Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Rexhep QOSJA: Mandati i tij (Adem Demaçit)– mandat i gjithëkohshëm

by te Sheshi
28/07/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Rexhep QOSJA: Mandati i tij (Adem Demaçit)– mandat i gjithëkohshëm

Adem Demaci, Baca Adem u nda nga jeta.

Ndarja e tij nga jeta pikëlloi gjithë shqiptarët kudoqofshin ata.

Adem Demaçi ishte dhe mbetet Baca Adem, i gjithëkohshëm në historinë e popullit shqiptar: i gjithëkohshëm me Emrin e tij, me Veprën e tij, me Lavdinë e tij.

Në jetën dhe në historinë e popullit shqiptar ai ishte i veçantë me çdo gjë e me të gjitha.

Ai e jetonte Idealin e tij; ai e jetonte Fjalën e tij; ai e jetonte gjithë Veprën e tij.

Ideali i tij, Fjala e tij ishte, është dhe do të jetë përgjithmonë njëkohësisht Ideal i Kombit shqiptar, Fjalë për Kombin shqiptar.

Herët, në rini ai u bë Mësuesi historik, politik, kulturor, kombëtar e moral i rinisë shqiptare në Kosovë.

Ai u bë Mësuesi i qëndrimit të drejtë, të papërkulshëm, të dinjitetshëm, që nuk e përkulnin leverditë, premtimet, kërcënimet, burgjet.

Ai u bë parathënësi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.

Ai u bë parathënësi i bashkimit kombëtar shqiptar.

Idealin e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ai e jetoi me 28 vjet burgje dhe me shumë përndjekje e krajata para dhe pas burgjeve.

Dhe këto 28 vjet burgje dhe këto përndjekje e krajata u bënë dëshmi sipërore që të gjithëve – bashkëkombësve dhe të huajve u dëshmonin se Adem Demaçi po ia dhuronte rininë, pjekurinë, dhuntinë krijuese kësaj lirie dhe pavarësie të Kosovës.

Me këtë sakrificë madhështore historike ai e dëshmoi burrërinë, vendosmërinë, parimësinë politike e morale edhe kur doli prej burgjeve.

Sot kur Baca Adem u nda prej nesh vetëm me trupin e tij e do rendi të vetëpyetemi: cka bëmë ne për te.

Sot kur u nda vetëm me trup prej nesh e do rendi te vetëpyetemi se çka bënë për të ata që e sundojnë politikisht e shtetërisht Kosovën sot.

Përgjigjet janë dëshpëruese!

Ata që edhe në ditët e luftës çlirimtare e vallëzonin vallen e paqes turpëruese nën dhunën dhe terrorin e regjimit serb i dhuruan Bacës Adem mohime, denoncime, përjashtime, fyerje!

Ata të tjerët që pas luftës e bënë dhe po e bëjnë demokracinë e Kosovës – demokraci rurale e private e privuan Bacën Adem prej çdo mundësie që të bëhej çka para të gjithëve i takonte të bëhej: që të bëhej i pari i Madh i Kosovës.

Nuk i lejuan të bëhej kryetar i Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryetar i Kuvendit të Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryeministër i Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as ministër i Kosovës! Prej ish të burgosurve politikë u propozua që të bëhej deputet i Kosovës, por nuk e lejuan kandidimin e tij as për deputet të Kuvendit të Kosovës ata që edhe për kandidime vendosnin!

Popuj të tjerë, me tradita politike, shtetërore e morale, i zgjedhin senatorë apo deputetë të përjetshëm figurat politike me merita të veçanta në historinë politike, kulturore e qytetëruese të tyre.

Politikanët dhe shtetarët e Republikes Jugafrikane e bënë Nelson Mandelen figure politike e morale botërore, sepse ashtu e meritonte Mandela dhe sepse ashtu e donin interesat politike e shtetërore të asaj Republike.

Por pushtetarët e sotëm të Kosovës nuk i lejuan Adem Demaçit të bëhet as deputet katërvjeçar i Kuvendit të Kosovës!

Pse? Pse e cenuan kështu Adem Demaçin dhe pse e cenuan kështu Republikën e Kosovës.

Ata që nuk ia lejuan Adem Demaçit as tre minuta fjalë në Parlamentin e Kosovës, ata që e privuan prej të drejtës së tij sipërore që të bëhej çka i takonte të bëhej në Kosovë, u frikësuan prej tij: prej etikës së tij politike e shtetërore, prej burrërisë së tij, prej nderit të tij, prej vendosmërisë së tij, prej parimësisë së tij, prej humanizmit të tij, dhe u frikësuan sepse ai, Baca Adem, nuk do t’i lejonte të bëjnë çka bënë e çka po bëjnë: ai nuk do t’i lejonte të zhvasin Kosovën, ai nuk do t’i lejonte të plaçkitin pasuritë e përbashkëta të Kosovës, ai nuk do t’i lejonte të bëhen milionerë duke përdorur e shpërdorur siç po i shpërdorin postet politike e shtetërore të Kosovës shtetërisht të privatizuar prej tyre.

Dhe, ai nuk do t’i lejonte t’i sjellin Kosovës aq tragjikomedi politike, ekonomike, diplomatike, kombëtare e ndërkombëtare qe po ia sjellin asaj sot!

Por, o çfarë ironie!

Ata që nuk e lejuan të bëhet as kryetar i Kosovës, as kryetar i Parlamentit të Kosovës, as kryeministër i Kosovës, as ministër i Kosovës, madje as deputet i Kosovës, ata dje mbajtën akademi për të në sallën gati përgjysmë të zbrazët të Parlamentit të Kosovës dhe ata mbajtën fjalime në atë akademi për të.

Ata shpallen tri ditë zie për të.

Sot ata mbajtën edhe një akademi për të që e quajtën ceremoni dhe e mbajtën në sheshin para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku u rrjeshtuan njëri pas tjetrit në radhë të parë për ta përdorur lavdinë e Bacës Adem për interesat e tyre pushtetore.

Prehu i qetë në dheun e Kosovës, Bacë i dashur.

I privilegjove për të të nderuar kështu të ndarë nga jeta ata që këtë privilegj në asnjë mënyrë dhe me asgjë nuk e merituan!

Vepra jote mendore e morale, veprimtaria jote politike kombëtare, lavdia jote historike, burrëria jote, ecja jote gjithmonë e dinjitetshme do të edukojnë gjithmonë rininë tonë dhe do ta lëvizin përparueshëm historinë shqiptare.

Ti ishe më shumë se kryetar i Kosovës, ti ishe më shumë se kryetar i Parlamentit të Kosovës, ti ishe më shumë se kryeministër i Kosovës, ti ishe më shumë se ministër i Kosovës, ti ishe më shumë se deputet i Kosovës.

E si të mos ishe! Ti na dhurove si trashëgim mospajtimin me pushtimin, me çdo lloj pushtimi, me çdo lloj pushtimi e nënshtrimi në të cilin ishte dikur Kosova, por ti na dhurove si trashëgim edhe mospajtimin me të gjitha të këqijat që cenojnë interesat e përgjithshme shoqërore: mospajtimin me korrupsionin, mospajtimin me nepotizmin, mospajtimin me zhvatjen e pasurive të përbashkëta të Kosovës, mospajtimin me gënjeshtrat, mashtrimet dhe arrivizmet që e kanë mbuluar sot Kosovën.

Ti ishe dhe mbetesh ndjenja, ndërgjegjja dhe mendja historike në çastet më të vështira te popullit shqiptar.

Mandati yt është mandat i përjetshëm në historinë e gjithë popullit shqiptar. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Bojkoti i LDK-së për Demaçin, reagime: e turpshme!

Bojkoti i LDK-së për Demaçin, reagime: e turpshme!

Meta e refuzon, turqit e ndihmojnë: Veliaj promovon kënd të ri lojrash për Tiranën

Meta e refuzon, turqit e ndihmojnë: Veliaj promovon kënd të ri lojrash për Tiranën

Trump ndryshon qëndrim për Kosovën: zgjidhje me kompromis dhe ndarje territoresh

Trump ndryshon qëndrim për Kosovën: zgjidhje me kompromis dhe ndarje territoresh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni