Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Redi SHEHU: Brezi “X”

Nga te Sheshi
03/06/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Brezi “X”

Të përhershëm dhe të pazëvendësueshëm, mundësisht pranë dyerve të pallateve apo fillimrrugicave, janë kthyer në postoblloqet urbane të popullimeve heterogjene, të cilat kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme që jeta komunitare të  vazhdojë ashtu pa ndonjë të re bezdisëse. Ditën në rrugë e natën në lloto, asgjëja e tyre përplotësohet përditë duke u kthyer në një pakuptimësi të madhe plot pikëpyetje e qorrsokake.

Në kthinat e blloqeve të pallateve stivosur mbi ish troje të gjelbërta apo në rrugicat e shtëpive përdhese të zgërlaqura nga gjigantët shumëkatësh, shpesh të bie rasti të shohësh grumbuj informalë adoleshentësh me qëndrime shkapërderdhëse të strukur nën kapuçët misteriozë në kokë, me lëvizje të papërcaktuara dhe merak-ndjellëse, që tymosin lëndë të çuditshme avujt e të cilave dehin gjithë lagjen. Grumbuj- grumbuj e tufa- tufa, në mënyre gati të nënkuptuar komunikojnë me njëri-tjetrin përmes ca kodesh të pazbërthyeshme injorance duke mbushur atë asgjënë e tyre ditore me miningjarje gallatash shoqëruar me vërrima e piskama zoologjike.

Taborrit të individëve informalë me kapuç, i shtohen skuadriljet e interneteve, lokaleve të vrasjes së kohës me pagesë, llotove e basteve të paepura mbushur plot me gjenerata pëllitëse sa herë që një top i shkretë përpiqet të futet në rrjetë, dhe kafeneve që të zënë pritë pas çdo kthese, mbushur me apati e tym, thashetheme e shpoti. Pa folur për ndonjë barakë ku mishi i zgarës fillon të ekzekutohet pasi një tharëse flokësh ka bërë kërdinë mbi ca mbetje qymyri që asfiksojnë të gjithë minibashkinë.

Kur sheh këtë taborr të rinjsh të cilët çuditërisht  shtohen në mënyrë progresive,  mundohesh t’i japësh një domethënie gjësë e cilat të kthehet përherë e më e komplikuar dhe meraku yt reduktohet vetëm në një proibicionizëm familjar ndaj fëmijëve të tu, në formën e një rregulli xhandarmërie mbi kohën e lirë dhe luajtjen në ambientet e përbashkëta të banimit. Kështu nga pamundësia për të ndryshuar realitetin e tjetrit, i kthehesh realitetit tënd familjar duke ngushtuar hapësirën e lirisë vetjake për t’i shpëtuar vrimave të zeza sociologjike që ndodhen poshtë këmbëve të tua dhe që përditë thithin pafund kontingjente të reja në format e tyre  të pavetëdijshme.

Dhe ti, pas një dite të lodhshme, apo pas një pushimi të shumëpritur, dëshiron vetëm të bësh një shëtitje këtu afërt pa i hipur ndonjë gjëje e të arratisesh në ishujt e blertë të periferisë, përballesh me një jetë getoje në të cilën ndihesh si banori i gabuar i lagjes së vjetër. Metamorfoza e saj në drejtim të paditur me prirje drejt së cekëtës të lë me gojë hapur. Ky proçes i tëhuajsimit vetjak brënda territorit tënd i cili përditësohet gradualisht duke prodhuar një realitet të huaj, e kthen jetesën në blloqet e banimit në një izolim kolektiv të detyrueshëm.

Rinia jonë, përfaqësuese e denjë e “Brezi X”, identiteti i së cilës luhatet përmes kristaleve të lëngshme të ekraneve të sheshta, është në kërkim të një mënyre të kollajshme suksesi e pasurie  pa mund e dije, pa punë e përpjekje. Teksa kridhesh në rrugicat e kthinat e qyteteve tona plot me adoleshentë nën efektin e sedativëve mediatikë, e kupton se pozicionimi i duhur i një rinie në marrëdhëniet e saja me ambientin, me fqinjët, me prindërit me institucionet e arsimimit si dhe me çdo gjë tjetër të natyrshme në këtë botë, kthehet në një pamundësi konkrete.

Si pauses të brezit të mëparshëm të goditur nga tajfune të njëpasnjëshme sociale, brezi i ri nuk po reflekton atë ndryshimin e madh të pritshëm të shoqërisë sonë drejt progresit, por aq më keq, vlerave të humbura të shoqërisë tonë në dekada po i shton antivlerën postmoderne të materializuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Të ndodhur në këtë kurth të ri social të ngritur nën këmëbët e secilit, nuk  dallojmë bombën e madhe të brezit të ri e cila akoma e pa shpërthyer, afishohet frikshëm në realitetin tonë urban, dhe as që nuk e imagjinojmë valën e madhe goditëse që ajo mund të shkaktojë pas disa vitesh kur këta adoleshentë të transformohen në zotër të ca gjërave të rëndësishme dhe të reflektojnë gjithë atë kotësim të akumuluar ndër vitet e tyre të hershme të shkapërderdhjes vetjake.

Aktorët e sotëm socialë të cilët marrin pjesë aktive në formësimin e përceptimit publik, që nga mediat e deri tek gjyshërit që kanë hequr dorë nga nipërit për të luajtur atë dominonë e tyre ulur në letra kartoni në pritje të pensionit avullues, duhet të rimoralizojnë qëndrimet dhe mesazhet e tyre në raport me brezin e ri për të parandaluar shfaqjen e përbindshave aspak mitologjikë por që gjezdisin tek pragu i derës, të bëhen shkatërruesit e normave tona shoqërore e morale. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

25/01/2023
Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?
Opinione

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

25/01/2023
Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri
Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

12/01/2023
Lajme të tjera
Raporti: Ja si i shmangen dënimit zyrtarët e korruptuar

Raporti: Ja si i shmangen dënimit zyrtarët e korruptuar

Mitrovicë: Pasi serbi i vrau familjen Alush Alushit, tani po tenton t`ia rrëmbejë edhe shtëpinë

Mitrovicë: Pasi serbi i vrau familjen Alush Alushit, tani po tenton t`ia rrëmbejë edhe shtëpinë

BE i trembet “tokës së djegur” të Gruevskit dhe e paralajmëron

BE i trembet "tokës së djegur" të Gruevskit dhe e paralajmëron

TË FUNDIT

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

46 minuta Më parë
Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

59 minuta Më parë
Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

2 orë Më parë
SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

28/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist