Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Salma YAQOOB: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

by te Sheshi
20/08/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Salma YAQOOB: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Rrëfimi i një gruaje, Nadiya Hussain në një emision radiofonik ku ajo shprehet se paragjykimet e dhuna ndaj muslimanëve janë bërë veprime normale të jetës së përditshme, mund të vijë si surprizë për disa njerëz. Por rrëfimi nuk ka tronditur aspak komunitetin musliman në Britani që ndeshet përditë me këtë realitet.

Jo shumë kohë më parë, njerëzit me ngjyrë shiheshin me dyshim dhe etiketoheshin si “grabitës”. Të fajësosh një rracë të tërë, grup etnik apo fetar për veprimet e disave është rracizëm – dhe me këtë përballet komuniteti musliman. Hetimi Chilcot mund të jetë shpagim për miliona njerëz, përfshirë edhe Robin Cook, i cili kundërshtoi luftën në Irak, por për muslimanë si unë që shprehin shqetësimin e tyre për politikat e qeverisë, pa dyshim, që do të vazhdojmë të përgojohemi si jo patriotë e madje, dhe si simpatizantë të ekstremistëve.

Aspekti më brengosës i gjithë kësaj është se një industri e tërë është krijuar për të promovuar islamofobinë dhe paragjykimet ndaj muslimanëve. U trondita kur pashë një raport që tregonte se 206 milionë dollarë shpenzoheshin për të promovuar urrejtjen ndaj amerikanëve muslimanë, dhe tani hamendësoj sesa islamofobë britanikë financohen nga grupe apo organizata politike?

Të dyja fushatat, si ajo e Brexit ashtu edhe për kryebashkiakun e Londrës, përmbanin disa ngacmime të shëmtuara ndaj muslimanëve – dhe disa paralajmërime, gjithashtu, përfshirë edhe nga kryeministri. Duket se në fund, ka një garë se kush do të jetë më “i ashpër” ndaj muslimanëve. Lynton Crosby ndërtoi karrierën mbi këtë.

Nuk janë vetëm ata të përfshirë në politikë, si unë, apo kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan apo baronesha Sayeeda Ëarsi të me të cilët abuzohet. Promovimi i urrejtjes dhe frikës ka qenë një normalitet deri aty sa ka pak mbështetje kur sulmohet një xhami, apo kur fëmijët vijnë në shtëpi duke qarë se janë ngacmuar për shkak të besimit të tyre, apo kur vritet një burrë i moshuar si Mohammed Saleem. Një sondazh i fundit tregonte për një rritje prej 326 për qind të krimeve të urrejtjes kundër muslimanëve në vitin 2015.

Çdo musliman që unë njoh ka një histori për të treguar. Eshtë e dhënë që ne të fajësohemi për veprimet e çdo muslimani gjithkund nëpër botë. Nuk ka rëndësi sa shpesh ne denoncojmë veprimet e tmerrshme të kryera nga disa fanatikë, ne sërish na shoqërizojmë me ta. Kjo pavarësisht se është po aq e apdrejtë dhe qesharake sat ë shoqërizojmë të gjithë burrat e bardhë të krishterë me vrasësin në masë, norvegjezin Anders Breivik për shkak se ai pretendon se veproi si një i krishterë, apo të fajësojmë krishtërimin për genocidin e Radovan Karadzic për shkak se ai e përshkruante luftën kundër muslimanëve boshnjakë si “të shenjtë”.

Si një fëmijë rritur në vitet ’80, rracizmi dhe refuzimi me të cilin përballeshin brezi i prindërve të mi, ishin përralla nga e kaluara. Nuk mund të imagjinoja në atë kohë një botë ku krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në perëndim të rriteshin, e jo të zvogëloheshin. Muslimanët perëndimorë janë portretizuar si armiku i brendshëm për pjesën më të madhe të jetës së fëmijëve të mi. Më lejoni të qartësohem – unë ndjej ende se Britania është vendi më i mirë për të jetuar. Unë kam besim tek njerëzit e saj, edhe pse jo gjithmonë tek liderët e saj. Mbaj shpresa tek lëvizja e madhe kundër luftës dhe Akti i Barazisë dhe ndjej lehtësim nga humori vetë-përçmues  apo marrëveshja e përgjithshme se mbajtja e rradhës është një gjë e sjellshme dhe e duhur.

Por, gjithsesi, ne përballemi me debatin  “hijab/niqab/shami” në të cilin zgjedhja në garderobë e një pakice të vogël grash investohet si një fuqi e madhe për të minuar kulturën perëndimore dhe vetë civilizimin. Asnjëherë nuk është bërë ky debat për murgeshat apo për gratë e besimit hebre ortodoks, të cilat gjithashtu zgjedhin të mbulohen.

Këtë verë, burkinit u ndaluan në Korsikë, Kanë dhe në Villeneuve-Loubet. Kunata ima u kthyer nga pushimet familjare në Alikante në Spanjë dhe më tregoi sesi autoritetet lokale ishin munduar ta ndalojnë të lahej në pishinë, madje organizuan edhe një takim publik për shkak se kostumi i saj i banjës ishte “tepër mbulues”. Policia u desh të ndërhynte, duke dëshmuar se edhe me pushime, njerëzit nuk ndahen nga histeria.

Djali im më pyeti nëse do të ishte i sigurtë nëse pushonte së qëni një musliman. Le të shpresojmë se zotimi i kryeministres May për ta bërë Britaninë një vend të jetueshëm për të gjithë, do të sjellë një strategji të re të qeverisë, pasi e vjetra ndihmon në promovimin e dyshimeve për të gjithë muslimanët dhe paragjykimeve brenda shoqërisë.

Një grup i të drejtave të njeriut ka paralajmëruar se strategjia e parandalimit rrezikon të jetë kundërproduktive, pasi fëmijët edhe katërvjeçarë po identifikohen gabim si të “radikalizuar” thjesht për shkak të mënyrës sesi artikulojnë fjalët apo për shkak të rrobave që veshin. Kur shkolla e djalit tim adresoi një grup nxënësish muslimanë tek policia për shkak të përkatësisë në një grup ËhatsApp –  madje pa kontaktuar prindërit e tyre – djali im kaloi netë të tëra pagjumësie. Ai më pyeti, gjithashtu, nëse do të ishte më i sigurtë nëse nuk ishte më musliman. Ironia është se strategjia e prandalimit sjell vërtet klimën e ndarjes dhe frikës, me të cilat ushqehet ekstremizmi.

Triumfi i Nadiya Hussain në emisionin britanik të gatimit është një shembull sesi duhet të shfaqet integrimi. Por eksperienca e saj me paragjykimet ndaj muslimanëve duhet të jetë një apel zgjimi për politikanët britanikë.

* Salma Yaqoob është aktiviste britanike. Ajo është drejtuese e koalicionit “Ndal Luftës” në Birmingam  si dhe zëdhënëse e xhamisë qendrore të Birmingamit.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Turqia premton rol më aktiv mbi Sirinë në gjashtë muajt e ardhshëm

Turqia premton rol më aktiv mbi Sirinë në gjashtë muajt e ardhshëm

Një nga përfitimet e një gote me ujë përpara gjumit

Një nga përfitimet e një gote me ujë përpara gjumit

Barcelona e fillon në stilin e saj kampionatin spanjoll: goleadë ndaj Betisit

Barcelona e fillon në stilin e saj kampionatin spanjoll: goleadë ndaj Betisit

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni