Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

NGJARJA/ Ç’prej kur muslimanët në Zelandën e Re dhe pse ishte “shtëpia e tyre”

by te Sheshi
20/03/2019
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
NGJARJA/ Ç’prej kur muslimanët në Zelandën e Re dhe pse ishte “shtëpia e tyre”

Nga Eva Nisa, Faried F. Saenong

Bashkësitë muslimane dhe populli i Zelandës së Re janë të tronditur që kur dëgjuan për sulmet terroriste brengosëse që u morën jetën 50 njerëzve dhe lënduan më shumë se 48 të tjerë në vendin e dytë më të sigurt të botës, sipas Indeksit të Paqes Globale të 2018-s.

Duke folur për mjetet e informimit jo shumë pas sulmeve, Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re, tha se 15 marsi ishte “një prej ditëve më të errëta të Zelandës së Re”.

Një vështrim i përgjithshëm historik

Në kundërshtim me narrativën mbizotëruese që i paraqet muslimanët si të porsaardhur në Zelandën e Re, ata mbërritën fillimisht që në vitin 1769.  Federata e Shoqatave Islame të Zelandës së Re, organizata kombëtare muslimane e vendit, regjistronte se familjet muslimane nisën të vendosen prej viteve 1850 në Cashmere, në Christchurch.

Prandaj Christchurch-i është bërë prej kohësh një vend i rëndësishëm për muslimanët. Prania e muslimanëve u bë më e dukshme, veçanërisht nga vitet 1960 dhe vitet 1970, për shkak të vërshimit të muslimanëve indianë të Fixhit, të cilët i iknin trazirës politike në atdheun e tyre.

Veç kësaj, politika në ndryshim neozelandeze e imigracionit dhe refugjatëve u bë që nga vitet 1960 dalëngadalë më derëçelur për imigrantët që nuk ishin britanikë, europianë apo amerikanë. Pas vërshimit të muslimanëve indianë të Fixhit, Zelanda e Re priti muslimanë nga vende të tjera, si Somalia, Afganistani, Iraku, dhe, së fundi, Siria.

Qeveria shpalli në vitin 2015 një kuotë të posaçme për refugjatët sirianë. Zelanda e Re ka mbajtur gjer më tani në mënyrë të vazhdueshme 1000 vende për refugjatët sirianë. Megjithëse jo të gjithë refugjatët janë muslimanë, shumica janë të tillë.

Kjo ka çuar në një rritje të numrit të muslimanëve në Zelandën e Re, që në mënyrë të pashmangshme i ka shqetësuar ata të cilët mbështesin ideologjinë e nacionalistit të bardhë apo supremacistit të bardhë, si Brenton Tarrant, kryerësi kryesor i këtyre sulmeve vdekjeprurëse që i kundërvihen imigracionit, veçanërisht nga vendet muslimane.

“Vetëm një i bardhë i rregullt”

Tarrant-i, në fundin e të njëzetave, nuk është i vetmi supremacist i bardhë i ri, përdorues i teknologjisë elektronike, që ka bërë terror në emër të urrejtjes. Në të vërtetë, ai e pranoi se ishte frymëzuar nga të tjerë supremacisë të bardhë, si Alexandre Bissonette, i cili ishte gjithashtu në fundin e të njëzetave kur e sulmoi xhaminë e qytetit të Quebec-ut në 2017-n, si 32-vjeçari Andres Breivik, i cili vrau 77 njerëz në Norvegji në 2011-n, dhe Dylann Roff-i, i cili ishte 21 vjeç kur vrau nëntë banorë të zinj në Charleston, në South Carolina, në 2015-n.

Tarrant shkruante në manifestin e tij 74-faqësh, “Zëvendësimi i madh”: “Unë jam vetëm një i bardhë i rregullt, nga një familje e rregullt. I cili vendosi të mbajë një qëndrim për të siguruar një të ardhme për popullin tim.”

Deklarata e tij ka për t’u sjellë në mendje nacionalistëve të tjerë të bardhë apo supremacistëve të tjerë të bardhë komentet e bëra nga shumë politikanë të së djathtës ekstreme, të tillë si Geert Wilders në Holandë.

Në lëvdim të Wilders-it, kongresmeni republikan amerikan Steve King, i njohur se ka pikëpamje të supremacistit të bardhë, shkruante në Twitter në mars të 2017-s: “Ne nuk mund ta mëkëmbim qytetërimin tonë me foshnjat e dikujt tjetër.”

Ardern iu drejtua fuqishëm pozicionit të Zelandës së Re, si një vend mikpritës për bashkësitë mërgimtare që e kanë pësuar nga këto sulme, në dënimin e saj të kësaj mizorie të lemerishme. Ardern tha vendosmërisht: “Zelanda e Re është shtëpia e tyre; ata janë ne.”

Pse Zelanda e Re?

Si një vend i vogël, pyetja e shpeshpërmendur e bërë nga organet mediatike ndërkombëtare ka qenë: “Pse e sulmuan Zelandën e Re, ku muslimanët janë një pakicë shumë e vogël?” Antropologu i Universitetit të Otagos, Erich Kolig, madje tha në vitin 2015, “Zelanda e Re është me fat që ka një prej pakicave muslimane më paqësore dhe më të kënaqura në botën perëndimore.”

Po, pse Zelanda e Re? Nga popullsia 4.7-milionëshe e Zelandës së Re, vetëm 1.18 për qind janë muslimanë. Ky numër nuk ka të krahasuar me atë të muslimanëve në vendet e tjera perëndimore, përfshirë Australinë, ku muslimanët llogariten në 2.6 për qind të një popullsie rreth 24 milionë, dhe Bashkimin Europian, ku u regjistruan në vitin 2016 afërsisht 25.8 milionë muslimanë.

Duke theksuar paradigmën e përplasjes së qytetërimeve të Samuel Huntington-it, të kritikuar ashpër prej kohësh nga shumë studiues, Tarrant shkruante: “Një sulm në Zelandën e Re do të sillte në vëmendje të vërtetën e mësymjes mbi qytetërimin tonë, se askund bota nuk ishte e sigurt, se zaptuesit ishin në të gjitha tokat tona, edhe në zonat më të largëta të botës, dhe se nuk kishte mbetur asnjë vend ku të shkoje që të ishte i sigurt dhe pa imigracion masiv.”

Sulmet terroriste kanë lënduar zemrat e popullit të Zelandës së Re, veçanërisht të bashkësive muslimane. Megjithatë, reagimi nga bashkësitë muslimane dhe organizatat e tyre, nga qeveria, nga policia neozelandeze dhe shërbimet e tjera të emergjencës, si dhe nga bashkësitë neozelandeze në përgjithësi, tregojnë si populli i Zelandës së Re kujdeset për lidhjet e çmuara të qytetarisë dhe solidaritetit të jashtëzakonshëm që ndan përzemërsisht.

Populli i Zelandës së Re ka treguar përballë dhunës ekstreme një angazhim të fuqishëm dhe të vazhdueshëm ndaj ruajtjes së vlerave të tij të përbashkëta të tolerancës, hapjes dhe paqes.

Qendrore për këto vlera është pranimi i thellë i larmisë fetare, i ndarë bashkë nga brezi në brez për të ruajtur bashkëjetesën e vazhdueshme paqësore.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – /tesheshi.com/ 

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
PPE pezullon partinë e Orbanit

PPE pezullon partinë e Orbanit

May: trishtim që u detyrova të shtyjë Brexit

May: trishtim që u detyrova të shtyjë Brexit

Pompeo në Jeruzalem për qëndrimet e demokrates Ilhan Omar

Pompeo në Jeruzalem për qëndrimet e demokrates Ilhan Omar

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni