Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Reformë tërësore në vend të arnimeve elektorale

by Te Sheshi
24/01/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Reformë tërësore në vend të arnimeve elektorale

Është viti 2017, dhe sot e kësaj dite nuk po arrihet të këndohet ashtu siç duhet nga kori ynë politik kënga, “O sa mirë me ken shqiptar!”, sepse tek refreni që bën fjalë për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore vërehet në mënyrë të përsëritur fenomeni i kakofonisë, i shkaktuar nga stonatura trashanike. Fakti që ndoshta jemi i vetmi popull që nuk arrin të këndojë këngën e tij pa stonaturë, dhe këtë deri në fund, është  një rast i mirë studimor që meriton hulumtim të mirëfilltë. Hulumtim që besoj se duhet të fillojë që nga burimi autorial i këngës, për të parë nëse subjekti (shqiptar) është konceptuar në kontekstin e duhur nga njerëzit e duhur dhe se stonatura është faj i autorit, i këngëtarëve apo i të gjithëve së bashku. Të mos arrish të këndosh këngën e vendit tënd do të thotë që atë të ta këndojnë të tjerët, dhe kur ta bëjnë këtë, atëherë mos shpreso se do të kuptosh diçka nga ajo.

Për të pafundmen herë, ashtu siç pritej, pas çdo procedure zgjedhore, thurja dhe shthurja e komisioneve të posaçme zgjedhore  është bërë procesi i automatizuar më i preferuar për të justifikuar historinë e afërt dhe për të sajuar një pretekts politik i cili do të marrë udhë përgjatë mandatesh të komisioneve parlamentare të reformës zgjedhore, të cilat kafshojnë kohët respektive.  Kjo, përgjatë një spiraleje reformash të reformave, të cilat duhen refomuar sepse reformimi i fundit nuk paskësh reformuar si duhet procesin! Sezoni i ri i Kuvendit nisi me mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, edhe pse ai kishte një vit që ishte formuar; ardhja e zgjedhjeve si duket ka nisur të zgjojë interes për të bërë procedurën e radhës!

Me baba OSBE/ODHIR-in, krijesa e re që pritet të shohë dritën e diellit në formën e një reforme zgjedhore, e dënuar për t’u kontestuar nga humbësi i radhës dhe për t’u ekzekutuar sapo karriget e parlamentit të ri të përplotësohen me jaka të bardha, do të përshkojë ekzaktësisht të njëjtin kalvar që kanë  kaluar reformat paraardhëse, paçka se sugjerimet e OSBE-së që nga zgjedhjet e kaluara janë zverdhur në tavolinat e komisionit prej kohësh. Nuk është fare habi se palët nuk kanë marrë asnjë vendim, bile asnjë vendim edhe për ato çështje për të cilat ato janë dakort për të bërë ndërhyrjet në kodin zgjedhor. Edhe pse opozita pati prezantuar një platformë e cila përqendrohej kryesisht në disa ndërhyrje të cilat kishin të bënin më shumë me aplikimin e teknologjive bashkëkohore në zgjedhjet e  qershorit, pozita  e përfaqësuar nga bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, z. Fino, shprehet e hapur për këtë proces,  por, si gjithmonë, duke e futur atë në kthinat e diskutimeve për të fituar kohë.

Interesant është “rebelimi” i LSI-së për reformën zgjedhore, që shprehet në formën e shtatë pikave, ku bën përshtypje kërkesa për listat e hapura të deputetëve, por, që për habinë e asnjërit, u kundërshtua nga të dyja partitë e mëdha shqiptare. Sepse listat e mbyllura u japin mundësi PS-së dhe PD-së të zgjedhin njerëzit që duan për t’u përfaqësuar në parlament, duke hequr qafe “problematikët”, apo edhe ata deputetë të cilëve historia u vjen nga prapa dhe gëzojnë njëfarë autonomie morale në raport me kryetarët aktualë.

Njëkohësisht, LSI-ja mundohet të bëjë përshtypje edhe duke propozuar një platformë e cila synon të shtrëngojë masat për rastet e shitblerjeve të votave si dhe mundësinë e parandalimit të spostimit të zgjedhësve nga një zonë në një tjetër, si dhe shtimin e qendrave të numërimit të votave nga 90 që janë aktualisht, në 200 qendra të tilla.

E vërteta është se nuk bëhet zengjin ai që përpiqet të arnojë përherë të njëjtën rrobë të vjetër. Edhe kodi ynë zgjedhor është një shumatore arnimesh dhe riarnimesh të cilat kanë nevojë tashmë që të hidhen tutje, dhe një “rrobë” e re elektorale duhet veshur në mënyrë që forma demokratike e përfaqësimit politik të marrë udhë.

Afate të komisioneve parlamentare për reformën zgjedhore që digjen në mënyrë progresive dhe shtyrje po aq progresive të këtyre afateve do ta çojnë fjalëkryqin e reformës sonë zgjedhore deri në limitet logjikisht të paimagjinueshme, që në situatën e emergjencës elektorale të jepet zgjidhja më e gabuar e mundshme, sepse kështu, të privuar nga ftohtësia dhe logjika politike, mund të futen në darët e sistemit zgjedhor kundërshtarët politikë. Prandaj, sebepologjia e shoqëruar me një mijë çikërrima arsyesh e sofizmash të gjoja gadishmërisë së humbur dhe vullnetit politik të tretur, si pasojë e kundërshtisë së armikut politik, nuk është gjë tjetër veçse kamuflimi mediatik i atij qëllimi final për të sabotuar suksesin e  mundshëm të tjetrit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Shqipëria fantastike në 30 piktura të Eduard Lear sjellë nga Robert Elsie

Shqipëria fantastike në 30 piktura të Eduard Lear sjellë nga Robert Elsie

Merr fund një epokë: Bernie Ecclestone nuk është më drejtuesi i Formulës 1

Merr fund një epokë: Bernie Ecclestone nuk është më drejtuesi i Formulës 1

Arsyeja pse sytë tanë lotojnë kur temperaturat janë të ulëta

Arsyeja pse sytë tanë lotojnë kur temperaturat janë të ulëta

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni