Rikthehet moti i keq në vend, reshjet e dendura të borës kanë izoluar disa fshatra në Dibër.
Trashësia e borës në këtë qark është mbi 30cm.
Të bllokuara kanë mbetur disa fshatra të Njësisë administrative Lurë, Kalaja e Dodës, fshati Ostren, Selishtë dhe Trebishtë.
Më shumë kujdes duhet patur në akset midis këtyre zonave pasi ora vazhdon të bjerë dhe rreziku është më i lartë.
/tesheshi.com/