Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

    Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

    Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

    Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

    Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

    Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

    Dimër apokaliptik amerikan: Rusia siberiane duket lule!

    Dimër apokaliptik amerikan: Rusia siberiane duket lule!

    Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

    Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

    Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

    Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

    Libri: Ndërsa Clinton po merrej me Lewinsky-n, Bin Laden godiste

    Libri: Ndërsa Clinton po merrej me Lewinsky-n, Bin Laden godiste

    “Pse”-ja e një përjashtimi: Ilhan Omar, jo më në një Komitet të Kongresit

    “Pse”-ja e një përjashtimi: Ilhan Omar, jo më në një Komitet të Kongresit

    Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

    Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Rrëfimi i Zenun Çelajt: Si e daktilografova Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe dogjëm dorëshkrimin e Gazmend Zajmit

Nga te Sheshi
02/07/2015
në Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëfimi i Zenun Çelajt: Si e daktilografova Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe dogjëm dorëshkrimin e Gazmend Zajmit
24
SHPËRNDARJE

Zenun Çelaj, një nga gazetarët dhe shkrimtarët më të njohur të Kosovës, është dëshmitar i gjallë i të gjitha ngjarjeve kyçe të historisë së turbullt që sollën ngritja në pushtet e Sllobodan Millosheviçit dhe dhuna e regjimit të tij ndaj shqiptarëve. Në një rrefim në vetën e parë, Zënun Çelaj tregon për tesheshi.com, historikun e dokumentit të pavarësisë, deklaratës që u shkrua e më pas u daktilografua, duke mbetur në historinë e shekullit të 20-të.

Nga Zenun Çelaj

Tani çdo gjë duket si një tregim nga ndonjë autor me imagjinatë të pasur, ndërsa një çerek shekulli nga koha kur ndodhi Deklarata Kushtetuese, për gjeneratat e reja jo aq të informuara, ose jo aq të interesuara për ngjarjet historike, tani është vetëm një datë.

Megjithëkëtë Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 po fiton peshën historike që i takon realisht.

Asaj i paraprin shumë zhvillime në radhët e Alternativës Shqiptare, siç nisën ta quanin atëherë lëvizjen e rezistencës së shqiptarëve. Kështu e quanin jo vetëm ithtarët e rezistencës paqësore ndaj synimeve serbe për t’i kthyer shqiptarët në qytetarë të rendit të dytë, por edhe vetë shqiptarët. Ishin protestat gjithëpopullore të vitit 1988 e 1989, Greva e Urisë e minatorëve të Trepçës (20-28 shkurt ’89), “Apeli 215”  i intelektualëve, që u quajt kështu sipas numrit të nënshkruesve (mars 1989), dorëzimi i librezave partiake të gazetarëve të “Rilindjes” (më 30 janar 1990), që i priu zhbërjes së Organizatës së lidhjes Komuniste në Kosovë,  helmimet masive të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla, Deklarata mbi Çështjet Kushtetuese të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (14 qershor 1990), pastaj Deklarata e Forumit Demokratik (përbëhej nga përfaqësuesit e të gjitha partive dhe shoqatave të shqiptarëve) me të cilën u kërkohej  deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbronin pozitën kushtetuese, autonominë e Kosovës sipas Kushtetutës së RSFJ nga viti 1974, vrasjet e shqiptarëve, arrestimet e dënimet.

Por Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 ka një parahistori  para se ajo të arrinte në duart e delegatëve të Kuvendit të Kosovës (delegatë quheshin deputetët). Rastësisht jam protagonist i kësaj historie, kjo falë miqësisë që kisha me akademikun Gazmend Zajmi, një personalitet jo vetëm me njohuri të thella juridike dhe të të drejtës kushtetuese, por edhe me sensin për të vlerësuar momentin. Ishte koha kur në fakt ishte suprimuar autonomia e Kosovës dhe rrezikohej e gjithë ekzistenca kombëtare. Derisa po shëtisnim në korzonë e Prishtinës më thotë se do të ishte mirë që delegatët të miratonin një deklaratë kushtetuese, me të cilën do të anulonin ndryshimet e bëra arbitrarisht nga Serbia. “Si gazetar që je, mund të kesh ndonjë delegat që mund t’i besosh”, më tha, “i cili do të mund ta fuste në procedurë kuvendare (pra parlamentare)  një deklaratë kushtetuese”. Kur ia pohova mundësinë, e lamë që të nesërmen të ma dorëzonte tekstin e saj dhe u takuam në shtëpinë time. Ai e kishte hartuar me dorë tekstin, ndërsa unë e daktilografova. Kishte përfshirë gjashtë pikë. Pas diktimit dorëshkrimin e tij e dogjëm. Nuk deshëm të lëmë gjurmë që do ta penalizonin Gazmendin, i cili më herët kishte pasur disa probleme shëndetësore. Ndërkohë Deklaratën ia dhashë delegates Leonora Binishit – Zajmi, që ishte bija e kunatës sime. Ajo e kishte kryer punën si është mirë. Delegatët, që tashmë vepronin në baza nacionale, e kishin trajtuar tekstin e Deklaratës, por jo në ambientet e Kuvendit, që tashmë thuaja mbahej e kontrolluar nga milicia (policia) serbe. Pas disa ditësh më konsultuan nëse autori, pra Gazmendi, do të pajtohej të hiqej pika e fundit. Gazmendi u pajtua plotësisht me kërkesën, madje tha se ajo pikë ishte krejtësisht e panevojshme.

Ndërkohë, pasi u caktua data kur do të miratohej teksti i Deklaratës, brenda ose jashtë objektit të Kuvendit, në cilësinë e  veprimtarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut në Prishtinë sigurova praninë e një delegacioni vëzhguesish nga Federata e të Drejtave të Njeriut në Francë, pastaj të një veprimtareje të shquar të të drejtave të njeriut nga SHBA (Eva Brendli) që kështu shpallja e Deklaratës të kishte edhe njëfarë legjitimiteti ndërkombëtar.

Më 2 Korrik 1990 delegatët shqiptarë, të cilëve u ishin mbyllur dyert e objektit të Kuvendit, pas disa seancave dramatike, u mblodhën para dyerve të  tempullit të demokracisë, ku u lexua teksti i Deklaratës. Atë paraprakisht e kishin nënshkruar 114 delegatë. Ndërsa delegatët ishin mbledhur për të miratuar këtë dokument, që ndërkohë do të trajtohet si një prej gurëve themeltarë të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës, Kuvendi ishte i rrethuara nga tanke e forca të mëdha të milicisë. Leximi dhe shpalla e Deklaratës u shoqërua nga duartrokitje të  gjata të delegatëve, por edhe të qytetarëve që po e ndiqnin në mënyrën më të pazakonshme punën e një parlamenti në rrugë.

Kamerat televizive do të përjetësojnë skenën kur Milicia do ta shoqërojë veprimtaren nga SHBA, Eva Brendli me gjithë qenin e saj, dhe Luljeta Pulen.

Ata që e ndoqën shpalljen e Deklaratës u shpërndanë të lumtur dhe me shpresën se po niste koha e zgjidhjes së nyjës së Kosovës. Ajo do t’i printe shpalljes së Kushtetutës në Kaçanik dy muaj më pas, më 7 shtator, që Kosovën e deklaronte Republikë. Pas shpalljes së deklaratës kushtetuese do të mbylleshin mediet në gjuhën shqipe – “Rilindja” e RTP, do të suprimohen thuaja të gjitha institucionet autonome të Kosovës dhe do të fillonte një dekadë e rëndë e mbylljes së shkollave e fakulteteve, e largimeve nga puna, e persekutimeve, arrestimeve e dënimeve, që do të kulmonin me luftën e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s, për të përfunduar me çlirimin e Kosovës. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin
Shkencë & Jetë

Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

04/02/2023
Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit
Sociale & Shoqëri

Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

04/02/2023
Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve
Europa

Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

04/02/2023
Lajme të tjera
Veseli: Delegatet me 2 Korrik të 1990, anuluan agresionin kushtetues të Serbisë

Veseli: Delegatet me 2 Korrik të 1990, anuluan agresionin kushtetues të Serbisë

Mustafa-Thaçi: Të zotuar për riprocedim dhe votim pro Speciales

Mustafa-Thaçi: Të zotuar për riprocedim dhe votim pro Speciales

Patozi hedh dy batuta të hidhura në Kuvend: Një për Bashën dhe një për Metën

Patozi hedh dy batuta të hidhura në Kuvend: Një për Bashën dhe një për Metën

TË FUNDIT

Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

14 minuta Më parë
Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

19 minuta Më parë
Pakistani bllokon Wikipedia-n për përmbajtje blasfemuese

Pakistani bllokon Wikipedia-n për përmbajtje blasfemuese

13 orë Më parë
Nusreti ushqen me biftek miliarderen më të kërkuar në botë

Nusreti ushqen me biftek miliarderen më të kërkuar në botë

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

04/02/2023
Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

04/02/2023
Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

04/02/2023
Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

04/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist