Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

    Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

    Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

    Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

    Dimër apokaliptik amerikan: Rusia siberiane duket lule!

    Dimër apokaliptik amerikan: Rusia siberiane duket lule!

    Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

    Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

    Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

    Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

    Libri: Ndërsa Clinton po merrej me Lewinsky-n, Bin Laden godiste

    Libri: Ndërsa Clinton po merrej me Lewinsky-n, Bin Laden godiste

    “Pse”-ja e një përjashtimi: Ilhan Omar, jo më në një Komitet të Kongresit

    “Pse”-ja e një përjashtimi: Ilhan Omar, jo më në një Komitet të Kongresit

    Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

    Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Redi SHEHU: Andrallat e turbourbanistikës tonë

Nga te Sheshi
10/08/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Andrallat e turbourbanistikës tonë
7
SHPËRNDARJE

Ngado që të vërtitesh është e pashmangshme përplasja vizuale me tabela të projektuara në lartësi optimale, të cilat kujdesen në mënyrë të posaçme për të shpalosur në formë të përveçme copëza parajse ndërtimesh plot gjelbërim, në mesin e të cilave ngrihen të projektuara në perspektivë objekte luksoze. Këto, si për të treguar se në territore të tilla, të rrethuara me llamarina, së shpejti do të përfundojë lidhja metafizike e njeriut me baltën, për t’i lënë vend një epoke të re ambientale. Të njëpasnjëshme, të shpeshta, por edhe të larta, në dimensione shikueshmërisht të pagabueshme, i gjen këto copëza të së ardhmes që presin me padurim të implantohen në kënetën tonë urbanistike, duke ndjekur shembullin e qindra syresh që tashmë të ekzekutuara qëndrojnë të shpërpjestuara në lartësi e formë.

Teksa përplasesh vizualisht me tërë këtë zhanër emulativ ndërtesash, projekte lagjesh, rrugësh, bulevardesh, urash e mbikalimesh, ndërgjegjësohesh për një fenomen të cilin të gjithë ne e përjetojmë në formë gati instiktive. Fenomenin e të jetuarit me psikozën e realitetit të mundshëm në formën më të bukur, ideale, dhe, njëkohësisht, ecjes, shkeljes, apo edhe konsumimit të përditshmërisë konkrete mbi kaosin dhe informalitetin. Ngjan me një hipnozë kolektive, e cila ushqehet nga dëshira për një realitet ndryshe, e formësuar në kufijtë e agonisë së shpresës përmirësuese. Kemi tashmë mbi dy dekada që e ndërtojmë ditën tonë, momentet tona, bazuar në një realitet imagjinar, i cili ngrihet në territore perfeksioni të së mundshmes, në një qytet psiqik me rrugë ekzemplare, trotuare mahnitëse, me ndërtesa në harmoni dhe estetikë të admirueshme, me infrastrukturë të shndritshme, të pakomplikuar, dhe pa probleme.

E kërkojmë këtë ëndërr, e cila vërtitet çdo ditë në mendjet tona, në formën e një pyetësori mbi shkaqet se përse shtete të tjera kanë arritur ta zbresin qytetin e tyre të ëndrrave në formën materiale të prekshme e rrezatuese, e ani pse intensiteti i ndërtimeve dhe realiteteve të reja në prurje mund të jetë më i madh se te të tjerët, përsëri humnera mes qytetit tonë të ëndrrave dhe realitetit thellohet gjithnjë e më shumë.  Madje edhe brenda vetë ëndrrës së të resë në ardhje shpërfaqen mospërputhje; e thënë më thjeshtë, mes tabelës së projektit dhe projektit të përfunduar ekziston tashmë një masë e pashpjegueshme dhe e koklavitur anomalie, e përfaqësuar nga një poshtërim estetik, nga një zbritje fyese e së mundshmes perfekte nga bota e ideve në një materializëm ikanik, babëzitës e utilitar.

Kënde të vjetra të emulacionit socialist, të cilat në formë të palodhur shpalosnin arritjet e mëdha në shkatërrimin estetik dhe thelbësor të realitetit, janë zëvendësuar sot me disa struktura të mëdha kuadrate me ngjyra në të cilat afishohet e bukura e cila do të zbresë tek bisha (realiteti). Pa lidhje domethënëse, organike dhe të kuptueshme, projektet e së resë së mundshme ngrihen të shpërndara shpesh kuturu, dhe në formë të frikshme shtypin të vjetrën në ikje, duke ndërtuar një të re e cila është e ikur që pa ardhur.

Në të vërtetë, e kemi tashmë një simptomë të vjetër problemin tonë me të mirën e të bukurën e mundshme dhe realitetin praktik e konkret. Fakti i turbourbanistikës është vetëm një element i andrallës tonë të madhe, e cilat vërtitet si vrimë e zezë që thith me një gamë pafundësie gravitacionale, shteruese, energjitë tona. Pamundësia jonë për ta materializuar të bukurën, të saktën, të moralshmen, efikasen, në terrenin praktik e të përditshëm, shtrihet në çdo fushë. Përpëlitja jonë mes ideales dhe praktikes, në ndryshim nga shumë vende, është tanimë një përpëlitje e cila aktualizohet në ekstremet e veta të mundshme; nuk është një përpjekje për të çuar më tej atë rrugë përmirësuese tashmë të futur në praktikë, por është përpëlitja e  shkatërrimit të idesë përmes ndërtimit të vazhdueshëm të së gabuarës.

Amortizimi i shpejtë i së resë, kur ajo materializohet në rastin më të mirë, është tani një procedurë rutinë tek ne. Ndërtime të reja të çdo natyre kanë një tis vjetërsie që pa u inauguruar, kanë një amortizim moral që në fillesë, për shkak të qindra ngërçeve amorale që shoqërojnë këtu procesin e transformimit të idesë në materie. Për këtë arsye nuk lodhesh aspak për të parë një vend në të cilin e reja amortizohet nga e vjetra, duke mos kontribuar që e kundërta të ndodhë, për këtë arsye e reja është e ikur që pa ardhur, për shkak të faktit se ajo nuk është e re që në premisë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

25/01/2023
Lajme të tjera
Teatër politik: LSI paralajmëron aleaten PS: Kujdes me rritjen e taksave!

Teatër politik: LSI paralajmëron aleaten PS: Kujdes me rritjen e taksave!

Thyhet një rekord i ri, produkti del në shitje dhe shkon për bamirësi (ja për çfarë bëhet fjalë)

Thyhet një rekord i ri, produkti del në shitje dhe shkon për bamirësi (ja për çfarë bëhet fjalë)

Bashkimi Europian miraton mbështetjen financiare prej 2.4 miliardë eurosh për lehtësimin e krizës së emigrantëve

Bashkimi Europian miraton mbështetjen financiare prej 2.4 miliardë eurosh për lehtësimin e krizës së emigrantëve

TË FUNDIT

Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

Musharraf mbyll sytë përgjithnjë

32 sekonda Më parë
Pakistani bllokon Wikipedia-n për përmbajtje blasfemuese

Pakistani bllokon Wikipedia-n për përmbajtje blasfemuese

12 orë Më parë
Nusreti ushqen me biftek miliarderen më të kërkuar në botë

Nusreti ushqen me biftek miliarderen më të kërkuar në botë

14 orë Më parë
Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

04/02/2023
Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

04/02/2023
Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

04/02/2023
Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

04/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist