Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Fifty shades of Xhisiela

by te Sheshi
02/10/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Fifty shades of Xhisiela

Më në fund, në ekranet e televizioneve kryesore u shfaq Xhisiela duke na dhënë të gjithëve mundësinë për të bërë lidhjen e figurës me ngjarjen, pas atij cikloni mediatik i cili zuri gjithë hapësirën e komunikimit publik. Jo vetëm kaq, por zuri edhe hapësirën e komunikimit individual të njerëzve me veten dhe me familjet e tyre. Në fakt, është karakteristikë e kohës ku jetojmë, që publikja tashmë nuk është e ndarë si me thikë me privaten, por dhunshëm ose jo, ajo penetron në privaten e secilit duke çmagjepsur individin e sotëm nga bredhja me vetveten, drejt ngjarjeve apo personave të cilët pak ose aspak kanë të bëjnë me ta. Pra, me një fjalë, intimja dhe privatja janë sot më shumë se kurrë publike dhe publikja sot është kthyer në lajtmotivin kryesor të privates tonë. Kjo, brenda një përpjekjeje që çon suksesshëm drejt shpërqëndrimit masiv ndaj ideve apo synimeve të rëndësishme që njeriu duhet të ketë në jetë. Kështu, Xhisiela përfaqësoi pikërisht ngjarjen e fundit e cila zaptoi privatet tona për t’iu kthyer gjykimit publik me anë të rrjeteve sociale që jane transformuar në Colosseume dixhitale ku ngritja lart ose poshtë e gishtit përfaqëson edhe ekzekutimin ose jo elektronik të subjektit të radhës.

Kjo ngjarje në thelbin e vet ka tre kolona kryesore ku ajo vërtitet. Ato janë Xhisiela, shteti dhe populli. Të tre këto kolona janë të dyzuara në vetvete duke e bërë ndarjen me të komplikuar. Pra, kemi shtetin të dyzuar në qëndrimin e pozitës dhe opozitës për ngjarjen, popullin e dyzuar për qëndrimin i cili ndahet në popullin e majtë dhe popullin e djathtë për ndodhinë dhe për çdo ndodhi, si dhe Xhisielën e cila nuk na shfaqet vetëm me dy hije. Nga intervistat e fundit të saj mund të zbulojmë dhjetra hije të cilat vërtiten rreth figurës qendrore të kësaj ngjarjeje, midis frikës dhe histerisë, kufijtë e të cilave është vështirë të ndahen kollaj. Aty ku ka frikë nuk ka histeri dhe aty ku ka histeri nuk ka frikë. Vështirë të gjendet një person i cili i trupëzon të dyja këto ndjenja në të njëjtin subjekt për të njëjtën ngjarje dhe në të njëjtën kohë.

Thelbi i dyzimit të këtyre kolonave qëndron në faktin e abstenimit të të moralshmes në të tre kolonat e ngjarjes. E moralshmja është investimi dhe garancia më e mirë për besueshmërinë. Prandaj besoj se ka probleme me besueshmërinë në të tre kolonat e ngjarjes. Ka probleme me besueshmërinë e shtetit dhe institucioneve të tij në lidhje me zbatimin e proçedurave ligjore kur një ngjarje e tillë ndodh, sepse morali i ligjit nuk aplikohet njësoj si për individin e thjeshtë dhunues ashtu edhe për Vip-in apo vipat e kësaj shoqërie. Morali i ligjit është relativizuar dhe besueshmëria ndaj tij dhe zbatuesve të tij bie me kokëposhtë sa herë që shteti dështon të jetë thjesht shteti që duhet të jetë.

Një “Far West”, ja çfarë është kthyer Shqipëria sot. Banditë dhe njerëz ordinerë që kontrollojnë jetët tona. Banditë dhe njerëz ordinere që kontrollojnë edhe kontrolluesit e jetëve tona, politikanët. Sot, më shumë se kurrë, krimi ka hipur në piedestalin e qytetit dhe e ka nënshtruar atë. Njerëz ordinerë që na kanë futur në një rreth vicioz ordiner nga i cili nuk dilet vetëm se me një reformë totale te brendshme njerëzore. Ata nuk kanë vrarë vetëm njerëz, ata po vrasin shpresën, dhe bashkautore me ta në krim është edhe lidershipi ynë politik. Kriminelët dhe të korruptuarit tanë publikë janë disa herë më të paktë se kriminelët dhe të korruptuarit tanë të fshehtë.

Ka probleme me besueshmërinë tonë si popull, të cilët relativizojmë kriterin moral të pothuaj çdo gjëje, dhe pastaj kërkojmë me insistim drejtësinë sociale dhe dinjitin e munguar. Sa njerëz shëtisin rrugëve dhe që mund të jenë kriminelë, diktatorë e të korruptuar potenciale të cilët nuk i njohim vetëm se nuk u është dhënë mundësia. Jemi ne që prodhojmë këtë establishment me anë të votës apo qoftë edhe me anë të një tundjeje të thjeshtë koke në shenjë aprovimi të atyre mijëra çikërrimave të gabuara e padrejtësive të cilat grumbullohen sa një “mal që s’bzan” dhe që përbën realitetin nga i cili sot të gjithë duan të ikin.

Ka probleme edhe me vetë besueshmërinë e Xhisielës, e cila ka vendosur ta ndërtojë marrëdhënien e saj brenda një kodi i cili për vite me radhë ka lejuar të bashkëjetojë me një njeri  problematik të cilin, për çudinë e të gjithëve, ajo vazhdon akoma ta dojë, të xhelozohet dhe për më tepër të deklarohet se shenjat e cigares janë pasojë e lojës me të dashurin. Është e kërcënuar me jetë mund të mendojmë, prandaj shprehet kështu. Edhe nëse do të ishte e vërtetë kjo, edhe nëse dikush mund të na e ndante qartazi frikën e saj nga histeria gjatë prononcimeve, përsëri është detyrë e shtetit të garantojë sigurinë dhe integritetin e qytetarëve të vet, të shprehen ashtu siç janë në të vërtetë, sidomos të atyre qytetarëve të cilat janë në pozita të tilla si Xhisiela.

Ngjarje të tilla të cilat po ndodhin shpesh, ngjajnë me eksperimente sociale të cilat po na ndodhin falë një teknologjie makabre e cila vë ne testim të vazhdueshëm vetë marrëdhënien tonë me ngjarjen nga ku arrijmë të lexojmë vetveten dhe rënien tonë të lirë drejt humbjes së besueshmërisë. Nëse në një ndodhi të gjithë komponentët e saj kanë probleme me besueshmërinë, atëhere çdo ngjarje do të shoqërohet me hije të pafundme, hije të cilat do të duken si tragjedi me një akt të vetëm që më kot përpiqen për t’i siguruar qytetit katarsisin. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Champions: Reali bie në Moskë (rezultatet dhe renditjet)

Champions: Reali bie në Moskë (rezultatet dhe renditjet)

“Xhisiela”, Rama premton goditjen e shpifjes

“Xhisiela”, Rama premton goditjen e shpifjes

Vdes Graciano Roçhigiani, një Smart i merr jetën    Rocky-it real

Vdes Graciano Roçhigiani, një Smart i merr jetën Rocky-it real

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni