Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

    UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

    COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

    COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

    “Beteja” me NATO-n, Rusia rrit numrin maksimal të ushtarëve

    “Beteja” me NATO-n, Rusia rrit numrin maksimal të ushtarëve

    Shihni sesi izraelitët e kapur u thanë lamtumirë robëruesve të tyre

    Shihni sesi izraelitët e kapur u thanë lamtumirë robëruesve të tyre

    Kthesa e pabesueshme e një vrasjeje në Prishtinë

    Kthesa e pabesueshme e një vrasjeje në Prishtinë

    Bloomberg: Pse Netanyahu është i dështuar ndaj Hamasit

    Bloomberg: Pse Netanyahu është i dështuar ndaj Hamasit

    Dhuna e një të akuzuari për ngjarjet në Srebrenicë

    Dhuna e një të akuzuari për ngjarjet në Srebrenicë

    Një e çmenduri e fundit sioniste me Gazën

    Një e çmenduri e fundit sioniste me Gazën

    Moska humb tjetër gjeneral në Ukrainë

    Moska humb tjetër gjeneral në Ukrainë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Reila BOZDO*: Krimi përtej vrasjes

Nga te Sheshi
06/07/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Reila BOZDO*: Krimi përtej vrasjes

Si për ironi të fatit, e nisa ditën e tërhequr nga një shkrim me titull, “Destinacionet më të rrezikshme në Amerikë”. Shkrimi fillon me paragrafin: “Mos na keqkuptoni. Ju duhet t`i vizitoni patjetër të gjitha këto pika pushimi, të vetme në llojin e tyre, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se rreziku për t’u kafshuar nga një peshkaqen, për t’u shqyer nga ndonjë ari, etj., është pak më i lartë se në shtëpi.”

Ndërkohë, në gazetat shqiptare dhe në mediat sociale gëlonte reagimi mbi vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin. Mes keqardhjes që e kishte pushtuar publikun lexohej lehtësisht një ndjenjë masive turpi për masakrimin e miqve të ardhur për të shijuar bukurinë e vendit tonë, vizitë e cila në një lloj mënyre respekton përpjekjet e mijëra shqiptarëve për të sjellë turistë në vend ndërsa shteti nuk po e zgjidh dot këtë rebus.

Në perceptimin tonë, turistët nuk janë thjesht vizitorë të huaj. Ata kanë një status tjetër: statusin e mikut që vjen për të marrë gëzim dhe kënaqësi. Turisti nuk është njësoj si një i huaj që vjen për të punuar në Shqipëri. Turisti është mik që “ka ardh me bujt”. Prandaj ndihemi të turpëruar. Sepse ne shqiptarët e kemi të shenjtë mikun. Por si për çdo gjë që e duam shumë, ne njerëzit edhe këtë herë na dhembi historia, sepse filluam të humbisnim diçka me të cilën krenoheshim: mikpritjen.

Nuk dua të ndalem tek analiza mbi atë që ndodhi. Ngjarja është analizuar mjaftueshëm këto ditë. Por do ndalem në një anë të errët që e shoqëron ngjarjen, në atë të trajtimit të saj me humor cinik. Në Facebook qarkullojnë disa meme lidhur me këtë ngjarje. Njëra është një foto e filmit vizatimor “Mbreti Luan”, ku i vogli e pyet të madhin: “O ba, kafshë janë ata?”, dhe i madhi përgjigjet, “Jo bir, janë shqiptarë që vrasin turistë”. A është për t’u shqetësuar kjo meme? E po kështu dhe forma të tjera humori si këto? Natyrisht që po. Madje, shumë për t’u shqetësuar!

Ky humor cinik përhap me shpejtësi në publik një përgjithësim të pavërtetë dhe të dëmshëm: identifikimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me një rast kriminal monstruoz. Dhe, në fakt, kjo “teknikë” përgjithësimi është “virozë” e viteve të fundit. Një teknikë sa diabolike, aq edhe primitive, e cila do na kthehet të gjithëve në bumerang. Si mundemi të zgjedhim t’i bëjmë kaq shumë dëm vetes, sa të artikulojmë një përgjithësim të tillë?!

E sigurt është se ata të cilët arrijnë ta artikulojnë atë nuk i bëjnë dobi Shqipërisë. Këtë verë, me krizën në Greqi, ndërsa mijëra turistë anulojnë pushimet e tyre tek fqinji ynë, e qindra hotele po falimentojnë atje, ne këtu e kishim një mundësi më shumë për të bërë biznes në turizëm. Ngjarja kriminale ndaj turistëve çekë në nisje të sezonit e “vrau” këtë korrik turizmin. Të paktën, ne të tjerët, që nuk e mbajmë veten për kriminelë, të mos bëjmë të njëjtën gjë, e ta vrasim atë çdo ditë me mënyrën si komunikojmë. Do të ishte krim ndaj vetes! /tesheshi.com/

* Dr. Reila Bozdo, Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti Ekonomik, UT

Të ngjashmeLajme

Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!
Opinione

Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!

28/11/2023
Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes
Opinione

Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes

17/11/2023
Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!
Opinione

Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

09/11/2023
Lajme të tjera
Messi, “gol” në sinqeritet:  refuzon çmimin “lojtari më i mirë” i Kupës së Amerikës

Messi, “gol” në sinqeritet: refuzon çmimin “lojtari më i mirë” i Kupës së Amerikës

Absurdi i politikës arrin kulmin: kryebashkiakët e majtë takojnë kryeministrin, të djathtit shkojnë tek Basha

Absurdi i politikës arrin kulmin: kryebashkiakët e majtë takojnë kryeministrin, të djathtit shkojnë tek Basha

Nga Shtraus tek Merkel: vizitat më të rëndësishme të liderëve botërorë në Shqipëri

Nga Shtraus tek Merkel: vizitat më të rëndësishme të liderëve botërorë në Shqipëri

TË FUNDIT

Kthesa e pabesueshme e një vrasjeje në Prishtinë

Krimi i pabesueshëm, Pacolli: Njohja ime me Naimin e Liridonën

5 orë Më parë
Shorti i Gjermanisë: Shqipëria, e “pafat”!

Shorti i Gjermanisë: Shqipëria, e “pafat”!

5 orë Më parë
Berishajt, i ati shpjegon të bijën

Berishajt, i ati shpjegon të bijën

8 orë Më parë
COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

02/12/2023
Berishajt, Argita vishet politikisht: Me ndihëm e Zotit, të ngrihemi!

Berishajt, Argita vishet politikisht: Me ndihëm e Zotit, të ngrihemi!

02/12/2023
Rama në Samitin e Klimës: leksion moral, leksiondhënësve amoralë!

Rama në Samitin e Klimës: leksion moral, leksiondhënësve amoralë!

02/12/2023
Pesë zgjedhjet e rëndësishme të 2024-ës: a do diktojnë ato rendin e ri botëror?

Pesë zgjedhjet e rëndësishme të 2024-ës: a do diktojnë ato rendin e ri botëror?

02/12/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!

Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes

Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

Nga Behauddin Gashi: Shenjtëria e jetës

Nga Ermir Gjinishi: Turbulencat mediatike dhe dritëhijet e sulmit tokësor në Gaza

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist