Një panoramë e re?
Erëra lufte po fryjnë në kufijtë dhe në zemër të Evropës. Konfliktet midis shteteve në veri, konflikte që lindin nga mungesa apo dobësia e shteteve në jug; agjidhje që tregojnë paplotsueshmërinë e bashkëpunimit evropian nga njëra anë e konflikte të cilat kërkojnë një zgjidhje në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar nga ana tjetër. Luftëra të nxitura nga në një anë, e sulme terroriste nga ana tjetër.
Konflikteve antike i shohen edhe ato të reja, të cilat ndryshojnë paradigmën tradicionale të tyre, atë të një shteti të armatosur që lufton kundra ushtrisë së një shteti tjetër (ose dy grupe kualicionesh që luftojnë kundra njëra-tjetrës). Ndryshojnë skenat e konfliktit, protagonistët, metodat dhe natyra e konflikteve. Skenat në Libi dhe Irak në territoret siriane të pushtuara nga ISIS, shtete të dobëta apo të dështuara, ku në to përballen grupet jo-shtetërore për pushtimin e një territori, apo për të sulmuar territoret e tjera.
Sot pra protagonistë të luftërave nuk janë më vetëm shtetet. Kombet e Bashkuara janë në lojë, të angazhuar në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme me mbi 16 operacione paqeruajtëse, me rreth 130 mijë persona dhe një kosto prej rreth 8 miliardë dollarë në vit. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, është e angazhuar tashmë në shumë vende të Evropës Qendrore me gati 3000 njerëz me një kosto rreth 150 milion euro në vit. Bashkimi Evropian në vetvete është një protagonist i dobët, sepse ka pak aftësi në fushën ushtarake. Së fundi, “shteti islamik”, i cili është në të vërtetë një formë jo-shtetërore e pushtetit publik, i zhvilluar në territorin e shteteve të tjera (Siri dhe Irak), por me një projekt ndërkombëtar për t`u luftuar.
Në fund, ndryshon natyra e konfliktit dhe ajo bëhet e vështirë për t`u bërë dallimi ndërmjet kryengritësve legjitim dhe armiqve banditë dhe mes operacioneve ushtarake dhe atyre policore. Siç e dini, amerikanët që nga momenti në të cilin Presidenti Bush shpalli luftën kundër terrorizmit, nuk e adresoi atë ndaj një armiku komb-shtet, por ndaj një organizate terroriste me lidhje globale.
Edhe pse në shumë raste këto nuk janë luftëra si ato të së kaluarës, është e natyrshme që kombet janë të pasigurta në trajtimin e tyre, përballë të cilave zbulohen të gjitha dobësitë e një hapësirë globale, nëse nuk një rend botëror efiçent.
Por si zgjidhen sot konfliktet?
Fillimisht në territoret e paqeverisura thirret gjithmonë OKB-ja për të zëvëndësuar njësitë shtetërore në mënyrë të qëndrueshme dhe të pranueshme me modelin ‘’e shtet-ndërtimit nga lart’’. Në plan të dytë, për aq kohë sa një gjigant ekonomik dhe politik si BE-ja vazhdon të jetë një xhuxh nga pikëpamja ushtarake (nën pasojat e dështimit të Komunitetit Evropian të Mbrojtjes (1950-1954)), që sa herë kris zhurma e armëve -si ajo e kohëve të fundit në Minsk- sërish fjala përfundimtare i takon shteteve të mëdha. Në plan të tretë është pasiguria për të ndërhyrë, pasiqë debati mbi natyrën e ndërhyrjes qëndron i hapur. Pra a janë operacione ushtarake për të mbrojtur sigurinë apo luftë-shkaktuese më të mëdha? Nga ana tjetër, konfliktet e brendshme të shteteve po kthehen gjithnjë e më shumë në konflikte globale. Dhe së fundmi, qëndron paradoksi i luftës ndërkombëtare që i bëhet terrorizmit, kur dihet se vet natyra e aleancave ndërkombëtare ka natyrë të ndarë në shtete me baza nacionale.
Një zgjidhje e mundshme
Përgjigja për pyetjet e mësipërme është rritur në komunitetin ndërkombëtar vitet e fundit. Ose OKB-ja, ose sistemet e aleancave rajonale (siç është propozuar nga Henry Kissinger në librin e tij të kaluar Rendi Botëror) duhet të jenë garantuesit suprem të formacioneve shtetërore të dobëta, duke i kontrolluar ato dhe duke i mbështetur, në mënyrë që forcat e tyre të brendshme mos të ekspansionohen në territoret e të tjerëve, duke sjell kështu çrregullim territorial në vendet e tjera. Është koha që, Bashkimi Evropian të bëhet një tjetër pushtet publik në kampin militar, sa ç’është në sferën ekonomike dhe politike. Në axhendën e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë e shkruar në mënyrë të përhershme edhe kompetenca për të kryer veprime paqeruajtëse ndërkombëtare, një funksion i cili nga njëra anë i shërben luftës dhe nga ana tjetër synon ruajtjen e sigurisë dhe rendit. Së fundi, përtej kufijve nacional ka nevojë për një bashkim më solid. Nëse problemet janë globale. zgjidhjet nuk mund të jetë vetëm se globale.
Marrë nga Corriere della Sera, Përktheu: Enklid Pelari
Great read! Your perspective on this topic is refreshing. For additional information, I recommend visiting: DISCOVER MORE. What do others think?
You really make it seem so easy along with your presentation but I
to find this topic to be really one thing that I believe I’d never understand.
It sort of feels too complicated and very huge for me.
I am taking a look ahead in your next put up, I’ll try to get the hang of it!
Escape roomy lista
I always emailed this blog post page to all my friends, because
if like to read it afterward my friends will too.
An outstanding share! I have just forwarded this onto a coworker who has been conducting a little research on this. And he actually bought me lunch due to the fact that I stumbled upon it for him… lol. So allow me to reword this…. Thank YOU for the meal!! But yeah, thanks for spending some time to talk about this issue here on your blog.
You are so awesome! I don’t think I have read something like that before. So good to discover somebody with some original thoughts on this issue. Seriously.. thank you for starting this up. This website is one thing that’s needed on the web, someone with a bit of originality.
Hello! I could have sworn I’ve visited this web site before but after browsing through a few of the articles I realized it’s new to me. Anyways, I’m definitely delighted I discovered it and I’ll be book-marking it and checking back frequently.
You are so cool! I don’t suppose I’ve truly read through anything like this before. So wonderful to find somebody with some original thoughts on this subject. Seriously.. many thanks for starting this up. This site is something that is required on the internet, someone with a little originality.