Në Maqedoni ka nisur procesi final, ai më delikati i numërimit të votave pas përfundimit të procesit të votimit, i cili shënoi rekordin e pjesëmarrjes në rreth 60 përqind.
Është herët të thuhet se kush do jetë fituesi apo humbësi, por pjesëmarrja e madhe në një proces votimi është gjithnjë paralajmërues i humbjes së pushtetit.
Procesi i votimit u karakterizua përgjithësisht nga normaliteti, me incidente jo të rënda të cilat nuk e kompromentojnë atë.
Rezultatet e para pritet të dalin në mesnatë, ku mund ta parashikohet dhe se cili do të jetë fituesi i zgjedhjeve. Ky proces është historik për Maqedoninë.
Votimet e 11 dhjetorit vijnë si rezultat i një krize politike disavjeçare, pas një pakti mes katër partive për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/