Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ylli PATA: Bllokmenët e postkomunizmit!

Nga te Sheshi
27/07/2015
në Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ylli PATA: Bllokmenët e postkomunizmit!

Një debat i fortë institucional është hapur dje pasdite pas lajmit të dhënë, natyrisht, nga zyra e shtypit e Presidentit të Republikës në lidhje me pamundësinë e Nishanit dhe të familjes presidenciale për t’i bërë pushimet e pesëmbëdhjetëditëshit të “tangërllëkut shqiptar”, pra, 1-15 gusht, në vilën qeveritare të Dhërmiut. Në fakt, ky lajm nuk përbën diçka të re, pasi ka shumë vite që risillen njoftime të tilla për krerë institucionesh që nuk shkojnë dot në një vilë, që nuk kanë fonde për grila me telekomandë, apo nuk kanë para për bileta në business class në linja luksoze ajrore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europën e pasur prej vitit 2008 shfaqen jo vetëm në lajme uljet e mëdha të shpenzimeve dhe minimizimet e privilegjeve të zyrtarëve të lartë, por ka dhe vendime parlamenti për to.

Në Gjermani, kancelarja Merkel jeton në një shtëpi modeste, qiranë e së cilës e paguan vetë. Kryeministri italian, Matteo Renzi, ua hoqi të tërëve, po, po, të gjithë zyrtarëve, të ashtuquajturat “makina blu”, dhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, shkoi në sallën e Parlamentit ditën e betimit të tij me një Fiat Panda, me një makinë me fuqi të vogël motorike.

Për të mos folur për rastin shembullor të presidentit të Uruguajit, José Mujica, që tashmë ka mbushur televizionet e botës me aktin e tij të banimit në shtëpizën në fshat, me ngarjen e Volkskwagen-it të vet arkeologjik, e me dhurimin e 70% të rrogës për të varfërit.

Të gjitha këto nuk janë aspak gjeste hipokrizie, por shembuj realë të sjelljes së drejtuesve të institucioneve më të larta të shtetit, të qëndrimit të përkorë të të zgjedhurve. Dhe duhet patur parasysh se ky shembull jepet nga vende jashtëzakonisht të pasura, që nuk e kanë aspak problem një kosto të lartë shpenzimesh.

Kryeministri britanik, Cameron-i, merr metronë për të shkuar në zyrë, jo se qeveria e tij nuk ka tollone për t’i mbushur Jaguar-in zyrtar, por sepse jep një mesazh për administratën, që kur i pari i punës ngjitet në tren, këtë duhet ta bëjnë tërë drejtuesit apo zyrtarët e çdo rangu.

Por tek ne ç’ndodh?! Bllokmenët e komunizmit nuk ishin asgjë para tyre. Kur kemi parë gjyqin e Nexhmije Hoxhës, u numëruan harxhimet e çdo kafeje dhe përdorimet e mindilave prej letre, ndërsa sot bllokmenët e rinj ecin në makina luksoze, qëndrojnë në zyra tejet të kushtueshme, hipin në avionë të linjave të shtrenjta e bëjnë pushime përrallore. Dhe më tragjikomikja, zihen se kush do t’i bëjë pushimet në vilat e dikurshme të Enverit dhe Mehmetit. Nëse nuk ndodh kjo, i bëjnë gjëmën fajtorit!

Nuk bëhet fjalë fare për tre figurat e shtetit, për presidentin, kryeministrin dhe kreun e Kuvendit. Opinioni publik shqiptar nuk ka qenë kurrë aq qibar sa t’u kërkojë edhe atyre të marrin trenin, siç ndodh në Suedi prej 50 vitesh. Por bëhet fjalë për mizërinë e tmerrshme të drejtorëve të përgjithshëm, të kryeinspektorëve, apo të krerëve të kompanive publike, që bëjnë namin. Ata janë realisht bllokmenët e rinj, të kthyer në bejlerët e administratës shqiptare, që i trajtojnë nëpunësit e tyre si bujkrobër, duke mbajtur një suitë të pafund servilësh dhe shërbëtorësh jo vetëm për veten, por edhe për gratë, vajzat apo dhëndërushët.

Rasti “Fullani” nuk u ndëshkua pikërisht sepse do të niste një reaksion zinxir në gjithë morinë e burokratëve, të cilët janë kthyer në grupin e interesit më të egër në vend. Ata janë “mafia” reale e pushtetit të errët. Marrin vota, sigurojnë trafik influence, korruptojnë poshtë e lart, dhe në fund japin pjesën në sërën e lartë të pushtetit.

Media shqiptare shpesh bën lojën e strucit, pa kryer rolin që duhet, të paktën në institucionet që na përkasin neve. Kështu, për shembull, detyra e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së kërkohet se prej dekadash është krijuar përshtypja se ai post është një “pashallëk” më vete, që thith pushtet dhe të mira materiale nga gropa e madhe e buxhetit të shtetit.

Një drejtor i madh, i një tjetri enti të rëndësishëm mediatik në vend, përdor tre automjete zyrtare të institucionit, më shumë se Lenka Çuko në vaktin e saj. Një Mercedes Rexhina, një Toyota 4×4, dhe një Audi. Njërin për veten, tjetrin për dhëndrin, dhe të tretin e përdor shoferi për shërbimet që i bën familjes.

Shembujt janë për etalon, për të treguar fenomenin në institucionet mediatike, por pa dyshim që kjo nuk është asgjë para lubisë së inspektorateve dhe enteve të kthyera në domene që prodhojnë vetëm pushtet të frikshëm vertikal.

Kur ndërkombëtarët përmendin zyrtarët e korruptuar, nuk ka dyshim që për këtë sërë e kanë, sepse nuk bëhet fjalë për një grusht qeveritarësh, të kthyer shpesh në funksion të “mafies së burokratëve”, të cilët nga superdrejtorë më pas bëhen deputetë dhe ministra. A nuk ndodhi kështu me Dritan Priftin (sa për shembull), që sot është një nga njerëzit më të pasur në vend. Si ka mundësi që të gjithë drejtorët e KESH-it ndër vite, përjashtuar profesor Farudin Hoxhën, u bënë miliarderë, deputetë dhe kandidatë potencialë për kryedrejtues institucionesh?!

Frrok Çupi shkruante në shkrimin e tij të famshëm të 4 janarit 1991 në Rilindjen Demokratike se, “blloku nuk çahet, se ai ka lidhje vertikale krushqie dhe nepotizmi, nga administrata në ndërmarrjet e mëdha, që gjenerojnë para”.

I hidhni sytë sot në disa dikastere qeveritare: në postet kyçe janë gratë, djemtë, nipat, kunetërit, mbesat, por edhe të dashurat e politikanëve, të krerëve të gjyqësorit, e më tej. Banka e Shqipërisë e drejtuar nga Adrian Fullani ishte shembulli tipik, por i përhapur në përpjestim më të vogël në të gjithë piramidën e shtetit. Nëse do të ishte shembur ai model, do të kishte qenë më e lehtë të niste “orteku” i çmontimit të nepotizmit shtetëror. Por nuk ndodhi… Ngaqë skema nepotike e piramidës shtetërore nuk bëhet vetëm familjare, por edhe e konfliktit të interesit!

Shembuj të mirë ka, e secili mund të sjellë në vëmendje raste të tilla, por realisht janë pak. Nëse më lejohet, po përmend njërin. Askush nuk e di se kryeinspektori i të gjithë inspektorateve, pra, në një këndvështrim, një superpost, është Ilir Zela. Ai ecën rrugës në këmbë, e shkon në fundjavë me familjen në lokalet normale, ku mund t’ua mbajë xhepi të gjithëve. E kam parë disa herë, ndaj e përmenda… /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

25/01/2023
Lajme të tjera
Ndodh në Kosovë: shkarkohet trajneri para se të nis sezonin

Ndodh në Kosovë: shkarkohet trajneri para se të nis sezonin

Kur jeni më të mëdhenj në moshë koha kalon më shpejtë? Ja si e shpjegon këtë fenomen dizenjuesja austriake

Kur jeni më të mëdhenj në moshë koha kalon më shpejtë? Ja si e shpjegon këtë fenomen dizenjuesja austriake

Njihuni me 20 figura mbresëlënëse të botës islame, sot në botë

Njihuni me 20 figura mbresëlënëse të botës islame, sot në botë

TË FUNDIT

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

1 orë Më parë
Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

1 orë Më parë
Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

5 orë Më parë
Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

31/01/2023
“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

31/01/2023
Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare

Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare

31/01/2023
Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

31/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist