UEFA e ka gjobitur me 20 000 euro Francën për shkak të gabimit në intonimin e himnit shqiptar në takimin Francë-Shqipëri, të zhvilluar me 7 tetor në “Saint Denis”, kur u vendos gabimisht himni i Andorrës, në vend të atij të Shqipërisë.
Kjo e papritur e pakëndshme shtyu ndeshjen për 7 minuta, pasi delegacioni kuqezi kërkoi me ngulm që të korrigjohej gabimi, ndryshe nuk do të pranonin të nisnin lojën.
Pas mos përmbushje të detyrimeve në organizimin e ndeshjes, Federata Franceze e Futbollit i ndëshkua me gjobë monetare, por jo penalizme të tjera sportive. /tesheshi.com/