Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Lypës falsifikatorë

by Te Sheshi
20/12/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Lypës falsifikatorë

E gjitha fillon me një karvan të gjatë makinash që stivosen çrregulltazi para dritës së kuqe të semaforit, që pothuaj kurrë nuk ndryshon ngjyrë. Sapo je shfryrë nga denduria e pickimeve irrituese nga pritja e semaforit të parë vetëm pak qindra metra prapa, avazi i evakuimit psikologjik që të shkakton pritja në radhë semafori përsëritet përpikmërisht sa herë që zgjidhjet tona të trafikut urban kanë anuar drejt formulash më të lehta dhe më pak të kushtueshme të mundshme. Në situata të tilla, përsiatja jote nuk ka kurrë shansin të thellohet më tutje, për shkak të një siluete andertali e cila merr trajtë akullnaje hundështypur tek xhami anësor i makinës tënde, ngjashëm me një vepër arti nën gjelatinë.

Papritmas ndodhesh i përballur me një dialog burgu, ku xhami i makinës të aktivizon një marrëdhënie gjestikulacioni me qenien e cila ndodhet përtej territorit tënd, e përjashtësuar nga konforti i xhamtë i makinës. Në këtë situatë prite nga banda të paarmatosura lypësish profesionistë, të cilët zhdukin me praninë e tyre çdo lloj ndjenje admirimi, detyrohesh të administrosh një situatë qesharake depresioni të një varfërie të shtirë, që sa vjen e transformohet në një tatim bashkiak mbi durimin dhe botëkuptimin personal të secilit.

Gra, fëmijë e foshnja të të gjitha moshave dhe përmasave përbëjnë një makineri marketingu të një keqardhjeje tinzare, që e përzier me pluhur e djersë, e gjitha në funksion të lypjes së kthyer në një aktivitet biznesi pa liçencë e taksa, shtohet përpjestueshmërisht përditë, duke depersonalizuar ndërgjegjen qytetare. Në saje të frymës së politikës lokale për t’u përqendruar vetëm tek gjërat e mëdha dhe për t’i lënë ato të voglat e të përditshmet në fund të mandateve, kur edhe vjen vlerësimi popullor, ka ardhur puna që kryqëzimet tona të transformohen në disa derivate të qendrave tregtare, me lloj-lloj halldupësh e abuzuesish që nuk kanë aspak lidhje me varfërinë. Këtu nuk bëhet fjalë për ndihmë ndaj të varfërve dhe të vobektëve; këtu bëhet fjalë për të çrrënjosur një sistem falsifikatorësh të ndjenjave dhe emocioneve me qëllim përfitimi.

Ka qenë një premtim elektoral i të gjithë kandidatëve për kryetar bashkie të çdo kohe se do t’i pastronin semaforët nga lypësit dhe ambulantët që dhunshëm u imponohen qytetarëve në momentet më të papërshtatshme për ta. Pyetja që shtrohet është se çfarë mund të bëjë një kryeqytet i cili nuk është në gjendje t’i disiplinojë shkarkimet e veta sociale, duke i futur në ullukun e edukimit kolektiv me ndjenjën e punës dhe kontributit? Nëse nuk jemi në gjendje t’i menaxhojmë fenomene të tilla të cilat janë lehtësisht të rregullueshme, atëherë çfarë ndodh me problematikën e madhe të kryeqytetit më vonë?

Lypësit falsifikatorë janë në të gjithë botën njësoj. Të njëjtat fjalë e forma pothuajse identike përdoren kudo, me një gjuhë mbikombëtare e pa territor. Kërkesa për para sepse lypësi apo lypësja nuk ka shtëpi, apo sepse nuk ka që të blejë ilaçe, përsëritet me një besnikëri shumëfishimi të habitshme. Dikush ta përcakton lypjen si një taksë të sheshtë kur të thotë, “A ke njëqind lekë?”, e ca të tjerë të vijnë me një kovë e fshirëse xhamash të një epoke të papërcaktuar, dhe, në tentativën për ta pastruar makinën tënde, lënë një njollë gjeografike të shpifur mu përballë xhamit tënd.

Gjërat ndahen mes hallit e nevojës dhe lypjes si profesion full-time. Të kërkojnë lekë për ushqim, por kur u ofron ushqim të mirë, e refuzojnë dhe duan lekë gjoja për ta blerë atë. Kërkojnë strehim, por kur u ofron qendra rehabilitimi, muk pranojnë dhe ikin. Thonë që s’kanë para, por shuma që u vjen në fund të ditës është më e madhe sesa pagesa e ditës tënde të lodhshme të punës. Thonë se vuajnë përditë, por përditë në mënyrë rituale luajnë të njëjtën shfaqje. Eshtë e domosdoshme, dhe qytetarisht e nevojshme, që të pengohet ky shembull i keq i mjegullimit të varfërisë, i përzierjes së një situate vërtet emergjente me profesionistë të mashtrimit publik. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
“LEXO!”/ Mbretëria e pavdekshme e çastit

"LEXO!"/ Mbretëria e pavdekshme e çastit

Zgjedhjet në Spanjë: Podemos trondit sistemin dy partiak

Zgjedhjet në Spanjë: Podemos trondit sistemin dy partiak

Seria A: Interi ndalohet nga Lazio në San Siro

Seria A: Interi ndalohet nga Lazio në San Siro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni