Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ornela MEMUSHI: Kultura turistike dhe “industria” shqiptare e turizmit!

by Te Sheshi
30/09/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ornela MEMUSHI: Kultura turistike dhe “industria” shqiptare e turizmit!

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, turist quhet çdokush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë mjedisit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një natë, por jo më gjatë se një vit, dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë ekonomikisht. Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për pushim, dëfrim, çlodhje, për të vizituar miq, për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi, pelegrinazhi.

Sa i zhvilluar është ky sektor në vendin tonë?

Turizmi është një shërbim që kryhet për një periudhë të shkurtër kohe, në varësi të kushteve klimaterike, si dhe nga partneriteti i gjithë faktorëve që e bëjnë të mundur këtë shërbim (turisti, agjencia turistike, biznesi i hotelerisë, gjithë shërbimet e tjera publike apo private,  qeveria/pushteti lokal me politikat e ndjekura për turizmin, komuniteti, etj.).

Gjithnjë e më tepër turizmi po merr një rëndësi të madhe në gjenerimin e të ardhurave për ekonominë shqiptare. Në bazë të të dhënave nga Këshilli Botëror i Turizmit, kontributi direkt i turizmit në GDP-në e vendit tonë ka qenë 87.6 miliardë lekë, ose 6% e GDP-së gjatë vitit 2015, dhe parashikohet të rritet me 5.7% në vitin 2016, e të rritet me 5.4% në vit, në periudhën 2016-2026, pra, thënë ndryshe, 156.5 miliardë lekë në vitin 2026 (7.9% e GDP-së totale). Përsa i përket punësimit, kontributi direkt i turizmit gjatë vitit 2015 është 51.000 vende pune (5.5% e totalit të vendeve të punës), shifër kjo e cila pritet të rritet me 3.4% në 2016-n, si dhe me 3.8% çdo vit, që do të thotë 77.000 vende pune deri në vitin 2026 (7.4% e totalit të vendeve të punës). Paratë e shpenzuara nga vizitorët e huaj (ose eksportet vizitore) janë një komponent kyç i kontributit të drejtpërdrejtë në ekonomi, me 204.2 miliardë lekë në vitin 2015, që bëjnë 84.6% të shpenzimeve turistike në krahasim me 13.6% të shpenzimeve të bëra nga udhëtarët vendas.

Nga të dhënat e analizuara më lart, duket qartë rëndësia e turizmit në ekonominë shqiptare. Por a do të jetë e mundur që turizmi të kthehet në motorin e zhvillimit ekonomik shqiptar? Nëse marrim për analogji Turqinë dhe Greqinë, mund të themi se në këto vende funksionon plotësisht industria e turizmit, me një sistem të organizuar të veprimeve që punojnë së bashku, nga nxjerrja e lëndëve të para, te prodhimi, menaxhimi dhe shpërndarja e produkteve apo shërbimeve në tregun turistik, e deri tek motivimi dhe shpërblimi i punonjësve. Pra, në këto vende ekziston “kultura turistike”, përveç pasurive kulturore që i tërheqin turistët, ndërsa në Shqipëri as që mund të përmendet “kultura turistike”. Kultura është një element i rëndësishëm jo vetëm i një shoqërie të zhvilluar nga dijet dhe arritjet, por edhe i produktit turistik, pasi ajo krijon dallueshmëri në një treg të mbushur me njerëz globalë. Turizmi siguron një mjet të rëndësishëm për rritjen e kulturës dhe krijimtarisë, e gjeneron të ardhura, të cilat, nga ana tjetër, mbështesin dhe forcojnë trashëgiminë kulturore si veprimtari.

Ndryshe nga vendet ku turizmi ka një rol primar në zhvillimin ekonomik, në vendin tonë akoma nuk janë siguruar gjërat bazë, si infrastruktura rrugore, uji, kanalizimet e ujërave të zeza apo pastrimi. Kapacitetet akomoduese janë shumë të vogla në raport me pritshmërinë në rritje të numrit të turistëve, resortet turistike numërohen me gishtat e një dore, ndërsa vendet e tjera i kanë si investime bazë për të zhvilluar turizmin. Dhe jo vetëm kaq, por mungesa e paketave të plota turistike, si dhe cilësia e shërbimit, që nuk shkon në raport të drejtë me çmimin, janë faktorë që ndikojnë negativisht në marketingun e këtij vendi dhe, rrjedhimisht, në zhvillimin e turizmit. Akoma dhe sot punonjësit paguhen me pagë minimale, që nuk u siguron dot as jetesën; po si mund të kërkohet nga ata qoftë edhe një buzëqeshje para një klienti? Punonjësit duhet të jenë të motivuar që shërbimin ta japin të kulturuar, dhe nëse ata ndihen mirë me punën që bëjnë, atëherë do të punojnë që biznesi të rritet dita-ditës. Pra, “kultura turistike e pakët” bën një kthim mbrapa në zhvillimin turistik në krahasim me vendet e tjera, prandaj mund të themi se është një faktor që tregon se në Shqipëri nuk mund të flasim për një industri të mirëfilltë të turizmit.

Çfarë duhet bërë për ta ndryshuar këtë realitet?

Turizmi është një sektor me të ardhme ekonomike jo vetëm për biznesin që operon në këtë fushë, por për gjithë faktorët që përfshihen në të, prandaj duhet të punohet në drejtim të rritjes së tij për vendin tonë. Rritja e njësive akomoduese/resorteve, motivimi, shpërblimi dhe trajnimi i menaxherëve dhe punonjësve të hoteleri-turizëm/bizneseve të ndryshme për të përmirësuar komunikimin dhe marrëdhëniet me klientin, si dhe kulinaria, janë faktorë që do të sjellin produktin e kërkuar nga pushuesi. Përmirësimi i infrastrukturës që të çon në zonat turistike, ruajtja e monumenteve të natyrës dhe monumenteve kulturore, dhe pastrimi sistematik i tyre, janë një domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit. Bashkëpunimi i sektorit publik dhe atij privat jo vetëm në investime kapitale, por edhe në fushata marketingu dhe në programe të formimit profesional dhe informues për të gjithë qytetarët, duke synuar ndërgjegjësimin e popullsisë mbi rëndësinë dhe të mirat e përfituara nga zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm, ku çdo formë aktiviteti turistik respekton dhe ruan për një kohë të gjatë burimet natyrore, kulturore dhe sociale, kontribuon në punësim dhe në një mirëqenie për të gjithë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ambasadorja e Izraelit në Beograd: “Do ta them shumë qartë, nuk ka asnjë ndryshim, nuk e njohim Kosovën”

Ambasadorja e Izraelit në Beograd: “Do ta them shumë qartë, nuk ka asnjë ndryshim, nuk e njohim Kosovën”

Ornela Çuçi, “zonja e mbetjeve”: pse e mbroj ligjin e qeverisë dhe a ka ndonjë ekspert të më kundërshtojë

Ornela Çuçi, “zonja e mbetjeve”: pse e mbroj ligjin e qeverisë dhe a ka ndonjë ekspert të më kundërshtojë

Pse amerikanët votojnë gjithmonë ditën e martë?

Pse amerikanët votojnë gjithmonë ditën e martë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni