Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ylber VOKSHI: Të jesh profesionist (arkitekt apo urbanist) në Kosovë

by Te Sheshi
31/12/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Kosova në UNESCO, por ç`vlera monumentale të saj mund të përfshihen në listën botërore?

Eshtë shumë e vështirë t’i mbrosh qëndrimet profesionale në Kosovë, pasi ke të bësh me interesa të ndryshme, të ndërlidhura me shumë implikime abuzive të atyre që ishin dhe janë në pushtet prej 16 vitesh. Do të shtjelloj disa fakte të ndeshura në vitet e pasluftës në fushën e ndërtimit, gjegjësisht të arkitekturës, urbanizmit dhe planifikimit hapësinor. E tërë kjo nuk do të ndodhte nëse do të kishte vazhdimësi të logjikshme teknike të proceseve hapësinore dhe urbane, që ka ngjarë në të gjitha shoqëritë që kanë pasur thyerje të mëdha politike dhe ekonomike, ashtu siç ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999.

Veprimet e vendimmarrësve tanë u arsyetuan disi në fillim, pasi e tërë shoqëria jonë kishte dalë nga një konflikt i armatosur, me pasoja të mëdha materiale dhe njerëzore. Por gjërat e kaluan cakun, dhe këtë e tregoi periudha gati 17-vjeçare pas konfliktit të dirigjuar dhe të kontrolluar nga NATO-ja, me SHBA-të në krye. E sot kjo klasë politike e ka sjellë situatën buzë greminës në fushën e ndërtimit, me dëme të mëdha dhe të pariparueshme për të gjithë ne, e për gjeneratat e ardhshme.

Në tërë këto vite të “ferrit urban” kam tentuar që, si pjesë aktive e kësaj shoqërie, të kontribuoj sadopak me bagazhin tim profesional të paraluftës në mirëvajtjen e kësaj fushe të rëndësishme për funksionimin normal të shtetit. Kjo ishte tërësisht e huaj për pushtetet e kohës, që ndërroheshin pa sjellë ndryshime pozitive në fushën e ndërtimit. Askush nga ata që vendosnin në Kosovë nuk ishte i interesuar që të ketë rregull urban. Kjo qasje tërësisht e gabuar po vijon ende, pa mbajtur asnjë përgjegjësi, së paku morale.

Në vitet e para të pasluftës u shpërfillën tërësisht ligjet dhe udhëzimet administrative që e rregullonin këtë sferë, pasi kjo tolerohej edhe nga ndërkombëtarët, me pretekstin se nuk kishte ekspertë të urbanistikës. Kjo nuk përkonte aspak me realitetin, pasi në këto hapësira kishte rregull urban edhe para vitit 1999. I tërë qëllimi i tyre ishte që të ndërtohej pa rregulla ligjore urbane dhe ndërtimore, ndryshe asaj që bëhet në të gjitha shoqëritë e civilizuara. Atëherë, kur shteruan të gjitha format abuzive të veprimit, u aplikuan metodat e reja, me ndryshimin e legjislacionit aktual, me disa ligje të katapultuara nga disa shoqëri të zhvilluara, që as përafërsisht nuk përkojnë me situatën reale në hapësirën urbane të Kosovës.

Të tilla ishin Ligji i Ndërtimit Nr. 04/L – 110 i vitit 2012,dhe ai për Planifikimin Hapësinor Nr. 04/L-174 i vitit 2013, që ende qëllimisht nuk janë funksionalizuar tërësisht, pasi ashtu u shkon për shtat, për të patur konfuzion në zbatimin profesional të tyre. Për këto veprime kam reaguar publikisht në shtyp, në komisionin parlamentar përkatës, në tryeza dhe në debate publike, para se ato të aprovohen në Kuvendin e Kosovës. I tërë ky proces karakterizohet nga një ngutje e paarsyeshme, pa grupe punuese, dhe me presione të mëdha ndaj deputetëve dhe të tjerëve për t’i votuar.

Kanë kaluar më tepër se tre vite dhe Kodi i Ndërtimit ende nuk është aprovuar. Askush nuk e di se kur do të përfundohet ai, që është esencial për të funksionuar ligjërisht fusha e ndërtimit. Mund të ndodhë që kurrë të mos miratohet nga qeveria, ashtu siç ka ndodhur më herët me disa udhëzime administrative të rëndësishme për ndërtimtarët. E njëjta situatë është edhe me disa udhëzime administrative të Planifikimit Hapësinor, që ende nuk janë aprovuar; siç është rasti me “Hartën Zonale”, e cila edhe kur të aprovohet do të ketë vështirësi të mëdha në zbatim, pasi komunat tona nuk janë as përafërsisht të përgatitura teknikisht të funksionojnë me të. Eshtë rregull universal që trajtimi ligjërisht i ndonjë problematike duhet të jetë i kuptueshëm, realist dhe i zbatueshëm; që në rastin konkret nuk ka ndodhur. Po kush po brengoset për këtë, ndërsa e rëndësishme është që objektivat e përcaktuara po realizohen pa pengesa.

Se sa shumë ka degraduar kjo shoqëri në fushën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor e dokumenton edhe rasti i këtyre ditëve i një redaksie të një “gazete ditore” të Prishtinës, e cila nuk ka pranuar ta botojë një hulumtim disajavor të gazetarit të vet, të lidhur me problemet e aprovimit dhe zbatimit të Planit Zhvillimor Urban në Komunën e Prishtinës. Të përfshira janë edhe MMPH-ja (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), MAPL-ja (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal) dhe ish-pushteti lokal i Prishtinës, lidhur me ligjshmërinë e aprovimit të atij dokumenti në shtator të vitit 2013. Në atë pyetësor më ishin parashtruar edhe disa pyetje të tjera në lidhje me problematikën urbane në Prishtinë dhe Kosovë;  e tillë ishte pyetja: përse po zvarritet Udhëzimi Administrativ për “Hartën Zonale” dhe për “Planin Zhvillimor Komunal”?

Pasi në atë kohë isha kryetar i  Këshillit të Ekspertëve të Planifikimit  të  K.K.-së të Prishtinës, përgjigjet e mia duhej të ishin të besueshme për rezultatet përfundimtare të hulumtimit, por për fat të keq nuk u publikuan.

E raste të tilla të ngjashme kam pasur këtyre viteve të “demokracisë” kosovare, ku veç përbuzjes, neglizhimit, nënçmimit, trajtimit të ulët të sugjerimeve të mia, kritikat konstruktive që i kam shprehur publikisht aty ku kam vepruar kanë qenë të rëndomta për ata që nuk u ka interesuar aspak interesi i përbashkët shtetëror. Sa shumë sakrifica profesionale, private, shëndetësore dhe materiale i kam përjetuar në këto vitet e “ferrit intelektual” vetëm se kam besuar që me anë të shkrimeve kritike dhe konstruktive do të ndihmohet në zgjidhjen e problematikave hapësinore, urbane dhe arkitektonike në Kosovë. Asgjë e veçantë në tërë këtë; kështu veprohet në tërë botën progresive, ku opinioni publik njihet hollësisht me këto dukuri që e shqetësojnë tërë shoqërinë.

Të gjitha normat, standardet hapësinore, urbane dhe ndërtimore nuk janë zbatuar në mënyrë flagrante këto vite; para syve tanë është abuzuar në të gjitha format dhe mënyrat me hapësirën publike dhe private. Ne nuk kemi patur reagime dinjitoze për t’i ndaluar këto veprime degraduese urbane dhe rurale në tërë Kosovën. Jemi pajtuar që kualiteti i jetës urbane të jetë i varfër, përmirësimi i të cilit në të shumtën e rasteve sot apo në të ardhmen është i pamundur.

Po ju lëmë një trashëgimi të shëmtuar urbane gjeneratave të ardhshme, të cilat do të na mallkojnë për mosveprimet në trajtimin e dinjitetshëm të jetës urbane në qytetet tona. Kjo është e pafalshme, e turpshme. Boll më, të shpëtojmë atë çka ka mbetur. Nuk bën më të vazhdohet kështu, me këto politika hapësinore dhe urbane. Ka ardhur koha për ndryshime pozitive, duke filluar që nga fillimi i vitit të ardhshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ndërron jetë regjizori Artan Minarolli

Ndërron jetë regjizori Artan Minarolli

Si të pastroni mushkëritë në 72 orë

Si të pastroni mushkëritë në 72 orë

2015-a e Shqipërisë: nga kualifikimi historik për në Francë tek “bombat” e Donald Lu-së

2015-a e Shqipërisë: nga kualifikimi historik për në Francë tek “bombat” e Donald Lu-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni