Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Umberto Eco: Nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta. Një propozim për shqiptarët “e tjerë”.

Nga te Sheshi
13/07/2015
në Retro
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Umberto Eco: Nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta. Një propozim për shqiptarët “e tjerë”.
36
SHPËRNDARJE

Javën që shkoi u çel në Milano, si çdo vit, Salloni i Librit Antik. Ndofta është përshtypja ime ose ndofta ma shtinë në mendje miqtë e shumtë që takova kësaj here, por sot, krahas tregtimit të dorëshkrimeve në miniaturë dhe atlasëve të shekullit XVII me çmime aspak joshëse, po përhapet gjithnjë e më shumë “modernariati”. Botimi i parë i librit të Montale-s “Kocka sepieje” ose ai i Campana-s “Këngë orfike” kushtojnë më shtrenjtë se disa inkunabule.

Por, fundja, po ta mendosh mirë, pas pak kohësh këto libra do t`i takojnë shekullit të mëparshëm, e atëherë do të shihet se ata kanë qenë shtypur në shumë pak kopje sesa disa botime “Ciceroni” të Manizio-s.

Meqenëse ishte fjala për gjëra të rralla, u thashë librarëve dhe koleksionistëve se rasti ma kishte sjellë të kisha në dorë një thesar bibliografik. Ç`është e vërteta, sapo kisha marrë, (në fakt, ia kishin dërguar botuesit tim Bompiani që para një muaji) katër kopje të përkthimit tim në Shqipëri të librit tim “Emri i trëndafilit”, dalë nga shtypi në fund të vitit 1996 ose në fillim të 1997-s. Duke bërë një llogari të thjeshtë më dilte se, për shkak të tragjedisë së piramidave mashtruese, askush nuk do të kishte pasur të holla për ta blerë, prandaj ai do të ishte libri më pak i shitur i universit. Gjithashtu, në valën e plaçkitjeve të shumta, magazina e botuesit duhej të kishte marrë zjarr; kështu që katër kopjet e mija duhet të ishin të vetmet që kishin shpëtuar..”Sa i vlerësoni?”, pyesja. Mund të isha i vetmi (bashkë me mafien) që do të nxirrte përfitime ekonomike nga tragjedia shqiptare.

Por, le t`i lemë shakatë. Episodi të frymëzon vërtet për të reflektuar. Gjatë një transmetimi të Santor-s ditë më parë, pashë një ndeshje midis “të mirëve” dhe “të këqinjëve” lidhur me çështjen shqiptare. Merrnin pjesë si italianë ashtu dhe emigrantë shqiptarë të ngritur e njerëz të fjalës. Pavarësisht nga opinionet e ndryshme, ‘të mirët’ bashkoheshin në atë se alternativa e vetme ishte që të gjithë fatkeqët që ikin nga ai vend i egër duhej të mirëpriteshin. Ndërsa ‘të këqinjtë’ thoshin se ai popull hajdutësh e prostitutash duhej hedhur në det.

Shqiptarët e ngritur kërkonin një Pelikian 2 që do ta ndihmonte popullin e tyre fatkeq të rimerrte veten pas pesëdhjetë vitesh diktaturë të errët për të gjetur më në fund demokracinë.

Këtu askush nuk na thotë (e di me siguri qe episodi i librit tim është vetëm ndër të shumtët) se ekziston një Shqipëri e ngritur, që në këto pak vite ka bërë, pa dyshim, përpjekje të mëdha për t`u vënë në korrent të atyre çka kanë ndodhur në botë në gjysmën e dytë të këtij shekulli, ndonëse me shumë sakrifica; një Shqipëri që nuk ka parë vetëm televizion Italian, që me lodrat e fatit premton thasë me para; një Shqipëri me njerëz që studiojnë dhe lexojnë, të cilët i kemi patur miq nëpër universitete apo që shpesh na kanë dërguar librat e tyre, (të shtypur keq, por ama me bibliografi të azhurnuar).

Kush na flet neve për këtë Shqipëri? Çfarë po bën ajo? Eshtë njësoj sikur Italia e shumë dekadave më pare të njihej në Amerikë vetëm si vendi i Al Kapones dhe i emigrantëve analfabetë, ndërkohë që ai ishte dhe vendi i Benedeto Kroçes.

Tani nuk po diskutojmë  se ka apo nuk ka ndonjë Benedeto Kroçe shqiptar,  por thjesht dua të them se Brazili nuk përfaqsohet vetëm nga viados, por dhe nga Jorge Amado, se Afrika nuk prodhon vetëm çakmakë, por nxjerr dhe Wole Soyinka.

Çështja që po diskutojmë ka dhë një aspekt tjetër, i cili duhet prekur për hir të objektivitetit. Gjatë emisionit që përmendëm, shqiptarët e ngritur kërkonin nga italianët që të ndërhynin për t`ia rikthyer demokracinë popullit të tyre, ndërsa ‘të këqinjtë’ i qortuan këta se po qëndronin si dezertorë në Itali. Akuzë e padrejtë, pasi disa prej tyre ishin emigrantë politikë, ndërsa të tjerët ishin në Itali me studime, sikurse shumë italianë studiojnë sot në SHBA.

Apo ajo çka më bëri më shumë përshtypje qe fakti se askush nga shqiptarët e  italianizuar nuk bëri ndonjë propozim për të krijuar një bërthamë të parë të një grupi vullnetarësh, të gatshëm për të shoqëruar një ekspeditë të mundshme italianësh si përkthyes, ndërmjetës apo informues kompetentë. Keta jo vetëm do të luanin rolin e një amortizatori të pazëvëndësueshëm mes shpëtimtarëve dhe të shpëtuarve që flasin dy gjuhë të ndryshme, por, me kalimin e gjendjes së emergjencës (që falë ndihmës së tyre do të ishte më pak emergjente), si dhe me rivendosjen në Shqipëri të kushteve minimale të bashkëekzistencës, do të mund të merrnin përsipër “barrën” e patriotëve, si pararojë për rindërtimin e demokracisë.

Kam mendimin se Europës i duhet kërkuar një përpjekje, qoftë kjo dhe e mundimshme, për të rindërtuar Shqipërinë. Them se nuk duhen fajësuar ata fatkeqë që, pa zbritur mirë nga barkat e gomës, fillojnë dhe sillen në mënyrë të pahijshme. Them gjithashtu se u duhet kërkuar shqiptarëve të mësuar, të cilët jetojnë në vende të zhvilluara, që të mos mjaftohen t`u kërkojnë ndihmë colmochin-ëve tanë vetëm sa për të kaluar një mëngë deti, por të ofrohen si pjesëmarrës në një trupë me mision paqësor. Një ndërhyrje në punët e një populli tjetër ka gjithnjë dy tehe, madje shumë vetë e shohin atë si ndërhyrje të paligjshme. Një trupë vullnetarësh të lirisë, e përbërë nga vetë shqiptarët, do të zhdukte shumë dyshime e do të pakësonte shumë pengesa.

Edhe antifashistët italianë të mërguar në Francë, pas 8 shtatorit u kthyen në vendin e tyre.

L`Espresso, 3 prill 1997. Përkthyer nga Kristina Jorgaqi.            

Të ngjashmeLajme

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Lajme të tjera

Aksident i rëndë në Kazakistan, humbin jetën 3 shqiptarë, lëndohen 3 të tjerë: Ja emrat e punonjësve të Pacollit

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, kritika Papa Françeskut për Srebrenicën: Pse nuk e quajti gjenocid?!

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, kritika Papa Françeskut për Srebrenicën: Pse nuk e quajti gjenocid?!

Nga Ermir HOXHA: Isisllëqe që duhen çuar në gjyq

Nga Ermir HOXHA: Isisllëqe që duhen çuar në gjyq

TË FUNDIT

E dreqosi me Kosovën e Krimenë, presidenti kroat kritikohet nga Kievi

E dreqosi me Kosovën e Krimenë, presidenti kroat kritikohet nga Kievi

2 orë Më parë
Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

2 orë Më parë
Zhgënjimi i sheikut saudit me Ronaldon: “I dhashë 200 milionë, ai….”

Zhgënjimi i sheikut saudit me Ronaldon: “I dhashë 200 milionë, ai….”

3 orë Më parë
Dy markat ndryshojnë partneritetin

Dy markat ndryshojnë partneritetin

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

31/01/2023
Mbappe: ku e shpenzon pasurinë futbollisti i 5-të më i paguar në botë?

Mbappe: ku e shpenzon pasurinë futbollisti i 5-të më i paguar në botë?

31/01/2023
Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

30/01/2023
Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist