Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Pas katër vitesh, SH.B.A ndodhet në pikën zero me Iranin

by te Sheshi
15/01/2020
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A

Në fundvitin e 2019-tës, Irani u përball me një seri protestash të cilat u shtrinë në të gjithë vendin. Protesta të cilat po kërkonin me ngulm ndryshimin e qëndrimeve dhe politikave që po mbante lidershipi aktual politik nën udhëheqjen shpirtërore të Khameneit. Këto protesta, shkaktuan shumë telashe, shumë viktima dhe të plagosur mes tentativës qeverisëse për të mos rrezikuar pushtetin, si dhe tentativës protestuese për përmirësim të situatës në nivel kombëtar. Lidershipi politik iranian, e justifikonte dhunën përmes idesë së forcave të huaja të cilat kërkojnë destabilizimin dhe dobësimin e Iranit, ndërsa pjesa tjetër e popullit, e justifikonte protestën me gjëndjen e padurueshme ekonomike por edhe social-politike të vendit. Të dyja arsyet, mund të jenë të vërteta, por, nga ato pak informacione që rrjedhin nga një vend i mbyllur si Irani, na bënë të kuptojmë se fibra sociale atje ishte çarë dhe se dhuna nuk është i vetmi mjet për të mbyllur çfarëdo plage sociale që shfaqet.

Pikërisht, në mesin e këtyre zhvillimeve, vjen edhe nje akt i cili habiti jo pak njerëz. Vrasja e Kasem Sulejmanit përmes një atentati me dron. Sulejmani ka qenë njeriu më i besuar i Ajatollah Khamaneit, si dhe mund të konsiderohej numri dy i gjithë hierarkisë së lidershipit iranian. Ai ishte kandidati i pashprehur për president i ardhshëm i Iranit. Dëshmitë e shumta, flasin për besueshmërinë e pakufizuar që ai kishte me Khamenein. Mjaftonte një kërkesë verbale e Sulejmanit për fonde, logjistikë, armatime e çdo gjë tjetër, dhe ato menjëherë i plotësoheshin. Me pak fjalë, goditja ndaj Sulejmanit ishte një goditje në zemër për vetë Ajatollah Khamanein. E meqë ishte kështu, atëhere vrasja e komandantit të forcave Kuds u konsiderua zyrtarisht një akt lufte ndaj vetë Iranit.

Për hir të së vërtetës, Irani në këtë formë e trajtoi të gjithë ngjarjen, një akt lufte ndaj saj. Pyetja që lind natyrshëm është se, përse vrasja u bë në mesin e protestave të cilat e kishin vënë në pozitë të vështirë Iranin? Përse vjen një akti i tillë  në mesin e protestave në Irak kundra vetë influencës iraniane atje, të cilat e kishin vënë dyfish në pozitë të vështirë Iranin,? Pak javë para kësaj ngjarjeje, protestuesit në Irak, veçanërisht në qytetet e  Naxhafit dhe Qerbelasë, kishin djegur konsullatat iraniane duke shprehur hapur revoltën e tyre ndaj dominimit iranian në këto zona. Vrasja e Sulejmanit prodhoi efektin e kundërt, të dëshiruar fort nga vetë iranianët, atë të homogjenizimit të popullsisë së saj ndaj një armiku të jashtë, ndaj një rreziku permament i cili duhet eleminuar më prioritet të lartë.

Në fakt, pas atemntatit, e gjithë retorika anti-amerikane u kthye në kulmin e saj duke prodhuar një vendim palamenti të Irakut për  largimin e trupave amerikane nga ai shtet, si dhe duke kthyer vëmendjen e protestuesve iranianë, nga rrugët e Teheranit drejt një praktike anti-amerikane. Pra, vendimi i marrë për të vrarë Sulejmanin, është një vendim që dihej se nxit luftë dhe dihej që nxit ndjenjën e armiqësisë. Atëhere, përse e ndërmorri Trump këtë veprim, kur ai kishte kohë që e shtynte një gjë të tillë ? Për t’u kuptuar e gjithë ngjarja, duhet që ne të zgjerojmë fokusin e  fakteve duke u kthyer herët që në fillimin e mandatit të Trump si president. Vizitën e parë që ai e bëri jashtë vendit si kreu i Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, e bëri në Arabinë Saudite. Idetë ishin krejt të qarta. Do të shkohej për të mbyllur një marrëveshje ushtarake për shitje armatimesh të sofistikuara në vlerë prej 380 miliardësh me qëllim organizimin e një fronti ushtarak suni kundër shiave të Iranit. Ajo që gjithmonë SH.B.A ka perferuar në Lindjen e Mesme, ka qenë që konfliktet  të mund të administroheshin nga forca aleate e jo nga vetë amerikanët. Ngjarjet rrodhën ndryshe. Kjo dëshirë e amerikanëve, nuk u realizua për shkak se embargoja ndaj Katarit dështoi dhe si e tillë dështoi edhe fronti suni, të cilin Trump e kishte projektuar të udhëhiqej as më shumë e as më pak, por nga diktatorët e disa vendeve aleate me SH.B.A.

Më pas, vjen edhe prishja e njëanshme e marrëveshjes nukleare me Iranin nga ana e vetë SH.B.A –ve duke hasur në kundërshtimin e të gjithë nënshkruesve të tjerë të kësaj marrëveshje si Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia. Kjo, hapi siparin e luftës së hapur ndrëmjet këtyre dy vendeve, por mbi të gjitha inkurajoi luftën proxy që bëhej nga Irani në të gjithë rajonin. Trump, e justifikonte vendimin e tij me arsyen se marrëveshja e bërë nga Presidenti Obama ishte e dobët dhe ai aspironte për një “Trump Deal” e cila do ta shtrëngonte Iranin drejt një marëveshjeje poshtëruese. Për këtë, administrata amerikane, adoptoi sanksione të mëdha dhe të bollshme për ta gjunjëzuar Iranin, por pa rezultatet e duhura. Për të mos thënë, që ky i fundit zgjeroi akoma më shumë influencën e tij në rajon. Sikur të mos mjaftonte kjo, Trump e shpalli Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste duke i hapur rrugë vetes për të kryer çfarëdo lloj veprimi ushtarak ndaj vetë shtetit të Iranit.

Pra, Vrasja e Sulejmanit ishte qershia mbi tortën e luftës, e cila ishte gatuar e pjekur prej kohësh  për të përfunduar në një konflikt të pashmbullt rajonal. Sot, pas asaj që ndodhi, të gjitha  palët nuk duan përplasjen. Halli i vetëm i adminsitratës Trump, janë armët nukleare të Iranit. Ky është kufiri që presidenti amerikan vendosi  në konferencën e tij të fundit menjëherë pasi raketat iraniane goditën bazat amerikanë në Irbil dhe Al–Asad.

Pas pothuaj katër vitesh, adminstrata Trump ndodhet në pikën zero me Iranin, tashmë pa as edhe një marrëveshje. Në vend që të punohej dhe financohej që regjimi iranian, i cili më shumë ngjan me një revolucion kubanez sesa më një tis islam pushteti që vjen nga historia e lavdishme e tij,  të mund të ftillohej nga protestat dhe nga lëvizjet popullore të brëndëshme. Politika e konfliktualitetit, kokëforësisë  e tipit  “wild west”, pa konsultimin e aleatëve evropianë, pa konsultimin e faktorëve të brëndshëm të politikës amerikane, prodhoi tashmë një regjim edhe më të vendosur në rrugën e tij. Po ashtu, përforcoi fantazmën e një lufte tjetër që vërtitet mbi kokat e dhjetra miliona njerëzve të pafajshëm të Lindjes së Mesme, të cilat kanë parë në gjakun e vetes dhe familjeve të tyre, se si kapriçiot mund të kthehen në fatkeqësi. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Kauza e një të majti të padalë në botë: pse Meksika kërkon të “heqë qafe” avionin presidencial?

Kauza e një të majti të padalë në botë: pse Meksika kërkon të "heqë qafe" avionin presidencial?

Shuhet Fehmi Oshafi, shpirti i “Kapedanit”

Shuhet Fehmi Oshafi, shpirti i "Kapedanit"

Afron gjyqi: Dhoma e Përfaqësuesve vendos që dërgimin e Trumpit në Senat

Afron gjyqi: Dhoma e Përfaqësuesve vendos që dërgimin e Trumpit në Senat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri

Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri

20/05/2025
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni