Takimi diplomatik dy-ditor i të dy vendeve në Nju Jork përfundoi pa marrëveshje; Propozimi i ndërmjetësit të OKB-së është Maqedonia Veriore.
Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimiç tha në Nju Jork se ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov nuk arritën asgjë në takim e tyre dy-ditor në selinë e OKB-së, porse “të dyja palët mbeten të përkushtuara në përpjekjet për zgjedhjen përfundimtare”.
Nimiç the kanë rënë disa variante emrash të propozuara nga dy palët, ndërsa ai ka dhënë një variant tjetër, “Maqedonia Veriore”, i cili është propozuar dhe vite më parë.
Megjithatë palët nuk janë shprehur ende as për këtë variant, i cili pritet të diskutohet në Bruksel. /tesheshi.com/