Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Nga një komb në disa shtete, në një komb dhe një shtet

by te Sheshi
20/10/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Nga një komb në disa shtete, në një komb dhe një shtet
9
SHARES

Duhet të jetë një ekzemplar i rrallë i vizionit dhe konceptit për kombin, që të maskuar nën devotshmërinë për ardhmërinë dhe njohjen e Kosovës, pa u njohur mirë si shtet, si strukturë administrimi politik e pavarur, “eksponentë” të caktuar kërkojnë ta varrosin çështjen shqiptare me anë të ceremonisë funebre, me kurora lulesh false, të kosovarizimit të identitetit kombëtar shqiptar. Në vorbullën e pafund të çudirave shqiptare, nuk përton dhe shfaqet një nga formulimet më të dëmshme dhe më antishqiptare të mundshme pikërisht në mesin e klimës së freskët kosovare. Besoj se njerëzit e letrave dhe publiku i Kosovës, së bashku me atë të trungut mëmë shqiptar, kanë dëgjuar për “gjetjen” terminologjike në ligjërimin politik dhe artikulimin opinionistik, e cila e përkufizon popullin e Kosovës si “kombi kosovar”. Sfurk më të madh të ngulur pas shpine një populli nën gjenocid për dekada me radhë, siç kanë qenë shqiptarët e Kosovës në këtë fazë historike, nuk mund të kishte.

Nismëtarët e kësaj terminologjie mundohen që padrejtësisë t’i përgjigjen me padrejtësi. Nëse është e padrejtë të thuhet se nacionalizmi shqiptar është thumbues dhe si produkt ka Shqipërinë e Madhe, një koncept ky i përpunuar në kuzhinat serbe të terminologjisë politiko-juridike, po ashtu aq e padrejtë është të sajohet një terminologji kundërshtuese e panshqiptarizmit, si “kombi  kosovar”, për t’i qetësuar ndërkombëtarët dhe për t’i rritur njohjet.

Mirëpo, kombi si terminologji, por edhe si entitet i një bashkësie njerëzish, meritohet, e nuk emërohet sipas qejfeve, bindjeve apo edhe konjukturave gjeopolitike. Kombi është një komunitet njerëzish të cilët ndajnë gjuhë të përbashkët, histori të përbashkët, aq më tepër nëse i shtohet edhe një religjion i përbashkët, dhe nuk është domosdoshmëri të kenë një sistem administrimi qeveritar të përbashkët. Kufijtë ndarës administrativë janë mjete dhe infrastruktura në funksion të situatave gjeopolitike, ndërsa identiteti kombëtar është pjesë e shpirtit të kombit dhe thelb i tij, i cili nuk afektohet nga mjetet të cilat kanë atribute të përkohshme. Në këtë kontekst, është e drejtë dhe thelbësore ajo që thotë z. Kurti: “… po bëhet e qartë se ne nuk kemi nevojë për një komb të shtetit, por për një shtet të kombit; se ne nuk kemi nevojë për një komb të ri të shtetit të Kosovës, por për një shtet të ri gjithëpërfshirës për shqiptarët.”

Ndarja në  “komb kosovar ” dhe “komb shqiptar”, dhe, nëse do t’i qëndrojmë të njëjtës logjikë, më vonë do të dalë edhe “kombi çam”, apo edhe ndonjë komb i ri në pjesën shqiptare të Maqedonisë, nuk është gjë tjetër veçse defaktorizimi i shqiptarëve në rajon dhe zbatimi i tezave serbe dhe greke mbi mosekzistencën historike të entitetit shqiptar në Ballkan, por trajtimi i tyre si ardhacakë dhe pushtues tokash. Vendlindja e identitetit kombëtar shqiptar, ku për herë të parë artikulohet në një format konsensual, ka qenë Lidhja Shqiptare  e Prizrenit, më 1878-tën. Pikërisht Prizreni, si pika përbashkuese politiko-administrative dhe kombëtare e kombit shqiptar, me teorinë e “kombit kosovar” duhet të zhbëhet nga historia, në mënyrë  që historinë e re ta rishkruajmë sipas kontekstit parcial, të tanishëm, kosovar. Ka dy realitete për sa i përket ndjesisë kombëtare në Kosovë. Njëri është realiteti maxhoritar i ndjenjës popullore në Kosovë për bashkimin kombëtar natyral me Shqipërinë, duke i dhënë fund deformimit historik. Dhe realiteti tjetër është ai politik, i përfaqësuar nga partitë politike në Kosovë, që, sipas revistës TIMES, e kanë shmangur nga ligjërimi politik tezën e bashkimit kombëtar, duke e reduktuar në 2% avokaturën politike të kësaj teze.

Shqiptarët janë copëzuar fatkeqësisht si produkt i padrejtësisë historike në kufij shtetërorë, duke e ndarë administrativisht, pse jo, edhe politikisht, kombin për një shekull. Nëse do të përpiqemi të gjejmë se ku ndodhen kufijtë e kombit, do të shohim se ato janë në kufirin ku ndahen etnitë në rajon. Pra, ndarja shtetërore apo kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor nuk janë tregues i ndarjes kombëtare. Kufiri i kombit, apo ndarja kombëtare, fillon aty ku hasen entitete të tjera kombëtare, me struktura gjuhësore, historike dhe fetare të ndryshme nga ai shqiptar. Në këtë kontekst, përcaktueshmëria si shqiptar apo kosovar nuk është determinizëm kombëtar, por dallueshmëri rajonale e shtrirjes gjithëshqiptare. Prandaj kërkesa për bashkim kombëtar nuk është gjë tjetër, veçse njësimi i kufirit kombëtar me kufirin shtetëror, duke e kthyer në normalitet ekzistencën shqiptare, nga një komb në disa shtete, në një komb dhe një shtet.

Duke iu referuar kësaj pikëpamjeje, nacionalizmi shqiptar ndryshon kryekëput nga ai serb, sepse ky i yni ka si modus vivendi rikthimin në natyrshmërinë kombëtare, të mohuar padrejtësisht, ndërsa ai serb ka si qëllim mbajtjen në mënyrë të panatyrshme nën domeinin e vet të një komb tjetër, që se lidh asgjë me të. Pra, nacionalizmi shqiptar është i natyrshëm dhe burimor, ndërsa ai serb është i strukturuar mbi padrejtësinë dhe deformimin. Kështu që nuk është aspak e nevojshme të sajohen terminologji të reja etnie, si ai i “kombit kosovar”, për të krijuar një “balancë” mes nacionalizmit serb dhe atij shqiptar.

Përveç sa thamë më lart, kjo përpjekje për kosovarizimin e kombësisë shqiptare në rajonin e Shqipërisë verilindore përbën edhe një precedent krejtësisht të padrejtë, atë të krijimit të “kombit multietnik”, ku brenda një kombi mund të jetojnë shumë etni. Këtë tezë e demanton diplomati, politologu dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Abdi Baleta, kur thotë: “…Studiuesit e njohur të proceseve të formimit të kombeve e theksojnë se në këtë proces etnitë shkrihen, zakonisht rreth një etnie që shërben si bërthamë, por pasi formohet kombi ai nuk mund të jetë më multietnik. Bashkë me kombin në një vend të caktuar zakonisht jetojnë pakica me identitet të ndryshëm kombëtar, etnik apo gjuhësor. Prandaj bashkimi i trojeve etnike shqiptare jo vetëm nuk do të çonte në krijimin e një ‘kombi etnikisht të pastër’, por do të rriste numrin e minoritarëve që do të jetonin në një shtet kombëtar shqiptar. ” (A. Baleta, “Kombi nuk mund të jetë multietnik!”, shkurt 2009)

Si përfundim, mund të themi se natyrshmëria kombëtare, duam apo s’duam ne, udhëheq gjithmonë drejt vendosjes së gjërave në vendin e duhur, qoftë kjo edhe me një kosto kohore shumë të gjatë. Sepse është rregull dhe ligj i kësaj ekzistence, ku drejtësia ka atribute të përhershme, ndërsa padrejtësia ka struktura të përkohshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ledia Canga: Pianistja me medalje të artë në Financë-Kontabilitet, që la gojëhapur Ilir Metën me “shokë”

Ledia Canga: Pianistja me medalje të artë në Financë-Kontabilitet, që la gojëhapur Ilir Metën me “shokë”

Patëllxhanët e mbushur, një pjatë plotë shije që mbledh familjen

Patëllxhanët e mbushur, një pjatë plotë shije që mbledh familjen

Prokuroria “hedh në kosh” letrën e Spartak Brahos: çfarë shkruhet nuk vërtetohet

Prokuroria “hedh në kosh” letrën e Spartak Brahos: çfarë shkruhet nuk vërtetohet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni