Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Nita SHALA*: Përgjigje me risk të lartë si rezultat i sulmeve terroriste në Paris

by te Sheshi
18/11/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Nita SHALA*: Përgjigje me risk të lartë si rezultat i sulmeve terroriste në Paris

Pas sulmeve terroriste në Paris, kreu i shtetit francez, Francois Hollande, ditën e hënë në Parlament bëri thirrje për rishikim të plotë të Kushtetutës për të “lejuar qeverinë të veprojë në përputhje me sundimin e ligjit kundër luftës së terrorizmit”. Hollande bëri thirrje për zgjatjen e shpalljes së emergjencës shtetërore për 3 muaj tjerë, si dhe propozoi amendamente ligjore që do të lejonin mundësinë e përdorimit të “mjeteve të nevojshme” për të luftuar Shtetin Islamik edhe në mungesë të situatës së emergjencës shtetërore. Qëllim kryesor është shkatërrimi i plotë i Shtetit Islamik. Të gjithë mbajmë mend situatën pas 11 shtatorit. E rikujtojmë sepse kishim frikë, aq frikë sa pak herë e mbajmë mend të kemi pasur aq shumë frikë, dhe sepse ajo frikë sado që nuk vinte në mënyrë spontane ndjehej nga terrori mediatik që e bënte të ndjehej më fuqishëm. Mund të referencoj shkrime nga studiues të fushës së drejtësisë penale që prononcoheshin me zë të lartë që makthi nuk do të largohej nëse nuk varrosen nën një dush të armëve bërthamore të gjitha vendet myslimane në botë. Sot ajo duket mjaft e pabesueshme, por ato ditë njerëzit nuk kishin turp të flisnin me këto tone apo të mendonin gjenocidin si mjet legjitim të vetëmbrojtjes. Terrori i verbër që përhapej nga makina mediatike nxiste një frikë të arsyeshme që çonte në të tilla mendime. Dhe çfarë rezultoi nga kjo situatë ishte lufta, natyrisht. Lufta në Afganistan dhe Irak. Për të cilat dhe sot ka shumë dyshime dhe përgjigje të paplota lidhur me dobinë e menjëhershme, afatmesme apo afatgjatë. Dobinë që mund të kishte për Afganistanin, Irakun apo dhe Perëndimorët.

Situata rezultoi me një interpretim kufizues të të drejtave themelore, gjithmonë duke ndodhur me një natyralitet përgjithësisht të pranueshëm. Me “Patriot Act”, Shtetet e Bashkuara limituan në mënyrë substanciale të drejtën e garantimit të privatësisë; duke stimuluar doktrinën (pranuar çuditërisht nga Kongresi Amerikan) e fuqive të “reja” presidenciale, duke shpikur një super-Commander-in-Chief – përgjegjës vetëm për veten e tij, doktrinë e cila le që nuk përshkruhej askund në Kushtetutën Amerikane, përkundrazi, përjashtohej nga e fundit. Këto “prindër” të mrekullueshëm kanë lindur disa nga stolitë më të bukura të “eksportit” të demokracisë: Abu Ghraib, Guantanamo (ende i hapur), interpretimet e jashtëzakonshme, torturat me ujë, dhe një literaturë e madhe juridike (me pak letërsi ligjore serioze) që “legjitimimonte” torturën në regjimet liberale.

Çfarë dimë sot, pas katërmbëdhjetë vjetësh që nga ato ngjarje, është që qytetarët nuk ndihen, në sajë të këtyre veprimeve dhe vendimeve, më të sigurt, më pak të kërcënuar, më të drejtë … dhe më pak oportunistë dhe hipokritë.

Dhe për shkak se, për mua, Franca është gjithashtu dhe mbi të gjitha shtëpia e idealeve të mia të progresit, e të drejtave universale dhe konstitucionalizmit, do të doja të sqaroj dy pika:  – Lufta: je suis désolé, Monsieur le President, por kjo nuk është luftë e qytetarëve. Vetëmbrojtja (si e drejtë e njohur në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara) është një gjë; por tregimi i muskujve, si dhe, ndërhyrjet ushtarake dhe ngatërresat në Afrikën Qendrore, Mali, Siri (një herë kundër presidentit Assad, por që tani është bërë aleat), Egjipt, Arabi Saudite dhe Jemen – nuk janë të pëlqyeshme. Për me shumë, nuk çojnë në asgjë të mirë, përveç për përfitime të disa kontraktorëve (mercenarë quhen tani) dhe prodhues dhe trafikues të armëve. – Kushtetuta: është impresionuese se si mund të përfitohet nga frika e njerëzve për të ndryshuar nene të “nxehta” dhe të ndjeshme të Kushtetutës, të tilla si ato që lidhen me fuqitë e gjëra presidenciale në rast të emergjencës shtetërore. Duhet kujtuar që Kushtetuta franceze është shkruar vetëm pas barbarive naziste. Kushtetutë-shkruesit kanë vlerësuar situatën në të cilën gjendeshin, bombardimet, urinë, ligjet raciste dhe dëbimet në kampet e përqendrimit. Ata e dinin shumë mirë se do të pasonin kohë të vështira, shumë të vështira. Prova të pa tolerueshme nga mizoria. Por kanë llogaritur që përgjigja të mos vinte automatike si përgjigje për të mbrojtur të pafajshmit apo nga frika, por nga studimi, reflektimi dhe vendimmarrja e bazuar në emër të qytetërimit. /tesheshi.com/

*Nita Shala është aktualisht Ph.D. Researcher në të Drejtë Ndërkombëtare në Graduate Institute of International and Development Studies në Gjenevë. Ka mbaruar studimet M.Sc. në Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Universitetin e Oxfordit. Shkrimi bazohet në një studim në proces e sipër publikimi në anglisht në platformen Judicalis.org, ku autorja është kolumniste e rregullt.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kosovë: Analistë dhe juristë kundër arrestimit të deputetëve për akte politike

Kosovë: Analistë dhe juristë kundër arrestimit të deputetëve për akte politike

Sa kohë rresht mund të flejë një njeri, pa u zgjuar nga gjumi? Ja çfarë thotë studimi

Sa kohë rresht mund të flejë një njeri, pa u zgjuar nga gjumi? Ja çfarë thotë studimi

Alarmi në Hanover: tashmë gjermanët ndjehen nën shënjestër, as kancelarja Merkel nuk i garanton dot

Alarmi në Hanover: tashmë gjermanët ndjehen nën shënjestër, as kancelarja Merkel nuk i garanton dot

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni