Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Nada DOSTI: Nuk quhet art por seksizëm, ose “mish për qentë”!

by te Sheshi
11/01/2021
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Nada DOSTI: Nuk quhet art por seksizëm, ose “mish për qentë”!

Ekzistojnë disa fenomene negative të cilat po promovohen gjithnjë e më tepër në hapësirat mediatike shqiptare, duke u dhënë kështu një nivel popullarizimi dhe fame, e cila në një formë a një tjetër ndikon në psikikën dhe sjelljen e audiencës. Ndër këto fenomene negative që po përhapet me një shpejtësi marramendëse është edhe seksizmi. Një seksizëm i shëmtuar që lë një shije të hidhur në mendjen e shëndoshë. Të heshtësh ndaj këtij fenomeni, është si të bëhesh bashkëpunëtor në krim.

Seksizmi në media ndodh pikërisht atëherë kur objektifikohet figura e gruas, pra kur trupi i saj bëhet qëllimisht parësor duke lënë në hije, apo injoruar totalisht aftësitë, opinionet apo mendimet e saj. E thënë ndryshe: përqendrimi në një aspekt të vetëm, që është pamja e jashtme, sjellja apo veshja.

Një nga konceptet më të rrezikshme të stereotipisë gjinore është ai që gruan e lirë dhe të pavarur e ngatërron me gruan që mund të zotërohet lehtësisht. Gruaja, e cila është “e lirë” të ekspozojë trupin e saj, të zhytet në vaskë dhe të bëjë gjeste erotike përmes një perfomance pornografike, të shfaqur në harkun kohor më të rëndësishëm të ditës, përcjell dhe promovon modelin e gruas që mund të arrihet lehtazi.

Ne nuk duhet të ngatërrojmë mënyrën se si dikush vendos të shprehet, me mesazhin që dëshiron të përcjellë. Cilado grua që dëshiron të shprehë një mesazh të caktuar me trupin e saj dhe ta hedhë këtë të fundit si “mish për qentë”, është e lirë ta bëjë këtë. Por nga ana tjetër, rregullatorët e etikës mediatike duhet të analizojnë më thellë mesazhin që i përcillet shoqërisë tonë dhe veçanërisht rinisë. Këta organizma duhet të analizojnë harkun kohor si dhe mënyrën e përcjelljes (formën e censurimit) së atij mesazhi. Një program, një skenar, apo një emision përveç komercialitetit dhe gllabërimit të audiencës, duhet të përcjellë një mesazh, duhet të “përputhet” me disa etika mediatike sipas të cilave nuk mund të shkelen integriteti dhe dinjiteti i qenies njerëzore, të garantuar me ligj, madje edhe kur ajo qenie, me hir apo me pahir, vendos që t’i shkelë vetë ato me të dyja këmbët.

Cili është në këtë rast, mesazhi që përcillet nga skena me titull “Bëj videon më hot që do të thyente rrjetin me produktet ushqimore në vaskë?” Pse për të shitur produkte, duhet të përdoret imazhi dhe trupi i femrës? Pse për “të thyer rrjetin”, duhet objektifikuar një grua? Pra, se çdo gjë arrihet me “…djersën e ballit”? Çfarë mesazhi qëndron pas një skene, ku gruaja është në pozitat e asaj që “performon”, ndërsa nga ana tjetër nxitet nën britma eksituese mashkullore, madje “ndihmohet” nga disa gjeste euforike të një mashkulli që i qëndron në kokë, i gatshëm për ta mbështetur në performancën e saj?

I vetmi mesazh që përcillet nga gjithë ky skenar është seksizmi, i cili kufizon perceptimin dhe botëkuptimin e të rinjve ndaj imazhit të gruas.

Nga ana tjetër, po prisja që të vërshonin reagimet e feministeve dhe të aktivisteve më me zë të vendit tonë ndaj një fenomeni të tillë. Por me sa duket, tashmë kemi arritur në atë stad sa nuk na bën më përshtypje performanca shkundëse e shtojzovalleve të “Fiks Fare”, të striptisteve të Arian Çanit, apo vajzave që ngrejnë këmbët tek Ardit Gjebrea. Këto performanca, feministet i quajnë liri e zgjedhjes, i quajnë Art!!

Gjithsesi, çfarë mund të pritet tjetër nga prezantuesit meshkuj?!

Por ajo që të bën më shumë përshtypje tek stadi i degjenerimit mediatik, është se objektifikimi i gruas bëhet nga vetë gratë, qofshin këto regjizore apo moderatore. Këtë objektifikim, ato e bëjnë qoftë duke drejtuar dhe diktuar, qoftë edhe duke heshtur!

Seksizmi femëror qenka akoma edhe më i pështirë!

Si duhet të reagojnë ata që vërtet e kanë shqetësim të madh çështjen e gruas? Si duhet të reagojmë të gjithë ne, që na prek realiteti i medias sot, si dhe mesazhet e ditëpërditshme që iu përcillen të rinjve tanë?

Dy gjëra që mund të bëhen kundër seksizmit në media janë: së pari, ankesa tek AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) duke plotësuar formularin e ankesës për shkelje të kodit të etikës mediatike. Sado mosbesim që mund të kemi ndaj autoriteteve të tilla dhe sado e parëndësishme mund të na duket ankesa si gjest, ne duhet ta bëjmë atë. Duhet ta bëjmë si shenjë të përgjegjësisë vetjake, si një dëshirë dhe hap modest për ndryshim.

Dhe e dyta është refuzimi i programeve të tilla. Refuzimi duke bojkotuar përmbajtjen; duke mos e ndjekur ne vetë e duke mos e shpërndarë, as edhe në emër të “dënimit të së keqes”.

Emisione të tilla nuk meritojnë as edhe një klikim. Edhe në rast se autoritetet nuk marrin masat e duhura, të paktën vetë producentët do të detyrohen që t’i japin fund kësaj maskarade, për hir të arsyes së vetme që u ka interesuar deri tani: shikueshmërisë! /tesheshi.com

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Nisja e vaksinimit, OBSH bën paralajmërimin për imunitetin e ëndërruar kolektiv

Nisja e vaksinimit, OBSH bën paralajmërimin për imunitetin e ëndërruar kolektiv

Izraelit s’ja ndien: Palestina, katër kontrata për vaksina

Izraelit s’ja ndien: Palestina, katër kontrata për vaksina

REZULTATET/ Studim nga Wuhan-in namkeq: Sa mund të zgjasin simptomat e COVID-it

REZULTATET/ Studim nga Wuhan-in namkeq: Sa mund të zgjasin simptomat e COVID-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni