Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Shqipëria e vogël mbi katër rrota

by Te Sheshi
18/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Shqipëria e vogël mbi katër rrota

Njerëzit e autobusit, ose njerëzit e stacioneve të linjave urbane, janë përfaqësuesit e Shqipërisë së vërtetë, me individë të angazhuar në të shumtën e rasteve jashtë fallsitetit; janë thjesht ne, pasqyra reale e vetvetes. Autobusi i linjës urbane i ngjan një Shqipërie të minimizuar që lëviz mbi katër rrota, ku udhëtarët janë banorët e saj, disa të ulur dhe disa në këmbë, disa të djersitur e disa të parfumosur, disa të djathtë e disa të majtë, disa vendas e disa emigrantë, disa pleq të lodhur e disa të rinj të freskët, disa seriozë hijerëndë dhe disa të lehtë e provokues. Fatorinoja, kjo “qeveri” e bezdisshme, mbledh biletat-taksë me vendosmëri, e pastaj kthehet e dialogon me “shoferin-kryeministër”, që e udhëheq “Shqipërinë” e tij të vogël mbi katër rrota drejt stacioneve gjithnjë e më të largëta, përmes semaforëve gjithnjë e më të kuq.

Realiteti shqiptar pasqyrohet përmes dritareve të autobusit si një kinema e lëvizshme, nga dyqanet plot luks e deri tek gropat dhe pluhuri që sfidojnë jashtëqitjet e makinave, nga ndërtesat shumëkatëshe deri tek ato ngjyrë gri të bezdisshme, trashëgim i një miopie politike të së kaluarës, nga zogjtë e zinj e deri tek zogjtë e bardhë. Autobusi është realiteti ynë, ku pjesa e jashtme, fasada, është plot ngjyra e reklama, ndërsa nga brenda fatorinoja sfidon varfërinë. Është realiteti ynë i pasqyruar në fytyrat e njerëzve, të këtyre njerëzve që janë elektorati më i ndjeshëm, ata që pa e kuptuar kanë zgjedhur sundimtarët e tyre, të cilët i kanë lënë udhëtarë të përjetshëm në kërkim të stacionit të prosperitetit.

Janë njerëzit e autobusit të harruarit e mëdhenj të politikës, janë ata që edhe përtej manipulimeve me identitetin e tyre mbeten ndoshta të vetmit që e kuptojnë realitetin dhe dialogojnë me të, janë ata që më së miri i dinë rrënjët e tyre. Të thjeshtë, dhe shpeshherë të lodhur, ata sfidojnë publicitetet sfilitëse e mashtruese, si për të na kujtuar se midis tyre dhe lajkave publicitare ekziston një hendek i thellë, se origjinaliteti mund të ketë shijen e hidhur, por ama është i vërtetë. Janë këta njerëz që merakun e politikanëve e shohin dhe e lidhin me xhepin dhe stabilitetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

Vështirë të gjesh ndonjë njeri që nuk ka pasur rastin qoftë edhe një herë të vetme të udhëtojë në Shqipërinë e vogël mbi rrota, të jetë pjesë qoftë edhe për një kohë të shkurtër e “njerëzve të autobusit”, por pakkush vëzhgon me vëmendje se, ashtu si në Shqipërinë e madhe, edhe në këtë të voglën, që lëviz ngadalë mbi rrota, pasqyrohen gjurmët e kohës. Ndryshe nga paraardhësit e tyre që udhëtonin në autobusë pasqyrë e mjerimit diktatorial, ku llamarina e ndryshkur ishte ndoshta ngushëllimi më i mirë për të arritur në punë gjatë një dite me shi, pasagjerët e kohëve tona janë më pretendues, dhe në kërkim të ditëve me diell për të ardhmen e Shqipërisë.

Udhëtarë drejt stacioneve të mirëpërcaktuara, njerëzit e autobusit përsërisin ritualin e përditshëm, duke vajisur ingranazhin e madh të shoqërisë sonë e duke kontribuar në mirëfunksionimin e tij edhe kur ingranazhi i politikës ngecte nga keqpërdorimi i mandatit popullor apo nga interesi personal, ky mik i ngushtë i postit drejtues. Historia moderne e politikës shqiptare na ka treguar të paktën se midis njerëzve të politikës dhe njerëzve të autobusit ka patur destinacione të ndryshme dhe stacione në drejtime të kundërta. Ndërsa njerëzit e autobusit shpejtonin në drejtim të stacionit të prosperitetit, mirëqenies ekonomike dhe stabilitetit social, njerëzit e politikës shpejtonin në drejtim të njëjtë me fjalë, por të kundërt me vepra. I vetmi pikëtakim i tyre ka qenë stacioni elektoral, ku secila palë shikonte me habi ndryshimin e palës tjetër, ku njerëzit e autobusit vetëm matnin thellimin gjithnjë e më të madh të humnerës që i ndante me njerëzit e politikës. Gjatë historisë së re politike shqiptare, ndërkohë që Shqipëria e vogël mbi rrota, qoftë ngadalë-ngadalë, apo rëndë-rëndë, ecte përpara drejt stacioneve të tjera, Shqipëria e madhe reale dhe hijerëndë shpesh ngecte apo edhe bënte hapa prapa, duke mos ndjekur dëshirat e aspiratat e njerëzve të autobusit, që njëkohësisht ishin banorë të të dyjave.

Zhvillimet politike të kohëve të fundit, me gjithë arnimet, tregojnë se njerëzit e politikës dhe aspiratat e tyre ndoshta edhe për shumë kohë do të qëndrojnë larg atyre të njerëzve të autobusit, edhe pse në çdo deklaratë apo veprim i citojnë këta të fundit. Madje ndarjet në mes të këtyre grupimeve përfshijnë edhe ato ideologjike e kulturore. Duke mos qenë një përfaqësi, në kuptimin e pastër të fjalës, e njerëzve të autobusit, njerëzit e politikës shpesh u imponohen këtyre udhëtarëve të palodhur drejt së ardhmes me praktika dhe mënyra arbitrare, thjesht duke ua imponuar atyre të ardhmen.

Duke ecur në drejtim të kundërt me njerëzit e autobusit, njerëzit e politikës e bëjnë të pashmangshme divorcin me ta. Do të ishte më mirë sikur të udhëtonin së bashku…, të shihnin të njëjtin realitet…, të dëgjonin të njëjtat fjalë dhe të bënin të njëjtat vepra. Me pak fjalë, të zbrisnin në të njëjtin stacion. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
PDIU memorandum me shoqatën “Çamëria”, Idrizi: Politika është bërë më dinjitoze

PDIU memorandum me shoqatën “Çamëria”, Idrizi: Politika është bërë më dinjitoze

Kujdes nëse mbani teshtitjen: ja çfarë mund të shkaktoni në trup

Kujdes nëse mbani teshtitjen: ja çfarë mund të shkaktoni në trup

Zgjohet Belgjika, mposht Irlandën dhe merr tre pikët e para

Zgjohet Belgjika, mposht Irlandën dhe merr tre pikët e para

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni