Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Reila BOZDO*: Krimi përtej vrasjes

by te Sheshi
06/07/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A

Si për ironi të fatit, e nisa ditën e tërhequr nga një shkrim me titull, “Destinacionet më të rrezikshme në Amerikë”. Shkrimi fillon me paragrafin: “Mos na keqkuptoni. Ju duhet t`i vizitoni patjetër të gjitha këto pika pushimi, të vetme në llojin e tyre, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se rreziku për t’u kafshuar nga një peshkaqen, për t’u shqyer nga ndonjë ari, etj., është pak më i lartë se në shtëpi.”

Ndërkohë, në gazetat shqiptare dhe në mediat sociale gëlonte reagimi mbi vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin. Mes keqardhjes që e kishte pushtuar publikun lexohej lehtësisht një ndjenjë masive turpi për masakrimin e miqve të ardhur për të shijuar bukurinë e vendit tonë, vizitë e cila në një lloj mënyre respekton përpjekjet e mijëra shqiptarëve për të sjellë turistë në vend ndërsa shteti nuk po e zgjidh dot këtë rebus.

Në perceptimin tonë, turistët nuk janë thjesht vizitorë të huaj. Ata kanë një status tjetër: statusin e mikut që vjen për të marrë gëzim dhe kënaqësi. Turisti nuk është njësoj si një i huaj që vjen për të punuar në Shqipëri. Turisti është mik që “ka ardh me bujt”. Prandaj ndihemi të turpëruar. Sepse ne shqiptarët e kemi të shenjtë mikun. Por si për çdo gjë që e duam shumë, ne njerëzit edhe këtë herë na dhembi historia, sepse filluam të humbisnim diçka me të cilën krenoheshim: mikpritjen.

Nuk dua të ndalem tek analiza mbi atë që ndodhi. Ngjarja është analizuar mjaftueshëm këto ditë. Por do ndalem në një anë të errët që e shoqëron ngjarjen, në atë të trajtimit të saj me humor cinik. Në Facebook qarkullojnë disa meme lidhur me këtë ngjarje. Njëra është një foto e filmit vizatimor “Mbreti Luan”, ku i vogli e pyet të madhin: “O ba, kafshë janë ata?”, dhe i madhi përgjigjet, “Jo bir, janë shqiptarë që vrasin turistë”. A është për t’u shqetësuar kjo meme? E po kështu dhe forma të tjera humori si këto? Natyrisht që po. Madje, shumë për t’u shqetësuar!

Ky humor cinik përhap me shpejtësi në publik një përgjithësim të pavërtetë dhe të dëmshëm: identifikimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me një rast kriminal monstruoz. Dhe, në fakt, kjo “teknikë” përgjithësimi është “virozë” e viteve të fundit. Një teknikë sa diabolike, aq edhe primitive, e cila do na kthehet të gjithëve në bumerang. Si mundemi të zgjedhim t’i bëjmë kaq shumë dëm vetes, sa të artikulojmë një përgjithësim të tillë?!

E sigurt është se ata të cilët arrijnë ta artikulojnë atë nuk i bëjnë dobi Shqipërisë. Këtë verë, me krizën në Greqi, ndërsa mijëra turistë anulojnë pushimet e tyre tek fqinji ynë, e qindra hotele po falimentojnë atje, ne këtu e kishim një mundësi më shumë për të bërë biznes në turizëm. Ngjarja kriminale ndaj turistëve çekë në nisje të sezonit e “vrau” këtë korrik turizmin. Të paktën, ne të tjerët, që nuk e mbajmë veten për kriminelë, të mos bëjmë të njëjtën gjë, e ta vrasim atë çdo ditë me mënyrën si komunikojmë. Do të ishte krim ndaj vetes! /tesheshi.com/

* Dr. Reila Bozdo, Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti Ekonomik, UT

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Messi, “gol” në sinqeritet:  refuzon çmimin “lojtari më i mirë” i Kupës së Amerikës

Messi, “gol” në sinqeritet: refuzon çmimin “lojtari më i mirë” i Kupës së Amerikës

FOTO/Pagëzimi i Charlotte, princi George me veshje si i ati para 30 vitesh

FOTO/Pagëzimi i Charlotte, princi George me veshje si i ati para 30 vitesh

Një hakmarrje e ëmbël: SHBA kampione e botës në futboll për femra

Një hakmarrje e ëmbël: SHBA kampione e botës në futboll për femra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni