Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Marrëveshja PS-PD, fundi i militantizmit partiak

by Te Sheshi
22/05/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Marrëveshja PS-PD, fundi i militantizmit partiak

Me firmosjen e marrëveshjes mes dy partive më të mëdha politike, PS dhe PD, pas tre muaj përplasjeje, shoqëruar me një artikulim të paprecedent i cili kujdesej që të mos dilte asnjëherë nga ekstremi i papranueshëm, u shënua edhe mbyllja e çadrës si simbol i një lufte kundër tiranisë dhe i ngritjes së një republike të re, që në perceptimin masiv luhatej mes frikës nga dhuna dhe epshit për pushtet. Tre muaj të një gjendjeje psikologjike të elektoratit e cila karakterizohej nga kaosi dhe pamundësia e të gjeturit të një fije logjike në të gjithë atë çka po ndodhte.  Nga njëra anë, kërkesat e liderit të opozitës ishin të panegociueshme dhe të qarta, nga ana tjetër, lëvizjet e nëndheshme politike kishin kohë që gjarpëronin në atmosferën tonë të nderë politike.

Ka një hendek mes artikulimit publik opozitar gjatë këtyrë tre muajve dhe rezultatit final me firmosjen e marrëveshjes. Premtimi i liderit Basha ishte taksativ, se nuk do të zhvillonte zgjedhje me kryeministrin aktual Rama. Fakti sot tregon se ai nuk e mbajti fjalën e tij. Basha i pati premtuar gjithë elektoratit të djathtë se nuk do të bëhej pjesë e një qeverie teknike ku kryeministër do të ishte përsëri Rama. Sot realiteti tregon se kjo gjë po ndodh. Kreu i kampit opozitar pati deklaruar se nuk do të negocionte apo dialogonte me kryeministrin aktual pa pasur para tij dorëheqjen e këtij të fundit. Për hir të së vërtetës, ditët e fundit patën shënuar negociata deri në lutje me këtë kryeministër pa pasur ndonjë akt dorëheqjeje para tij, por vetëm buzëqeshjen ironike dhe tallëse të këtij të fundit. Aq më tepër kur “Republika e re” e zotit Basha pati bërë premtimin solemn brenda çadrës se nuk do të ndiqte politikën e zezë të kulisave të një qeverie e cila përfaqësonte politikën e vjetër. Sot, “Republika e re” kaloi në procesin më spektakolar të abortit politik, jo vetëm duke u bërë pjesë e politikës së vjetër, por edhe duke e fuqizuar e legjitimuar më shumë atë. Nuk do të ketë  zgjedhje brenda qershorit bërtiste kreu opozitar, duke e përforcuar këtë thënie me krahun e tij që lëvizte në formë lavjerrësi lart e poshtë, si për të sanksionuar se kjo është një gjë e panegociueshme. Ne tashmë po përgatitemi të votojmë brenda muajit qershor me legjitimimin dhe aprovimin e opozitës dhe të kreut të saj.

E gjithë kjo që ndodhi, që nga fillimi e deri tek përmbyllja e marrëveshjes, solli disa prurje të reja në politikën e sotme shqiptare. E para, vulosi një fakt të rëndësishëm: se pas kësaj marrëveshjeje, dhe pas më shumë se 27 vitesh politikë tranzicionale, militantizmi partiak e ka humbur kuptimin e vet, dhe tashmë të qenurit militant partiak me këtë lloj feudalizmi politik, jashtë parimeve dhe vlerave themelore mbi të cilat kjo politikë ngrihet, nuk ka pikë kuptimi.

E dyta, ndryshe nga perceptimi i liderëve tanë politikë se zgjedhjet në SHBA kishin shënuar një çarje të madhe dhe të thellë në politikën e brendshme amerikane mes dy kampeve rivale, atij antisoros, të përfaqësuar nga presidenti aktual Trump, dhe pjesës tjetër mbështetëse prosoros në kampin demokrat, realiteti politik amerikan u shpërfaq unik në raport me krizën shqiptare dhe atë maqedonase, duke dhënë një mesazh të fortë dhe solid, i cili përmblidhej në atë se interesat, por, mbi të gjitha, fuqia amerikane në rajon, vazhdonin të mbeteshin po të tilla. E treta, kriza shqiptare dhe ajo e rajonit konfirmoi edhe një herë dobësinë politike të institucioneve të Bashkimit Europian, që u shpërfillën nga politikanë amatorë të rajonit, përfshirë edhe ata shqiptarë, duke kulmuar edhe më një fushatë të paprecedent kundër tyre.

E katërta, kjo krizë politike konfirmoi faktin se politika shqiptare nuk është çliruar nga padrinot e vjetër të politikës, të cilët kanë fuqinë dhe aftësinë për ta mbajtur atë akoma peng dhe, për më tepër, mund ta personalizojnë atë dhe vullnetin politik popullor në shërbim të disa interesave ngushtësisht private. E gjithë ajo që ndodhi, pavarësisht retorikës publike të liderëve politikë, ishte në thelb një luftë verbale e cila qëllim kryesor të saj kishte mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e sundimit personal të tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Libraria franceze gjen mënyrën interesante të afrimit të njerëzve me librat (foto)

Libraria franceze gjen mënyrën interesante të afrimit të njerëzve me librat (foto)

Nishani dekreton “teknicienët” e PD-së, kush është emri i përfolur për korrupsion në kohën e Berishës

Nishani dekreton “teknicienët” e PD-së, kush është emri i përfolur për korrupsion në kohën e Berishës

Rreziku nga rriqrat në Kosovë, fillon fushata e spërkatjes së zonave endemike në Malishevë

Rreziku nga rriqrat në Kosovë, fillon fushata e spërkatjes së zonave endemike në Malishevë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni