Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Rrugë plot gunga paaftësie

by Te Sheshi
21/03/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Rrugë plot gunga paaftësie

Përherë e më shumë mundohesh të kuptosh nëse je thjesht duke ecur mbi një rrugë të asfaltë, apo nga tronditjet hungëritëse që vijnë nga poshtë makinës tënde të jepet përshtypja e një udhëtimi mbi sipërfaqen e një deti plot dallgë. Kjo ndodh përditë në formë të përsëritur, me tronditje të cilat, kryesisht nëpër kryqëzime, të japin kënaqësinë e një udhëtimi në det, kaltërsinë e të cilit është e kotë ta kërkosh për sa kohë dritat e semaforit të kthejnë në realitetin e asfaltë të qytetit tënd.  Vështirë të kalosh nëpër rrugët e kryqëzimet tona dhe të mos e kuptosh se gjysma e makinës tënde do të ndodhet ose poshtë ose lart nivelit zero, me një rikthim të beftë në pozicionin e kundërt me të parin, dhe përsëri të rifillojë duke u lëkundur gjithçka.

Kjo që ndodh në qytetet tona, e kryesisht në kryeqytet, është ndoshta një ndër proceset më tipike të një lloji të veçantë. Procesi i kthimit të rrugës në det, në një det të vdekur asfalti, si pasojë e amortizimit të shpejtë të së ngurtës, e cila pëson metamorfozë plot gunga paaftësie dhe amortizimi. Në rastin më të mirë, nuk kalojnë më shumë se pesë vite dhe të gjitha ato investime infrastrukturore qytetëse, të aktualizuara nga xhepi i qytetarit në formë taksimi, pësojnë jo amortizim, por një transformim i cili e shpërfytyron funksionalitetin e gjësë në drejtim pothuajse të paditur. Kështu, në vend që ti të ecësh thjesht drejt në rrugët e kryeqytetit tënd, të duhet të lëkundesh në dallgët e asfaltit, që kthehen tashmë në aktakuzën më domethënëse të abuzivizmit me paranë publike, të administruar me paaftësi e babëzi.

Me skadencë të tillë të investimit publik, rikthimi në vëmendje i gjithë asaj që mund të konsiderohej e përmbyllur shkakton pesimizëm kolektiv mbi aftësinë gjeneruese të shoqërisë. Mentaliteti i pëlhurës së Penelopës në punët publike na mban sigurisht në gjendje emergjence të pafund civile, e cila trashet e trashet në formë progresioni shqetësues. Në këtë mënyrë, nevoja për t’iu rikthyer investimeve të bëra tanimë, ndërkohë që shumë të tjera nuk janë bërë akoma, e thellon gropën infrastrukturore gjithnjë e më tepër, dhe e kthen realizimin e projektit të një vendi të kopsitur në infrastrukturë në një ëndërr të pabërë realitet.

Sa herë që përballesh me çudira të tilla, aq më dëshpëruese duket retorika e politikës dhe e politikanëve për shpëtimin e atdheut ndaj rrezikut të tjetrit politikisht, i cili ndodhet në foltoren përballë. Gjithë ky projektim dhe kjo sipërmarrje për t’i fokusuar të gjitha problemet tek foltorja përballë e tjetrit politikisht, ndërkohë që gjallojmë mbi terrenin e përditshëm që degradon pa fund, shëmbëllen me varrmihësin, i cili, pa e ditur, gropën po ia hap thjesht vetes.

Ne nuk po arrijmë ta ndajmë luftën politike nga lufta për mbijetesë. Problemi i qeverisjes shqiptare nuk është thjesht politik, por është problem i përhershmërisë së të bërit të të njëjtit gabim. Tronditjet nga dallgët e asfaltit, që duhet të jenë unike për nga lloji i tyre, thjesht të kujtojnë e rikujtojnë se imagjinata jonë ka ecur shumë drejt ëndrrave integruese, ndërkohë që realiteti ynë ka ngelur në semafor. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Receta për një kek të kripur: me proshutë dhe ullinj

Receta për një kek të kripur: me proshutë dhe ullinj

Ministri i Drejtësisë paralajmëron gjyqtarët: Kujdes me raportet mjekësore, problem edhe hedhja e shortit

Ministri i Drejtësisë paralajmëron gjyqtarët: Kujdes me raportet mjekësore, problem edhe hedhja e shortit

Lëkundet Maqedonia, tërmet me epiqendër Shkupin

Lëkundet Maqedonia, tërmet me epiqendër Shkupin

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni