Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dërgoi një mesazh Greqisë fqinje, por dhe me fërkime historike, që mos shqetësohet nga marrja e avionëve F-35 nga Turqia.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, Erdogan tha se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i papërshtatshëm dhe i pakuptimtë”, duke thënë se “Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e tij dhe nuk demonstron një qëndrim armiqësor ndaj tij”.
Ai përmendi gjithashtu se diskutoi çështjen e F-35 me Donald Trump gjatë takimit të tyre në margjinat e Samitit të fundit të NATO-s dhe shprehu shpresën se presidenti amerikan do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes që ata bënë për këtë çështje. “Unë besoj se dorëzimi gradual i F-35 në Turqi do të ndodhë gjatë mandatit të tij”, theksoi Erdogan.