Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    “Pikëllim amerikan” nga vdekje palestinezësh të pafajshëm

    “Pikëllim amerikan” nga vdekje palestinezësh të pafajshëm

    Haradinaj, me “flamur” pro-Zajednicës!

    Haradinaj, me “flamur” pro-Zajednicës!

    Firmat e teknologjisë, në krye të pushimeve nga puna në SHBA

    Firmat e teknologjisë, në krye të pushimeve nga puna në SHBA

    Kolumnisti britanik: Në vorbullën e luftës, kjo po ndodh në Europë

    Kolumnisti britanik: Në vorbullën e luftës, kjo po ndodh në Europë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Mynihu në Gjipe për turizëm, një cikël që përsëritet

Nga te Sheshi
09/08/2015
në Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Mynihu në Gjipe për turizëm, një cikël që përsëritet

Nga Harrilla Koçi

Himarë-Kohë më parë, Robert e Sabrina Fitstung, zgjodhën për të dytin vit rradhazi të kalojnë pushimet në bregdetin e Himarës, Vlorë. Së bashku me tre fëmijët, më e madhja 10 vjeçe dhe më i vogli vetëm pothuajse 2 vjeç, ata u nisën nga qyteti i tyre, Mynihu (Gjermani), për të ardhur në Gjipe, një nga gjiret më të mrekullueshme të bregdetit himariot dhe ndoshta të të gjithë vijës bregdetare shqiptare. Ishin të pasionuar pas turizmit me kampera dhe këtu ata gjetën të gjitha kushtet për ta shijuar atë. “Një vit më parë, teksa ktheheshim nga Igumenica (Greqi), mësuam se edhe në Shqipëri lejohej kjo kategori turizmi. Vendosëm dhe shtuam edhe disa ditë në pushimet tona për t’i kaluar këtu në Himarë dhe nuk u zhgënjyem”, tregonte Sabrina, teksa mbante në duar foshnjën e vet, Davidin 2 vjeç. Ajo thoshte se kjo natyrë është tepër joshëse, pothuajse e virgjër. Sipas saj, këtu njeriu ndihet pjesë e natyrës.

DSC03423

Kamperi i tyre, një automjet i lartë, ishte vendosur nën hijen e rrepeve në atë mjedis të gjelbër pranë kanioneve që ngrihen të thepisur vetëm pak qindra metra larg bregut të detit. 5 pjesëtarët e familjes Fitstung këtu shijonin gjithçka, jo vetëm detin, që i ftonte vazhdimisht me kthjelltësinë e tij të pafund. Në atë kënd që ata kishin zgjedhur, ngritën edhe një çadër të vogël, vendosën një tryezë gjithashtu të vogël pranë saj, ku uleshin për të konsumuar ushqimin që e përgatisnin në kuzhinën portative. Gjatë kësaj kohe, kujdeseshin për territorin ku ishin vendosur. Hiqnin edhe ndonjë letër apo qeskë plasmasi, që era e lehtë e sillte në breg të detit

Herë herë, dy fëmijët pak më të rritur, Stina 10 vjeçe dhe Samueli 8 vjeçar, hynin pa droje në  thellësi të mjedisit të gjelbër ku spikasnin shkurret dhe disa pemë fiqsh dhe këpusnin nga degët frutat pothuajse të pjekura, të cilat ata i pëlqenin mjaft. Ndërkohë, Roberti e Sabrina, organizonin edhe piknik në thellësi të kanioneve ku shkëmbinjtë ngrihen pingul në lartësi dhjetra metrash.

Të kënaqur me gjithçka përjetuan një vit më parë, bashkëshortët Fitstung vendosën që këto pushime t’ja kushtonin tërësisht Shqipërisë. Hynë përmes pikës kufitare të Qafë Thanës dhe vazhduan në veri. Shkuan në Koman dhe në Kukës, ku natyra i tërhoqi mjaft. Pastaj u nisën drejt jugut. Për  Gjipenë, nuk gjenin fjalë ta përshkruanin. “Na pëlqeu edhe Kukësi edhe Komani, ndërkohë që këtu në Gjipe gjithçka flet vetë”, thoshte Roberti, që drejton një biznes të elementëve fotovoltaikë në qytetin e vet. Krahas pushimeve, ai  gjeti pak kohë të marrë edhe informacione për ato që lidheshin me biznesin e tij, me panelet diellore. Kishte mësuar se në bregdetin e Himarës, mjaft nga komplekset turistike shfrytëzojnë energjinë nga panelet diellore.

Por, gjithsesi, këto drejtime, zinin shumë pak vend në bashkëbisedim. Për bashkëshortët gjermanë, kryesore ishin pushimet. Qëndruan mjaft ditë. Pastaj u nisën në rrugën e kthimit. Udhëtuan përgjatë bregdetit, për të vizituar kështjellën e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo e në Sarandë.

DSC03408

Këtë vit, ata do të vijnë sërish. U ka lënë mbresa natyra dhe bregdeti shqiptar. Por, edhe mjaft bashkëkombas të tyre. Gjatë këtyre ditëve, plazhi i Gjipesë është populluar mjaft. Mes tyre, një numër i madh janë turistë nga Gjermani, por edhe nga vende të tjera si Polonia, Çekia, Franca, Italia, Mali i Zi, Maqedonia. Të gjithë me kampera, janë bërë banorë shumëditorë të kësaj pjese në bregdetit shqiptar.

Numri i tyre ka ardhur në rritje. Mungesa e një pjese të rrugës, nuk ndikon fare në përzgjedhjen që kanë bërë. Automjetet me të cilat kanë ardhur janë plotësisht të përshtatshme për të mbërritur në destinacion. Madje, ky fakt, duket se e bën edhe më interesant udhëtimin e tyre, për të shijuar natyrën dhe kthejlltësinë e ujit të detit, në këtë zonë të virgjër. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin
Lindja e Mesme

Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

01/02/2023
Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim
Shkencë & Jetë

Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim

01/02/2023
Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ
Sociale & Shoqëri

Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

01/02/2023
Lajme të tjera
FOTO/Lumi ngjyroset në të verdhë, ja arsyeja spektakolare e kësaj surprize të këndshme

FOTO/Lumi ngjyroset në të verdhë, ja arsyeja spektakolare e kësaj surprize të këndshme

70 vjet nga shpërthimi i dytë bërthamor në Nagasaki, japonezët përkujtojnë tragjedinë

70 vjet nga shpërthimi i dytë bërthamor në Nagasaki, japonezët përkujtojnë tragjedinë

Jemen, ofensivë e re kundër kryengritësve, luftohet për kryeqytetin e provincës Abyan

Jemen, ofensivë e re kundër kryengritësve, luftohet për kryeqytetin e provincës Abyan

TË FUNDIT

“Përkëdhelje” amerikane për Vuçiç, bisedë me Blinken në kohën e Asosacionit

“Përkëdhelje” amerikane për Vuçiç, bisedë me Blinken në kohën e Asosacionit

2 minuta Më parë
Orteku i madh në Himalaje, bilanc tragjik

Orteku i madh në Himalaje, bilanc tragjik

5 orë Më parë
Rusi: zbulohet busti i Stalinit me “urdhër nga lart”

Rusi: zbulohet busti i Stalinit me “urdhër nga lart”

5 orë Më parë
E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

01/02/2023
Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim

Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim

01/02/2023
Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

01/02/2023
The Times: Ukraina do të rrjedh gjak deri në vdekje nëse…

The Times: Ukraina do të rrjedh gjak deri në vdekje nëse…

01/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist