Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Pse tradhtohet?

by te Sheshi
21/09/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Pse tradhtohet?

Kur sheh panairin e madh prej mishi dhe gjymtyrësh që kulmon nëpër trotuaret tona, nuk ka se si të mos kujtohet fakti se shoqëria e sotme, e blinduar me ideologji liberale, po gërryhet nga një sëmundje sociologjike me pasoja shkatërrimtare, siç është ajo e tradhtisë bashkëshortore. Sondazhet e organizuara në vendet perëndimore ulërijnë nga shifra 50% e divorceve dhe e martesave të shprishura. Shumë pyetje bëhen për të kuptuar natyrën e kësaj tradhtie, për faktin se ky fenomen është i vjetër aq sa ekziston njerëzimi, por shtimi i intensitetit të tij në shoqëritë postmoderne e bën më shqetësues dhe më legjitim kërkimin e arsyeve dhe shkaqeve të tij.

Mendoj se problemet në çift fillojnë në momentin kur kuptimi ynë për jetesën e përbashkët ka ndryshuar. Pra, kemi ndryshuar ne dhe botëkuptimi ynë. Martesa është forma më e lartë dhe më solemne e një marrëdhënieje intime mes burrit dhe gruas, është kulminacioni i marrëveshjes së ekskluzivitetit që ekziston mes tyre. Domethënë, çifti gëzon një ujdi ekskluziviteti të ndërsjelltë, ku secili i përket njëri-tjetrit edhe seksualisht. Në këtë kuptim, tradhtia mes tyre nuk është gjë tjetër, veçse prishje e marrëveshjes së ekskluzivitetit, apo besëlidhjes, për shkak se në momentin që partneri apo partnerja i afrohet në intimitet një personi të huaj, automatikisht ka mohuar partnerin e parë. Kjo pastaj ndiqet nga përpjekja për ta justifikuar këtë besëprerje, dhe mënyra më e shpeshtë dhe më e përhapur që përdoret nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtra. Këtu marrëdhënia fillon tatëpjetën e saj, dhe nga një problem privat vjen e transformohet si fenomen krize publike, ngase martesa, familja, janë e mirë publike, dhe çdo cenim i tyre pasqyrohet në thurjen sociale të një shoqërie.

Po pse tradhtohet? Sepse martesa, apo lidhja e ekskluzivitetit, bazohet vetëm në elemente të paqëndrueshme. Nëse martesën do e bazojmë vetëm tek emocionet, ndjenjat, apo edhe seksualiteti, atëhere bashkimi në çift do të ishte i paqëndrueshëm, për shkak se emocioni, ndjenjat dhe seksualiteti janë të paqëndrueshme gjithashtu, dhe ndryshojnë në varësi të rrethanave. Që martesa të gëzojë qëndrueshmëri, ajo duhet mbështetur, përveç sa thamë më lart, edhe tek komponentë  të qëndrueshëm, të cilët janë, besimi në një Zot krijues dhe autoritet superior mbi çdo ndjenjë dhe emocion, dhe të kuptuarit e rolit dhe funksionit të martesës si  bashkim prokrijues dhe riprodhues të një qenieje tjetër njerëzore, siç janë fëmijët. Këto bindje e bëjnë paqëndrueshmërinë e ndjesive të futen nën kontrollin e një të mire më të madhe, duke sjellë stabilitet, vazhdimësi të ekskluzivitetit martesor, dhe qetësi e rregull social, ngaqë bërthama  familjare, si bazë e shoqërisë, ngelet e padëmtuar.

Tradhtia qëndron mes dy njerëzve si një person i tretë që funksion kryesor ka polarizimin e qëndrimeve dypalëshe deri në kufijtë e ekstremit. Kështu, dëmi në kufinjtë e ekstremit, që shpesh përfundon në divorc, kthehet në makthin e palës së dëmtuar, që, sigurisht, në më të shumtën e rasteve janë fëmijët. Linda McClain, e Universitetit të Bostonit, thekson se dëmi i tradhtisë bashkëshortore qëndron më shumë se tek akti jomartesor, tek tendenca për këtë akt, gjë e cila ndikon në prishjen e gjakut familjar, duke e transferuar trashëgiminë e gjakut tek një person i huaj jashtë martesës. Kështu prishet kuptimi, qëllimi, drejtimi dhe siguria që një martesë të siguron.

Kohët nuk  kanë ndryshuar, njerëzit po. Një çift jo i lumtur i para 30 viteve nuk do të divorcohej kaq kollaj sa sot. Kultura postmoderne e jetesës, ndryshimi i tregut global të punës, si dhe përhapja deri në absurd e relativizimit të vlerave morale, janë ndër shkaqet kryesore të deformimit të martesës. Kultura e idhujtarisë, e cila e nxjerr personin jashtë imazhit të vet real, duke e kthyer bombardimin e femrës në media deri në obsesion, ka çuar në ideografinë e bikinizimit, ku ideologjia liberale me grafikën e bikinit është kthyer në të vetmin kuptim sot për femrën dhe rolin e saj në shoqëri, i cili domosdoshmërisht u dashka të kalojë përmes seksualitetit.

Këto shigjeta helmuese, të cilat në formë të vazhdueshme dhe të përhershme e bombardojnë besëlidhjen e ekskluzivitetit martesor, e kanë trullosur sociologjikisht individin postmodern, si “uni” i izoluar i cili ka humbur të kuptuarit dhe të shijuarit e bashkësisë dhe familjes. Edhe pse një fenomen i shtuar, tradhtia bashkëshortore nuk mundet kurrë të fitojë status legalizimi, sepse masivizimi i një të keqeje nuk do të thotë legalizim i saj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Protesta qytetare: tregtarët në Elbasan e Kavajë kërkojnë taksa më të ulëta për biznesin e vogël

Protesta qytetare: tregtarët në Elbasan e Kavajë kërkojnë taksa më të ulëta për biznesin e vogël

Disa sekrete për të eliminuar lythat, nishanet, pikat e zeza dhe probleme të tjera të lëkurës

Disa sekrete për të eliminuar lythat, nishanet, pikat e zeza dhe probleme të tjera të lëkurës

Akademia përkujtimore nuk mjafton: kush e vrau kolonel Ahmet Krasniqin?

Akademia përkujtimore nuk mjafton: kush e vrau kolonel Ahmet Krasniqin?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni