Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Platformat online: mundësi për komunikim të shpejtë e të lirë, por edhe kaos të madh!

by te Sheshi
26/02/2023
in Opinione, Të tjera
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Më 6 shkurt 2023, dy tërmete të mëdha ndodhën në Turqi, një nga fatkeqësitë natyrore më të mëdha të shekullit. Tërmetet me magnitudë 7.7 në orën 4.17 dhe 7.6 në orën 13.24, të cilat prekën dhjetë provinca (Kahramanmaraş, Adıyaman, Malatya Diyarbakır, Adana, Gaziantep, Kilis, Şanlıurfa, Osmaniye, Hatay) ishin shumë shkatërruese. Kjo katastrofë natyrore, e cila ishte një nga tërmetet më të mëdha në botë në tokë, shkaktoi shkatërrime të rënda në një rajon të madh të banuar nga 13.5 milionë njerëz.

Kjo tragjedi ripohoi rëndësinë e komunikimit në kohë krize. I gjithë vendi u vu në alarm. Që nga ora e parë, të gjitha organet shtetërore, organet e lajmeve, organizatat joqeveritare, ekipet e kërkim-shpëtimit, organizatat përkatëse si Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke, agjencitë ligjzbatuese, forcat e armatosura dhe organizatat civile vepruan shpejt.

Më pas, institucionet e ndihmës u mobilizuan në 71 qytetet e tjera turke për të dhënë ndihmën e tyre dhe për të shëruar plagët e njerëzve. Donacionet dhe ndihmat humanitare filluan të rrjedhin nga e gjithë Turqia. Këto përpjekje vazhdojnë me shpejtësi deri më sot. Ndërkohë, ndihma ndërkombëtare filloi të mbërrinte pasi shumë vende dhanë mbështetje.

Si me të gjitha ngjarjet e viteve të fundit, shumë njerëz preferojnë t’i marrin lajme nga platformat e mediave sociale. Ndërsa organizatat dhe agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare të transmetimit ofrojnë në mënyrë të rregullt transmetime të përditësuara të lajmeve, platformat e mediave sociale, veçanërisht Twitter-i, u përdorën për të marrë lajme të dorës së parë, për të shpallur përpjekjet për ndihmë dhe, më e rëndësishmja, për të përcjellë kërkesat për ndihmë tek individët dhe institucionet përkatëse.

Platformat e mediave sociale lejojnë që informacioni të transferohet shpejt te audienca masive dhe janë lehtësisht të arritshme nëpërmjet pajisjeve mobile. Twitter-i ishte edhe një herë platforma e preferuar për të transmetuar lajme, për të kërkuar ndihmë dhe për të informuar publikun përballë një fatkeqësie të tillë.

A mund të ndihmojë Twitter-i?

Megjithëse numri i përdoruesve është shumë më i ulët në Turqi dhe në botë, krahasuar me platformat e tjera, Twitter-i është më me ndikim sepse përdoret në mënyrë aktive si mjet komunikimi nga politikanët, ekspertët, gazetarët, institucionet zyrtare dhe të njerëzit e famshëm. Prandaj, ishte një nga platformat e para që publiku përdori për të marrë lajmet. Për më tepër, për shkak të interaktivitetit të Twitter-it, njerëzit e përdorën atë për të kërkuar ndihmë duke ndarë informacione për të afërmit e tyre që jetojnë në zonat e prekura.

Nga ana tjetër, nga perspektiva e menaxhimit të krizave, Twitter-i, nëse nuk përdoret mirë, mund të luajë një rol përçarës. Dihet që faza e parakrizës është një nga fazat më të rëndësishme, pasi burimet njerëzore janë trajnuar për të minimizuar dëmet. Të gjitha ekipet janë të trajnuar për të koordinuar në mënyrë efikase aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës.

Kjo do të thotë se komunikimi është jetik. Konfuzioni dhe keqkomunikimi më i vogël mund të rezultojë në kaos. Ndërsa platformat e mediave sociale ofrojnë mundësinë për të komunikuar dhe ndërvepruar me audiencë të madhe shpejt dhe me çmim të përballueshëm, ato gjithashtu mund të shkaktojnë pështjellim të madh. Këto platforma mund të bëhen kanale dezinformimi dhe manipulimesh mashtruese nëse nuk përdoren me përgjegjësi. Për më tepër, ato mund të përhapin panik dhe kaos, duke ndikuar në thelb në mënyrën e menaxhimit të krizës.

Ana tjetër e medaljes

Të gjitha krizat mund të jenë të menaxhueshme për sa kohë ato mbeten brenda sferave të mundësive. Megjithatë, asnjë emergjencë apo fatkeqësi nuk mund të menaxhohet nëse gjërat kthehen në kaos.

Kur fatkeqësia goditi Turqinë, disa forca e përdorën atë për të çuar përpara axhendat e tyre. Elementët kriminalë u përpoqën të kryenin aktivitete mashtruese dhe manipulime duke imituar persona zyrtarë, duke kërkuar ndihmë ose duke drejtuar fushata të rreme ndihme duke kopjuar faqet e internetit të organizatave të mirëfillta humanitare. Të tjerët, ndërsa nuk ishin as në zonën e fatkeqësisë, luajtën rolin e viktimave, duke kërkuar ndihmë. Më keq, disa penguan punën e agjencive të ndihmës nëpërmjet mashtrimeve. Edhe pse numri i këtyre njerëzve përbuzës është relativisht i vogël, platformat e mediave sociale i përforcojnë efektet e tyre dhe shumë anëtarë të publikut bien në këto gracka për shkak të gjendjes së tyre aktuale emocionale.

Dezinformatat arritën, ndonjëherë, deri në atë masë sa ndërprenë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Drejtimi i gabuar ose humbja e kohës e shkaktuar nga aplikime të përsëritura për të njëjtin person dhe të njejtën adresë mund të ndikojë tek të tjerët në nevojë reale.

Fakti që mediat sociale janë mjete të jashtëzakonshme për shkëmbimin e menjëhershëm të të dhënave dhe lajmeve të dorës së parë, kjo nuk e ndryshon faktin që atp mund të dëmtojnë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Ndërsa këto platforma janë të përshtatshme për të shpallur fushata ndihme dhe për të rritur ndërgjegjësimin, ato mund të shkaktojnë gjithashtu dezinformata që prekin thellësisht menaxhimin e krizave.

Në fatkeqësinë monumentale që po përjeton Turqia, koordinimi, angazhimi, profesionalizmi, rregulli dhe veprimi sistematik dhe strategjik janë jetik. Prandaj, është e domosdoshme të njihen avantazhet e platformave dhe të pranohet se ato mund të bëhen burim i shkëmbimit të informacionit shumë manipulues, veçanërisht në kohë krize.

Dëmi që ndodh në procese emocionalisht intensive si fatkeqësitë natyrore mund të minimizohet vetëm nëse njerëzit që nuk preken drejtpërdrejt nga kjo fatkeqësi mbeten të fortë dhe mbajnë nën kontroll gjendjen e tyre emocionale.

Si do ta trajtojë Turqia këtë fatkeqësi?

Turqia është përballur më parë me përvoja të ngjashme, megjithëse në shkallë më të vogël. Ajo ka zhvilluar menaxhimin e saj të krizave dhe fatkeqësive në 20 vitet e fundit dhe ka fituar famë ndërkombëtare. Për shkak të vështirësive të gjeografisë së saj, ajo shpesh përjeton fatkeqësi natyrore si zjarre, përmbytje dhe tërmete.

Arritjet e Turqisë në këtë fushë përmenden në raportet e organizatave ndërkombëtare. Për shembull, Turqia renditet e 6-ta në botë përsa i përket shuarjes së zjarrit dhe rifitimit të mbulesës pyjore, ndërsa renditet e para ndër vendet evropiane.

E vendosur në tre linja thyerje (Anatolia Veriore, Anatolia Lindore, Anatolia Perëndimore) dhe në mes të tre pllakave të ndryshme kontinentale (Euraziatike, Anadollake, Arabe), Turqia ka përvoja të dhimbshme për sa i përket tërmeteve për shkak të strukturës sizmike të gjeografisë së saj. Gjithsesi, në tërmetet e fundit të rënda, ka treguar sukses të admirueshëm si në procesin e parë të reagimit dhe ndihmës ashtu edhe në rindërtimin e zonës së dëmtuar pas tërmetit.

Për më tepër, Turqia është një vend që tregohet si shembull në botë për sa i përket ndihmave, numrit të azilkërkuesve që pret, duke qenë vendi që ofron asistencë humanitare në shkallën më të lartë krahasuar me të ardhurat e saj kombëtare.

Fatkeqësitë natyrore janë shkatërrime që nuk mund të parandalohen në asnjë vend dhe me asnjë teknologji të disponueshme. Megjithatë, uniteti, bashkëpunimi dhe ndarja e vuajtjeve të njerëzve të prekur kryesisht nga fatkeqësia janë ndër faktorët më kritikë për tejkalimin e fatkeqësive të tilla. Pafuqia dhe pashpresa janë të paktën po aq shkatërruese sa një tërmet në shoqëri.

Prandaj, është e domosdoshme të jemi më të kujdesshëm kur përdorni mjetet tradicionale dhe ato të mediave sociale, veçanërisht kur komunikimi i shëndetshëm nevojitet më shumë se kurrë. Qëndrimi larg, bllokimi ose hedhja e të gjithë njerëzve dhe llogarive që përpiqen të krijojnë një atmosferë kaosi dhe të përhapin frikë, panik dhe pafuqi, ofron përfitime të rëndësishme. Nga ana tjetër, është jetike që zhvillimet të ndiqen pa ndërprerje në llogaritë e mediave sociale të autoriteteve zyrtare, personave dhe institucioneve përgjegjëse. /Tesheshi.com/

*Autori është studiues në TRT World Research Center.

 

 

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Shkencë & Jetë

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Të tjera

Free Blackjack No Download And Install: The Ultimate Guide

28/06/2025
Next Post
Banorët e këtij ishulli jetojnë mesatarisht më shumë se 90 vjet: ky është sekreti i tyre

Banorët e këtij ishulli jetojnë mesatarisht më shumë se 90 vjet: ky është sekreti i tyre

Armand Duplantis: Ky është Sergey Bubka i kësaj kohe

Armand Duplantis: Ky është Sergey Bubka i kësaj kohe

Tragjedi në ujrat italiane: të paktën 30 emigrantë kanë vdekur

Tragjedi në ujrat italiane: të paktën 30 emigrantë kanë vdekur

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.