Channel 4 News nga Britania e Madhe, i frikësohet faktit që sa më shumë po afrohet rënia e Halepit, një regjisore e vlerësuar me çmime me të cilën ka punuar më herët, mund të përfundojë e vrarë, ose më keq, të kapet nga ushtria e Asadit.
Channel 4 News e pati angazhuar Waad al-Kateab për të filmuar një histori në lidhje me gjendjen e vështirë në Halep, vitin e kaluar. Pasi filmoi një të ri sirian i cili po ndërtonte një model të qytetit të rilindur të cilin ai shpresonte ta shikonte një ditë, kanali kërkoi nga ajo që të vazhdojë të prodhojë filma të metrazhit të shkurtër nga pjesa e brendshme e qytetit të ngujuar.
Por pararalelisht me angazhimet e saj në dokumentimin e tmerreve të luftës, Kateab i duhet të rrisë vajzën e saj të vogël, si dhe të kujdeset për shtatzëninë e saj të dytë.
Megjithatë, ajo nuk është vetëm: burri i Kateab punon si mjek në Halep, një nga të paktët të mbetur në një prej spitaleve që ende funksionon në qytet. Regjimi sirian dhe aleatët e saj rusë janë akuzuar për shënjestrim të spitaleve, duke i detyruar ata të shfrytëzojnë hapësirat nëntokësore, dhe duke i trajtuar ata mjekë të cilët kujdesen për kryengritësit në luftën civile, si luftëtarë armiq.
Për këtë arsye, të dytë kanë mbetur të bllokuar brenda gjysmës lindore të Halepit të kontrolluar nga forcat kryengritëse, së bashku me disa mijëra civilë të tjerë, në pamundësi për të përfituar nga ndihmat humanitare, të cilat po presin në gjysmën perëndimore të qytetit të kontrolluar nga qeveria.
“Unë jam ngujuar në Halep duke filmuar dhe regjistruar gjithë atë që po ndodhë me një grup prej 30 mjekësh dhe personelin mjekësor,” shkroi ajo në një shënim për Channel 4 News të enjten. “Unë ende kam shpresë, por kemi ndjenjën se askush nuk po na dëgjon dhe askush nuk po ndërmerr ndonjë veprim për të na shpëtuar. Mbrëmjet zakonisht i kaloj duke përqafuar vajzën time, e cila është e tmerruar nga zhurma e bombave që po bijnë në qytet. Ndërsa natën shoh në ëndërr qytetit tim që po zhduket, Halepin. Të gjithë banorët e Halepit po kërkojnë prej jush që t’ia kujtoni vetes humanitetin tuaj. Nëse jeni duke dëgjuar, ju lutem na ndihmoni. “
Ajo ka frikë se qyteti shumë shpejt mund të bie nën kontrollin e qeverisë, duke e lënë kanalin britanik të lajmeve për të cilin ajo punon të shqetësuar për dy mundësi: se ajo dhe familja e saj do mund të jenë vrarë në luftimet e vazhdueshme, apo se ajo mund të kapet nga regjimi, pasi të bie qyteti. Duke pasur parasysh rolin e saj në dokumentimin e kushteve nën të cilat jetojnë civilët, qëndrimi i saj në një qeli burgu në Siri nuk do ishte i rehatshëm.
“Waad është një kameramane shumë e talentuar, e cila është shumë e përqendruar në punën e saj – ajo kurrë nuk ka filmuar militantët, gjithë fokusi i saj kanë qenë fëmijët dhe të plagosurit civilë dhe ndjenja se si është të jetosh dhe të punosh në spital”, thotë Nevine Mabro nga Channel 4.
Ndërkohë që negociatat për kalimin e sigurt të civilëve jashtë qytetit po vazhdojnë, Rusia tha të enjten se është arritur marrëveshja për një armëpushim për të lejuar njerëzit të largohen, një deklaratë që po mohohet nga mjekët dhe banorët, ka ende shpresë se Kateab, fytyra e së cilës nuk është shfaqur në këtë artikull, për të parandaluar identifikimin e saj në rast se kapet nga ushtria qeveritare.
Javën e kaluar, Kaeteb fitoi dy çmime nga Amnesty International për raportimin e saj. Por pasi nuk pati mundësi të marrë pjesë për të mbajtur një fjalim, ajo dërgoi një letër për kolegët e saj të Channel 4, për t’u lexuar me zë të lartë:
“Ndoshta kjo do të jetë letra ime e fundit për ju dhe botën mbarë”, ka shkruar ajo. “Unë jam në qytetin më të rrezikshëm në botë dhe vetëm sot 30 bomba fuçi dhe 100 predha artilerie ranë në lagjen time, al-Sukkari. Do të doja të jem me ju, por ja që rrethimi i qytetit nuk ma mundëson një gjë të tillë. Unë jam vetëm një individ në mesin e 270,000 njerëzve që jetojnë nën këtë rrethim. “
“E vetmja gjë që kemi në dispozicion në këtë qytet është ajri, por ky ajër, shumicën e kohës, është i ndotur me gaze helmuese dhe klorit,” vazhdon letra. “Ne nuk jemi i vetmi qytet në Siri nën rrethim; dhe shpëtimi ynë nuk do të arrihet vetëm me heqjen e këtij rrethimi ose ndalimin e bombardimeve, por me rënien e regjimit të Assadit dhe duke fituar lirinë dhe dinjitetin, si sirianë. Unë do të kisha pasur dëshirë që përmes kamerës sime t’ua pasqyroj fotografinë e plotë të Halepit, por jemi të pafuqishëm përballë tmerreve të shfarosjes që po i bëjnë banorëve të këtij qyteti të lashtë regjimi dhe rusët”.
“Ky është një qytet i zhdukur, i quajtur Halep. Dhe të gjithë banorët e saj po kërkojnë nga ju që ta sillni në mendje humanitetin tuaj”.
Më poshtë mund të shikoni një prej filmimeve më brilante të të Waad al-Kateab, por dhe të dhembshme njëkohësisht, nga tmerri i Halepit: