Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Redi Shehu/ ‘Tomgate’ – shembja e moralit politik shqiptar

Nga te Sheshi
04/03/2015
në Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi Shehu / Rimoralizimi i lirisë së shprehjes përmes rikuptimit të saj
5
SHPËRNDARJE

Deklaratat e fundit të deputetit te Partisë Socialiste z. Tom Doshi, tashmë të përjashtuar nga rradhët e saj, shkaktuan një tronditje jo të vogël në akuariumin e mbyllur te politikës shqiptare ku peshqit e mëdhenj janë gjithmonë në dilemë se kush duhet të hajë kë. Tronditja nga deklaratat e tij, të cilat nuk merakoseshin fare për ndonjë elegancë të mundshme sidomos kur bëhet fjalë për eleminimin fizik sepse koha për të tilla çikërrima nuk pret, erdhi si tronditje jo nga fakti i ekzistencës së mjedisit kriminal, por nga intensiteti  i ardhjes së tij në publik. Befasia jonë nuk qëndroi në ekzistencën e faktit kriminal por në shfaqjen publike të tij, sepse ajo çka deputeti Doshi deklaroi, ishte as më shumë e as më pak veçse mënyra se si mendonin shqiptarët për politikanët e tyre, por tashmë të artikuluar me zë të lartë.  E kur përceptimi popullor mbi kriminalizimn e klasës politike lidhet me zërin dhe figurën e një politikani, atëhere befasia zihet në pritë.

Nuk është habi që befasia të pasojë tjetrën dhe kështu si po shkojnë punët shumë vrasje të bujshme të cilat kanë marrë drejtim të paditur të lidhen në një zinxhir shkaqesh e pasojash të cilat kulmojnë në sferën e lartë të politikës shqiptare.   Ngritja e krimit në këto sfera, nuk është se ndodh për herë të parë në Shqipëri. Vrasjet e deputetëve Hajdari, Xhindi, plagosja dhe rrahjet në Parlament, janë elementë qe e kanë shoqëruar politikën tonë vazhdimisht. Por, ngjarja e fundit e ka vendosur Shqipërinë përfundimisht në një udhëkryq moral, nga ku duhet të vendosë se çfarë drejtimi do të ndjekë tashmë. Ngjarje të tmerrshme, skandalet, korrupsionet,  shantazhet kulmuan me Tomgate si përkufizim i doshizmit politik në sferën e krimit pas delijorgjizimit politik në sferën e ekonomisë. Ka pasur gjithmonë në politikën tonë qëndrime dyjare të sheqerosura me hipokrizi për të mbuluar lakuriqësinë morale që karakterizon politikanin tek ne, qëndrime që kanë pasë të bëjnë me atë që quhet sovrani, përmbledhur në simbolikën e zgjedhësit si përcaktues pushteti. Ëndrrat me sovranë kanë kohë që kanë mbaruar në Shqipëri. Sovran që befasohet nga produkti i tij i deformuar që në zanafillën  zgjedhore. Popull sovran, që  nuk e di dhe as që nuk e ndjen sovranitetin e tij, përballet sot me një nga skandalet më të mëdha, dhe përsëri habia nuk qëndron tek narrativa por tek mënyra e shpërthimit të saj në publik.

A është kjo ngjarje shkatërrimi përfundimtar i  moralit politik shqiptar, e për rrejdhojë i modelit politik tek ne ? Nëse ngjarjet në vazhdim do të trajtohen ashtu siç u trajtua përpjekja për negociatë, atëhere përmirësime as që nuk behët fjalë të ketë. Ka dy qëndrime ndaj krimit dhe autorëve të tij, kushdo që të jenë ato. Ose je kundër ose je pro tij. Negociata për t’i dhënë status shëndetshmërie krimit, nuk përbën  normë politike. Dështimi i negociatave me Tom Doshin, përcaktoi edhe moralin e politikës tonë. Nëse negociatat do të arriheshin atëherë morali do relativizohej në funksion të sundimit politik, por tani që negociatat dështuan, vrapi ndalet tek devotshmëria morale ndaj sovranit.

Lufta politike për fat të keq është kthyer në një luftë për kontroll të territorit të vendit nga sundues të cilët  votën e “sovranit” e konsiderojnë detyrë në funksion të sundimit të tyre. Kontrolli ndaj territorit do të thotë para, trafiqe, interesa, investime, të gjitha që i kthehen sovranit votues i cili  mahnitet me produktin përçudnues të tij. E pastaj, vëmendja  kthehet te Prokuroria e cila as vetë nuk e di se produkt i kujt është. Një shoqëri e cila ka humbur lidhjen logjike me mandatin dhe amanetin. Ne zgjedhim përfaqësues politikë të cilët na joshin në fushata përmes metaforës, dhe kur zgjidhen, ata qeverisin përsëri përmes metaforës, e kur ne nuk jemi të kënaqur me ta, përsëri këtë e bëjmë brënda metaforës. Ne, ndodhemi në një realitet të turpit të vetë turpit. Aq shumë magmatik është terreni politik e institucional shqiptar, sa stabiliteti kthehet në nocion të rrezikshëm dhe tepër utopik

Dhe kur skandali ndodh, shprehja e mendimit të krerëve partiakë në formën e një liturgjie politike, merr nuancat e predikimeve, për këtë arsye pasja e gjithë shqiptarëve pas vete, kthehet pothuaj në një ritual gati religjioz, në një domosdoshmëri ku grigja e urtë dhe e butë ndjek bariun e politikës së përditshme. Secila palë pretendon pronësinë mbi grigjën dhe secila palë flet në emër të saj. Është pikërisht këtu kur demokracia fillon tatëpjetën e saj. Është momenti kur zgjedhësi pushon së funksionuari si individ i pavarur në logjikën politike dhe aftësinë e tij personale për ta ndërruar realitetin politik. Është momenti kur individi si zgjedhës bie nën hipnozën e liturgjisë politike të liderit dhe paralizohet i tëri duke dështuar në shprehjen e mendimit kritik politik.

Eposet mbi liderin Rama, Meta apo Berisha, përtej tifozllëkut partiak sinjalizojnë një handicap shumë të madh atë të modulacionit të së moralshmes duke i dhënë të vërtetës apo moralit fizionominë e liderit. Në vend që votuesi i cili duhej të ishte garanti dhe gjykuesi më i mirë i kriterit moral të qeverisjes dhe këtë ta manifestone me anë të seleksionim të votes, tani kthehet në produkt të liderit politik në sajë të dhjetra formash e interesash dhe për pasojë betonizon liderin dhe moralitetit i jep ngjyrimet e liderit. Kjo është fatale. Kjo bën që ky votues të mos ketë kthjelltësinë e përzgjedhjes në ditën e votimeve të mos shenjëstrojë përfaqësuesin e duhur, por jo vetëm kaq, duke qenë si ai tashmë ka betonizuar dhe njësuar moralin me liderë të pazëvendësueshem i kthehet kutisë së votimit ngjashëm me atë fukaranë i cili me një tel, në dorë në kazanin e plehrave, mundohet të seleksionojë mes mbeturinash më të “vlefshmen” dhe të gatshmen për riciklim. Ky verbim moralo-politik i zgjedhësve i shkaktuar nga ky cikël vicioz ku fillimi përplaset me fundin e kështu pafundësisht, mbyll jo vetëm perspektivën përmirësuese të përfaqësisë politike por deformon kriteret përmes të cilave përmirësohet politika ku themel i saj është morali. Për pasojë kemi disa të “vërteta” liderësh të cilat përplasen me njëra-tjetrën.

A ka nevojë shoqëria jonë të çlirohet nga e vërteta dhe morali i variabël i cili është njësuar me liderin ? A ka nevojë shoqëria jonë të zbulojë dhe të veprojë sipas të vërtetës dhe moralit absolut të pandryshueshëm larg personalizimit si kriter bazë për gjykim ? Unë them se po.  Afera Tomgate e vërtetoi këtë. Listat e partive politike të ndërtuara mbi kriterin e liderit partiak, mbi emergjencën e votave, pa u merakosur për pasojat e përfaqësuesve të zgjedhur ,përfundon në tronditjen e të gjithë sistemit. Do të përgëzoja çdo shoqëri e cila do të ngrihej për të mbrojtur të vërtetën dhe moralin si thelb në vetvehte. Si pasojë e këtij deformimi të madh, ne si shoqëri kemi humbur kriterin e së vërtetës. Neve na nevojitet restaurimi i moralit dhe i të vërtetës absolute në ndërgjegjet tona. Atëherë dhe vetëm atëherë, do të kemi përzgjedhje më dinjitoze, përfaqësues më të mirë dhe ciklika e dhunës do të marrë fund.

Të ngjashmeLajme

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot
Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

22/05/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

20/05/2023
Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit
Opinione

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

21/05/2023
Lajme të tjera
Shkup/ OSBE masë ndaj Nedelkovskit, gazetarit që kërkoi varrosjen përsëgjalli të atyre që kritikojnë qeverinë

Shkup/ OSBE masë ndaj Nedelkovskit, gazetarit që kërkoi varrosjen përsëgjalli të atyre që kritikojnë qeverinë

Nis “hapja” e dosjeve: Projekligji i qeverisë fillon të diskutohet në komisionet parlamentare

Nis “hapja” e dosjeve: Projekligji i qeverisë fillon të diskutohet në komisionet parlamentare

Një “Perandori” e rrallë macesh në Japoni…

Një “Perandori” e rrallë macesh në Japoni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

Veriu: Rama flet, Vuçiç e të tjerë dëgjojnë

Veriu: Rama flet, Vuçiç e të tjerë dëgjojnë

19 minuta Më parë
“Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

“Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

30 minuta Më parë
Paralajmërim serioz nga Komisioni Evropian: Jo ChatGPT!

Paralajmërim serioz nga Komisioni Evropian: Jo ChatGPT!

2 orë Më parë
Incidenti: Jose Mourinho priti arbitrin në parking dhe…

Incidenti: Jose Mourinho priti arbitrin në parking dhe…

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

01/06/2023
“Zbulohet” fytyra e një faraoni: i adhuruar kulturalisht, pse i urryer fetarisht

“Zbulohet” fytyra e një faraoni: i adhuruar kulturalisht, pse i urryer fetarisht

01/06/2023
Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

31/05/2023
Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

31/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist