar, në nenin 7 të tij nuk ka përjashtuar aplikimin e rregullave të prokurimeve në rastin e përdorimit të fondeve në fushën e Turizmit. Duhej më parë të ishte parashikuar përjashtimi në ligjin bazë të Prokurimeve, në mënyrë që të bëhej një rregullim i tillë në nenin 31/4 të ligjit.

 Kjo është paraqitur si rezervë edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave (1) , në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2) dhe e debatuar nga ana e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve dhe ngritur si shqetësim (3), duke arritur në përfundimin që të hiqet pika 4 e nenit 31 të ligjit për sa kohë bie në kundërshtim me nenit 7 të Ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimet Publike“, të ndryshuar.

Së dyti: Ligji në nenin 34/2 të tij përcakton se: ‘Pasuritë e paluajtshme në administrim të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimi turizmi me VKM brenda 2 muajve nga miratimi i zonës kalojnë në administrim të Ministrisë përgjegjëse për turizmin’, ndërsa në pikën 3 të nenit 34 përcaktohet se: ‘Këshilli i Ministrave rast pas rasti miraton me vendim të veçantë transferimin në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të pushtetit lokal në pronësi të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit’.

Një rregullim i tillë ligjor bie në kundërshtim me nenin 13 të Kushtetutës, duke cënuar parimin e decentralizimit të pushtetit dhe të autonomisë vendore, mbi bazën e të cilave duhet të funksionojë qeverisja vendore. Gjithashtu, bie në kundërshtim dhe me nenin 113/1/b të Kushtetutës si dhe ligjin nr.8652 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, (në nenin 8 pika 2), ligj i miratuar me shumicë të cilësuar, në të cilat përcaktohet e drejta e pronësisë si një prej të drejtave themelore të njësive të qeverisjes vendore, dhe njëkohësisht u jep të drejtën e kryerjes së veprimtarive ekonomike dhe mbledhjes së të ardhurave. E drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli bashkiak dhe është kryetari i bashkisë që zbaton vendimmarrjen e këshillit bashkiak lidhur me ushtrimin e të drejtës së pronës dhe të administrimit të saj në mënyrë të pavarur, duke realizuar të ardhura.

Për më tepër, kjo e drejtë cënohet për sa kohë që në nenin 35 /5 të ligjit përcaktohet se në rastet e investitorëve me status të Investimeve Strategjike, Këshilli i Ministrave rast pas rasti vendos t’ia transferojë të drejtën e pronësisë të pasurisë së paluajtshme nga shteti tek investitori privat, përveç se më parë vendos t’ia vejë në dispozicion një investitori për një afat prej 99 vjetësh kundrejt çmimit 1 Euro. Pra është e qartë, se përmes këtij ligji cënohet prona e pushtetit vendor, ku Këshilli i Ministrave ia merr pronën pushtetit vendor dhe ia kalon investitorit privat pa asnjë çmim.

Por jo vetëm, pasi referuar këtij ligji dhe ligjit “ Për Investimet Strategjike” cënohet edhe e drejta e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, ku Shteti ndërhyn në rastet kur nuk ka një marrëveshje me pronarin, duke e shpronësuar atë, apo edhe duke ia mohuar të drejtën e kthimit apo të disponimit të  pronës  nga  pronari dhe duke ia vënë në dispozicion pa asnjë shpërblim investitorëve në sektorin e turizmit. Në këtë mënyrë shkelet edhe parimi i sigurisë juridike referuar edhe nenit 4 të Kushtetutës, sipas të cilit ‘e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit’.

Ky qëndrim me rezerva është mbajtur edhe nga deputetët në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të cilat ka arritur në përfundimin se ekzistojnë shkelje të neneve të Kushtetutës, përmes të cilat sjellin si pasojë dhe cënimin e autonomisë vendore. (4)

Së treti: Rregullimet ligjore referuar nenit 34 dhe 35 të ligjit cënojnë parimin e sigurisë juridike, pasi nuk tregohet mënyra rregullat dhe procedurat për të vënë në dispozicion të investitorit pronën shtetërore, ndërkohë që termi “vënie në dispozicion” nuk njihet as nga KC i R.Sh-së. Kushtet për vënien në dispozicion të pasurive shtetërore për një periudhë 99 vjet, dhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Euro duhet të përcaktohen në ligj dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave, gjë e cila është rekomanduar dhe nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, por duket që nuk është marrë në konsideratë. (5)

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.34, datë 20.12.2005 ka arritur në përfundimin se:

“Një nga elementet më esencialë të parimit të shtetit të së drejtës është edhe ai i sigurisë juridike, i cili, ndër të tjera, ka si kërkesë të domosdoshme faktin që ligji në tërësi, pjesë apo dispozita të veçanta të tij, në përmbajtjen e tyre duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme…. Por që të realizohet një gjë e tillë, para së gjithash, ligji duhet kuptuar saktë dhe drejt. Prandaj duhet të dalë qartë qëllimi i hartimit të tij. Ai duhet të përcaktojë mjetet e ndërhyrjes, subjektet të cilave u drejtohet, raportet e caktuara të sjelljes dhe mënyrën e zbatimit të tij. Rezultati që synohet duhet të jetë i pritshëm dhe pasojat të parashikueshme për subjektet të cilëve u drejtohet ligji në tërësi, ose dispozita të veçanta të tij”.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për organet e qeverisjes vendore, të cilave u hiqet prona nga pushteti qendror për t’i kaluar pa asnjë shpërblim atyre që do të përcaktohen nga Qeveria si Investitorë Strategjikë.

Ligji ka paqartësi edhe në rastet, kur prona e konsideruar shtetërore është de facto pronë e një pronari, që pret të ekzekutojë një vendim përfundimtar, apo është në procese gjyqësore deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si rezultat i abuzimit të autoriteteve shtetërore me të drejtat e tij të pronësisë, apo qoftë edhe rasti kur pronari pret prej vitesh përmbylljen e një procesi administrativ të tejzgjatur për kthimin e pronës së tij që nga qeveria mund të jetë përfshirë në zonat e miratuara me përparësi zhvillim turizmi.

Të nderuar deputetë,

Në përfundim, referuar sa më sipër kërkoj mirëkuptimin Tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 93/2015 pasi nenet 31/4, 34/2, 34/3 dhe 35 të tij bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe ligje të tjera në fuqi në R.SH-së.

Me respekt,

Presidenti i Rëpublikës

Bujar Nishani

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar
Kronikë

Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

29/01/2023
Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president
Politikë

Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president

29/01/2023
Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi
Ekonomi

Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

29/01/2023
Lajme të tjera
PS-LSI, përplasja e parë në bashkinë e Tiranës: Pakënaqësi për emërimin e vetëm 3 administratorëve

PS-LSI, përplasja e parë në bashkinë e Tiranës: Pakënaqësi për emërimin e vetëm 3 administratorëve

Dallimet mes femrave dhe meshkujve për shqisat: ja kush i ka më të forta e më të dobëta

Dallimet mes femrave dhe meshkujve për shqisat: ja kush i ka më të forta e më të dobëta

Liderët katolikë padisin ekstremistët hebrenj, bënë thirrje për djegien e kishave në Izrael

Liderët katolikë padisin ekstremistët hebrenj, bënë thirrje për djegien e kishave në Izrael

TË FUNDIT

Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

41 minuta Më parë
Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president

Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president

1 orë Më parë
Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

1 orë Më parë
Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

28/01/2023
Në këmbë nga Austria në Mekë, për të rigjetur besimin e humbur

Në këmbë nga Austria në Mekë, për të rigjetur besimin e humbur

28/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist