Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kosovë: Analistë dhe juristë kundër arrestimit të deputetëve për akte politike

Nga te Sheshi
18/11/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosovë: Analistë dhe juristë kundër arrestimit të deputetëve për akte politike
6
SHPËRNDARJE

Nga Blendi Gashi

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina u kall sërish. Dhe kjo ndodhi pas arrestimit të deputetes opozitare të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Ky akt nga ana e policisë, ndërmarrë pa dyshim me porosi politike, shihet si një gabim nga juristë dhe analistë të njohur, pasi sipas tyre nuk e plotëson asnjë kusht ligjor të paraparë me Kushtetutë dhe me Kod Penal; madje i cilësojnë si arrestime politike.

imuniteti i deputetit

Sepse sipas tyre, është krejtësisht e padrejtë që të  arrestosh ligjvënës për shkak të akteve politike brenda fushëveprimit të tyre.

vigan qorolli

Juristi Vigan Qorolli:“Nga aspekti juridik është pak e besueshme që Prokuroria të jetë në gjendje të vlerësojë provat të cilat kanë të bëjnë me një ndodhi siç ka ndodhur ajo me zë dhe me figurë në Kuvendin e Kosovës. Organi i akuzës me sa duket në tërësi bazohet në prova publike – të cilat i ka parë në tërësi opinioni publik kosovar. Kjo është themelore dhe paraqet një “gabim në hapa” të Prokurorisë, e cila nuk ka nevojë të hetojë diçka që është publike, e parë dhe e dëgjuar në Televizor.  Çdo arrestim mbi bazën e një inercioni të tillë emocional apo çdo ngritje akuze për veprimet kryekëput politike të deputetëve opozitarë – do të ketë pasoja po kaq të rënda politike në sytë e qytetarëve – gjë që do të konsiderohej si drejtësi selektive dhe qërim politik i hesapeve mes dy kampeve politike. Kjo në fakt do të paraqiste as më shumë e as më pak sesa një hakmarrje primitivisht politike – çka pashmangshmërisht do të sjell një reagim publik me protesta në mbrojtje të një kauze thellësisht politike”, thotë juristi Qorolli.

arben Qirezii

Analisti Arben Qirezi: “Në fakt, imuniteti shërben për të mbrojtur deputetët, kur brenda fushëveprimit të tyre ata tejkalojnë metodat e debatit verbal politik dhe ndërmarrin akte që mund të interpretohen si shkelje të kodit penal. Përndryshe, nuk do të kishte nevojë për kategorinë e imunitetit. Pra, deputeti mund ta realizojë mandatin e vet në mënyrën se si ai/ajo e sheh të arsyeshme dhe për këtë mban përgjegjësi politike. Imuniteti e mbron atë nga përgjegjësia ligjore”, ka shkruar Qirezi në Facebook.

Ai më tej thotë se hedhja e gazit lotsjellës nga ana e deputetëve të opozitës, me ndihmën dhe bashkëveprimin e të gjithë deputetëve opozitarë, është akt politik, sepse bëhet për të shfaqur mospajtimin me politikat e qeverisë, sado që njerëzit mund të mos pajtohen me mënyren e tillë të shprehjes politike.

“Prandaj, arrestimi i deputeteve për shkak të akteve politike, që është brenda fushëveprimit të tyre, është cenimi më i rëndë që i bëhet mandatit të deputetit dhe që i është bërë Kushtetutës së Kosoves dhe demokracisë në Kosovë deri më tani”, thotë Qirezi.

besa-luzha

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, thotë se diktatura e shumicës megjithatë nuk nënkupton që shteti të sillet si diktator.

“Arrestimet politike nuk i kontribuojnë zgjidhjes, përkundrazi e thellojnë atë.#‎JoDiktaturës. Kish me qenë mirë të gjithë me e kuptu nenin 75-të, të Kushtetutës për me e kuptu a kanë të drejtë me arrestu deputete. nëse nuk ju pëlqen, le ta ndërrojnë Kushtetuten me 2/3, por për momentin është kështu!”, ka shkruar Luzha në Facebook.

muharrem nitaj

Edhe ish analisti, tani zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj, në emër të tij personal përmes një postimi në Facebok, ka reaguar ndaj arrestimit të deputetes Donika Kadaj- Bujupi dhe lidhur me zhvillimet e fundit. Ai ka kërkuar që të ketë reflektim nga Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Atifete Jahjaga dhe nga liderët e partive opozitare.

“Ju liderët politik e institucional të Kosovës, vendi është në krizë politike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Kjo krizë politike është thellë dhe nuk zgjidhet me polici. Mos e sfidoni policinë e shtetit dhe mos e shndërroni atë në mjet për zgjidhjen e krizave politike.

Ju dy shefat e shtetit, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, vendi që ju e qeverisni nuk është në ditët më të mira të tij, dhe fajin për këtë e keni ju dhe vetëm ju, prandaj reflektoni ooo njerëz.

Ju Presidente Jahjaga po dështoni për të qenë faktor i unitetit, dhe vendi po rrezikon të rrëshqasë në anarki. Ju duhet duhet ta impononi dialogun politik, si formë të daljes nga kriza, ose duhet të largoheni nga detyra.

Ju prokurorë dhe gjyqtarë, vendi është në krizë politike dhe nuk zgjidhet as me arrestimin e as me dënimin e deputetëve. Ata duhet të jenë të lirë.

Refuzoni urdhërat politik dhe mos u bëni instrument i askujt, sepse vendi është në krizë politike e cila nuk zgjidhet me mjete ligjore.

Ju liderë të opozitës Haradinaj, Kurti e Limaj, rishikoni metodat e kundërshtimit tuaj të drejt, dhe bëhuni liderë të një aktivizmi qytetar e civil, sepse kjo është arma më e fortë e mbrojtjës së shtetit.

Dhe në fund, ju diplomatë të të gjitha vendeve perendimore në Prishtinë, edhe një herë vendosuni në mbrojtje të Kosovës së pavarur dhe qytetarëve të saj dhe ndihmojeni atë që ta kapërcejë këtë sfidë, që po merr përmasa shqetësuese!

Reagimi është personal dhe jo në emër të AAK-së”, ka shkruar Nitaj. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë
Diplomaci

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?
Gjeopolitikë

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon
Ballkani

Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

30/03/2023
Lajme të tjera
Sa kohë rresht mund të flejë një njeri, pa u zgjuar nga gjumi? Ja çfarë thotë studimi

Sa kohë rresht mund të flejë një njeri, pa u zgjuar nga gjumi? Ja çfarë thotë studimi

Alarmi në Hanover: tashmë gjermanët ndjehen nën shënjestër, as kancelarja Merkel nuk i garanton dot

Alarmi në Hanover: tashmë gjermanët ndjehen nën shënjestër, as kancelarja Merkel nuk i garanton dot

Maqedoni: Gjyshërit shesin shtëpinë për operacionin e nipit, por paratë nuk mjaftojnë

Maqedoni: Gjyshërit shesin shtëpinë për operacionin e nipit, por paratë nuk mjaftojnë

TË FUNDIT

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

2 orë Më parë
Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

6 orë Më parë
Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

8 orë Më parë
BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

30/03/2023
Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

30/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist