Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Zgjedhje hipokratike partie

by Te Sheshi
09/11/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Zgjedhje hipokratike partie

Jo larg, por pak ditë më  parë, u mbyllën edhe zgjedhjet për kryetar partie të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lajmi i zgjedhjes së kryetarit nuk bëri fare lajm, sepse në të vërtetë nuk ishte brenda kategorisë së lajmit. Një gjë e zakonshme kishte ndodhur, i njëjti kryetar u zgjodh për të disatën herë në një forcë politike, që, për hir të së vërtetës, ka marrë personalitetin dhe tiparet e tij.  Ndodhi ajo që të gjithë e dinin se do të ndodhte, rutina e zgjedhjes së kryetarëve të partive tona, të cilët me mund e djersë  arrijnë me sukses të sfidojnë një garë plot me ide dhe qasje konkurruese nga kandidatët e tjerë për kryetar partie, që si rastësisht  përzgjidhen në formatin “tunde përpara përdorimit”.

Sa herë që ndodhin zgjedhje të kryetarëve të partive shqiptare të vjen në mendje demokracia jonë, e cila ka gjithmonë nevojë për demokraci! Dhe demokracitë që kanë nevojë të përhershme për demokraci nuk janë gjë tjetër, veçse hipokraci, ku hipokrizia ngrihet në sistem dhe gjërat zhvillohen për hir të asaj që duhet të bëhen, dhe jo për shkak të thelbit të tyre. Hipokracia shqiptare ka nevojë që të zhvillohet në një skenë ku teatraliteti i saj të jetë i shijueshëm nga të gjithë,  i prekshëm nga të gjithë, dhe ajo çka është më e rëndësishmja, i pasueshëm nga të gjithë. Zgjedhjet për kryetar partie të LSI-së ishin thjesht një pasim i teatralitetit të zgjedhjeve për kryetar partie të partive tradicionale dhe historike shqiptare. Në këtë kuptim, një veprim hipokratik, siç ishin këto zgjedhje, nuk ka se si të bëjë lajm në një shoqëri ku hipokrizia është mjet jetese dhe skena ku ajo aktualizon teatralitetin e saj është atdheu i të paudhëve.

Ajo që shfaqet më shumë problematike kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla politike nuk është vetë ngjarja, sesa mesazhi që ajo përçon, dhe mesazhi që vjen vazhdimisht pas këtyre zgjedhjeve tregon për përpjekjet për ta shitur hipokracinë si demokraci, si procedura të standardizuara e të certifikuara politikisht, të cilat duken të pakundërshtueshme. Pra, të certifikojmë një procedurë pa standarde në emër të standardeve, në mënyrë që të standardizojmë përfundimisht mospasjen e standardeve.

Po pse zgjedhjet për kryetar partie janë përgjithësisht kaq të komprometuara këtu tek ne? Sepse partitë konsiderohen jo si formacione politike që merren me administrimin e vullnetit të zgjedhësve apo të anëtarëve të tyre, por si ndërmarrje tregtare ku shumë trafiqe interesash kryqëzohen brenda saj. Për këtë arsye, brenda logjikës së tregut, partitë konsiderohen nga këta liderë si sipërmarrje të cilat nuk duhen humbur, por duhen mbajtur me çdo kusht për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit politiko-ekonomik. E kjo mund të arrihet vetëm brenda një fasade demokracie, e cila në thelb është hipokrizi për të certifikuar mungesën e standardeve demokratike në të.

Kjo hipokrizi, në saje të përhapjes në formë kapilare dhe të ngulmimit për të mbërritur deri në çdo pore të jetës sonë, transformohet nga hipokraci në hipokraturë, në diktaturën e hipokrizisë, ku të mos jesh hipokrit përbën faj dhe identifikohesh si subjekt i veprës penale të ndershmërisë, e përjashtohesh nga qenia shoqërisht i pranueshëm dhe shoqërisht i drejtë. Në këtë atmosferë të rendit hipokratik, pasimi i zgjedhjeve hipokratike nga partitë e tjera kthehet në model, dhe përfundimisht bëhet tejet i vështirë rikthimi në procedurat  e normales dhe të drejtës.

Për sa kohë që qendra e pushtetit të partive shqiptare do të vërtitet rreth parasë, dhe jo rreth moralitetit të pushtetit, atëherë ato (partitë) do të vazhdojnë të konsiderohen si sipërmarrje më shumë të prirura drejt fasadës demokratike, sesa drejt vetë thelbit demokratik të funksionimit të tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Zgjedhja e Trampit, Rama e nis “urimin” me keqardhjen për Hillarin!

Zgjedhja e Trampit, Rama e nis “urimin” me keqardhjen për Hillarin!

Kjo shkollë fillore ka që nga viti 1968 që parashikon fituesin e zgjedhjeve presidenciale ne Amerikë

Kjo shkollë fillore ka që nga viti 1968 që parashikon fituesin e zgjedhjeve presidenciale ne Amerikë

Zgjedhjet në SHBA: nuk u zgjodh vetëm Tramp por edhe e para femër muslimane në Kongres

Zgjedhjet në SHBA: nuk u zgjodh vetëm Tramp por edhe e para femër muslimane në Kongres

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni