Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Redi SHEHU: Çekstremizimi i “tjetrit” kulturalisht

Nga te Sheshi
20/07/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Çekstremizimi i “tjetrit” kulturalisht

Jemi mësuar në formë rutinore të dëgjojmë për racizmin si shfaqje e shëmtuar e përbuzjes bazuar në përkatësinë biologjike të njeriut. Po ashtu jemi mësuar ta konsiderojmë atë si një ndër aktet më të papajtueshme me logjikën njerëzore, por edhe më të urryerat. Për pasojë, aksione të mëdha sociale e ligjore, dhe një sërë kushtetutash e konventash ndërkombëtare, e bënë me të drejtë të detyrueshëm dënimin me ligj të çfarëdolloj manifestimi të kësaj natyre. Ajo çka nuk jemi mësuar të dëgjojmë dhe të shohim akoma është mënyra se si paragjykimi religjioz të trajtohet si cenim i dinjitetit dhe i karakterit të njeriut. Duke qenë se karakteristikat nënçmuese midis përkatësisë biologjike dhe asaj religjioze janë të njëjta, atëherë me të drejtë lind dhe pyetja: A mundet që paragjykimin religjioz ta konsiderojmë “racizëm kulturor”? Mendoj se, edhe pse racizmi është  lidhur drejtpërdrejt me përkatësinë racore, termi “racizëm” ka hyrë tashmë si një formë e re dhe e ndarë nga koncepti tradicional i tij, duke nënkuptuar çdo lloj përçmimi dhe nënçmimi. Pra, një model krahasimor i paketuar në një shprehje e cila i përshtatet përshkrimit të pabarazisë dhe padrejtësisë së çdo fushe.

Racizmi me bazë ngjyrën, pra, ai që ka të bëjë me përkatësinë biologjike, nëse qëndron i vetëm, mbyllur në përçmimin racor e biologjik të njeriut dhe i përqendruar në individë apo grupe të veçanta, mund të zhduket apo eliminohet si sëmundje sociale nëse shoqëria ndërmerr hapat dhe i aplikon të gjitha mekanizmat që e shpërbëjnë këtë dallim. Ndërkohë që “racizmi kulturor”, për shkak të mbështetjes në kulturë dhe jo në racë, e bën procesin e shërimit të tij më të vështirë dhe më të gjatë në kohë, shpesh edhe të pamundur, për të mos thënë që në raste të veçanta e rrit si fenomen përkeqësues.

Kështu, ky racizëm kulturor, ashtu si racizmi tradicional që nuk pranon ngjyrën dhe përkatësinë biologjike të tjetrit, manifestohet në të njëjtën formë përmes mospranimit të praktikave kulturore të individëve apo grupimeve të caktuara në botë. Atëherë, mund të arrijmë në definicionin se islamofobia, si një ndër format e racizmit kulturor (në rastin konkret, të përbuzjes nisur nga përkatësia religjioze), ka si karakteristikë kryesore paaftësinë dhe pamundësinë e negociimit të ndryshueshmërive kulturore. Jo vetëm kaq, ajo ka edhe paaftësinë në evidentimin e ngjashmërive kulturore, sepse premisa e saj ngrihet duke u bazuar në homogjenizmin e “tjetrit” si  i keq.

Dëmi bëhet akoma më i madh nëse islamofobia bashkohet me urrejtjen racore. Domethënë, përveç urrejtjes së përkatësisë religjioze, asaj i shtohet edhe ngjyra e lëkurës, duke bërë që figura e muslimanit të urrehet padrejtësisht jo vetëm si pasojë e besimit që ai mbart, por edhe si pasojë  e paraqitjes së tij të jashtme. Ky cocktail fobik ka rezultuar të jetë një armë shkatërruese kryesisht në ato shoqëri ku përbërja etnike ka qenë e ndryshme përkarshi ndryshueshmërisë së asaj kulturore.

Ndërsa kur është fjala për të përcaktuar konceptin e ekstremizmit, shohim që në formë të përsëritur, të qëllimshme ose jo, të harrohet formula se nuk është cilësia e Islamit që i bën njerëzit të dhunshëm, por janë njerëzit vetë që përbëjnë thelbin e manifestimit të dhunës. Pra, nuk është Islami problemi në rastin e ekstremizmit, por ekzistenca e një grupimi të vogël njerëzish mendjengushtë që efektin e kanë të madh në saje të dekontekstualizimit të mësimeve të fesë, të parimeve, praktikave dhe normave fetare. Për më tepër, ka edhe një konfuzion terminologjik lidhur me atë se çfarë do të quhet deformim fetar. Në pjesën më të madhe kemi dëgjuar për definicione të natyrës “fondamentalist”, duke nënkuptuar ekstremizmin fetar. Formë e nënkuptuar e asaj se, sa më shumë praktikant në rrënjë të fesë të jetë individi, aq më  ekstremist bëhet ai. Ky nocion paraqet deformim në vetvete, sepse ndodh krejt e kundërta: sa më thellë dhe në mënyrë të shëndoshë t’u futet mësimeve të religjionit, aq më larg pozicionohet individi me ekstremizmin. Pra, mendoj se termi më i saktë për të përkufizuar shmangien nga themeli i religjionit është “ekstremizmi”, e jo fondamentalizmi.

Që të luftohet ekstremizmi, duhet të çekstremizohet tëhuajësimi i “tjetrit” kulturalisht; dhe të fundit që mund ta përcaktojnë ekstremizmin tek tjetri janë ekstremistët e palës kundërshtare. Kësisoj, nuk mundet kurrë që një ekstremist të përcaktojë ekstremizmin tek pala tjetër, sepse pozitat e logjikës së tij janë të kompromentuara. Për ta bërë këtë, duhet së paku të bëhet ndarja mes koncepteve të religjionit dhe sjelljeve individuale të individëve të caktuar të cilët pretendojnë të jenë pjesë e tij. E nëse është kështu, atëhere përcaktimi i  ekstremizmit tek kultura e tjetrit nuk bëhet as nga liberalizmi apo sekularizmi për sa kohë ato janë absolutiste dhe  fondamentaliste në qasjen e tyre, por duhet një qëndrim më i balancuar ndaj realitetit. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!
Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

05/02/2023
Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Lajme të tjera
Kubanezët “mësyjnë” ambasadën e sapo hapur të SHBA (Foto)

Kubanezët “mësyjnë” ambasadën e sapo hapur të SHBA (Foto)

Është rreth 100 vjeçe por në spital i thonë se është shtatzënë. Ja çfarë ndodhi në të vërtetë

Është rreth 100 vjeçe por në spital i thonë se është shtatzënë. Ja çfarë ndodhi në të vërtetë

BE arrin marrëveshje, 32 mijë emigrantë do të pranohen nga Italia dhe Greqia

BE arrin marrëveshje, 32 mijë emigrantë do të pranohen nga Italia dhe Greqia

TË FUNDIT

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

2 orë Më parë
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

5 orë Më parë
Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

5 orë Më parë
Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

08/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist