Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga MSc. Ferdi KAMBERI*: Ta mësosh nga një libër se ç`ndodh në Opojë të Kosovës

by te Sheshi
09/08/2015
in Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga MSc. Ferdi KAMBERI*: Ta mësosh nga një libër se ç`ndodh në Opojë të Kosovës

Recension mbi librin “Feja dhe Jeta Fetare, me theks të veçantë në Trevën e Opojës – Studim Sociologjik”, të Emin Ukës

Këto ditë bibliotekës shqiptare iu shtua edhe një libër studimor në kontekstin e sociologjisë së religjionit, një libër i cili flet për një trevë shqiptare e cila kultivon besimin fetar, ka mënyrën e jetesës së tyre, ka ritet, mitologjinë e saj, filozofin, stilin e jetesës, si dhe shumë karakteristika të tjera të cilat nuk mund të përmblidhen me pak rreshta. Si recensentë i këtij libri kam nderin dhe privilegjin që së bashku me recensentet tjerë si prof. Dr. Hajriz Meleqi dhe Dr. Sc. Muharrem Faiku të analizojë këtë libër, në këtë rast nga prizmi sociologjik dhe në dritën e kritikës racionale, në mënyrë që lexuesi shqiptar të ketë një pasqyrë mbi jetën fetare në trevën e Opojës. Andaj, që në fillim duhet nënvizuar se studimi “Feja dhe Jeta Fetare me theks të veçantë në Trevën e Opojës”, është një studim holistik i cili përveç aspektit sociologjik, në vete ngërthen edhe artin e aspektit antropologjik, psikologjik, socio – kulturor, demografik, si dhe atë teologjik. Autori z. Emin Uka, si një mjeshtër i sociologjisë, përveç pjesës hyrëse dhe asaj metodologjike, librin e tij e ndanë në katër kapituj, duke përfunduar me një përfundim të përgjithshëm pa lënë anash edhe përkthimet e përfundimeve në gjuhë të huaja. Ajo që e bënë të veçantë këtë libër është analiza sociologjike mbi fenë dhe zhvillimin historik të saj, duke spikatur besimet e ndryshme që nga historia e deri më sot, që lirisht na asocion me qasjen e Dyrkemit kur analizon animizmin dhe totemizmin. Megjithëse, autori rëndësi të veçantë i kushton edhe narracionit të besimeve mitologjike si pjesë e memories kolektive, pastaj besëtytnive dhe domethënies së tyre të cilat janë ende prezentë tek shoqëria kosovare, si dhe analizës së festave të cilat kanë karakter komunikues, zhvillues, krijojnë një përkatësi sociale dhe fetare, si dhe kanë një rëndësi për secilën fe, të cilat i ndërlidh me kontekstin e teorive sociologjike mbi religjionin.

Shqiptarët dhe feja

Emin Uka, në studimin e tij paraqet edhe raportet ndër – fetare ndërmjet shqiptarëve të krishterë dhe atyre mysliman, ku thekson se pavarësisht dallimeve konfesionale të cilat kanë qenë kryesisht latente, shqiptarët kanë pasur një bashkëjetesë ndërmjet tyre dhe falë një kohezioni social që ka mbretëruar tek ta, ata me fanatizëm kanë ruajtur: traditën, gjuhën, artin, kulturën dhe shumë vlera të rëndësishme të cilat sot paraqiten para brezave të rinj. Ajo që autori vë në dioptrinë analitike të sociologjisë është fakti se pavarësisht dallimeve që kanë qenë qysh herët, fanatizëm fetar nuk ka pasur. Madje, autori citon se “Gjatë historisë së tyre të gjatë nuk kanë treguar ndonjë lloj fanatizmi. Shqiptarët lavdërohen se nuk kanë zhvillua ndonjëherë luftë fetare ndërmjet veti. Për këtë ndjehen krenar. Por, kjo krenari e shqiptarëve nuk shihej me sy të mirë nga fqinjët. Prandaj, fqinjët kanë provuar t’i fusin në luftë fetare ndërmjet veti, por kanë dështuar. Këtë e pohon edhe ish Kryeministri malazez, Mark Milani (1833 – 1901). A herë që ne përpiqeshim të ndërsenim katolikët kundër myslimanëve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur, sepse shqiptarët e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë (fq, 74). Nga ky kontekst, shihet se autori ka shtjelluar dhe analizuar literaturë të pasur dhe është pajisur me fakte sociale Dyrkemiane për elaboruar jetën fetare në Kosovë, në veçanti në këtë trevë. Po ashtu, autori flet edhe për raportet ndër – fetare dhe bashkëpunimet ndërmjet konfensioneve fetare, pastaj përmes metodës së komparacionit bënë krahasimet me Shqipërinë sa i përket bashkëjetesës fetare, flet për mënyrën e organizimin të fesë në trevat shqiptare, funksionet e fesë, si dhe shumë çështje të tjera që ndërlidhen me fenë.

Treva e Opojës dhe Feja

Autori më tej, flet për aspektin demografik të trevës së Opojës, atë gjeografik, organizimin territorial, vendbanimet aktuale të Opojës, emigrimin dhe imigrimin, zakonet, traditat, mitet, artin, filozofin, doket, si dhe shumë karakteristika të tjera që ndërlidhen me këtë trevë. Madje, citon edhe historianin e njohur Enver Batiun i cili thekson se: “Opoja, kjo trevë dardane, është indoevropianizuar nga neoliti në kohën e metalit nën influencën e kulturës së regjionit puntostepik…” (fq. 130), gjë që tregon edhe një fakt historik mbi lashtësinë e kësaj treve. Ajo që e bënë të veçantë këtë studim po ashtu është edhe përdorimi i metodologjisë, në këtë rast metodës kuantitative përmes pyetësorëve dhe asaj kualitative me intervista të thella (gjysmë të strukturuara), të cilat autori i ka zhvilluar me qytetarë dhe të cilat e kanë fuqizuar edhe më shumë punimin në fjalë. Emin Uka, trajton edhe profilin psikologjik të qytetarëve të kësaj treve përmes matjes së qëndrimeve, sjelljeve, raporteve ndër – shoqërore, mikpritjes, si dhe karakteristikave të tjera. Po ashtu, ai flet edhe për rolin e shumë hoxhallarëve, dijetarëve, myderrizëve, historianëve, intelektualëve, e të tjerë të cilën kanë lënë gjurmë në trevën e Opojës si në aspektin fetar po ashtu edhe në atë kombëtar. Rol të rëndësishëm, autori i kushton edhe analizës së studimit empirik përmes hulumtimeve të qytetarëve të kësaj treve, duke hulumtuar perceptimin e fesë në këtë trevë, ritualet fetare, kryesisht të besimit mysliman, ku sipas të dhënave që nxjerrë thekson se përderisa: “grupi i intelektualëve fenë e pranon si formë të vetëdijes shoqërore…kurse besimtarët e moshuar fenë e pranojnë si çështje hyjnore…”(fq. 158), na ndërlidhet shumë me qasjen sociologjike të funksionalistëve sipas të cilëve feja është mjet i integrimit shoqëror. Kjo lë të kuptohet se pavarësisht besimit fetar në fuqinë Absolute nga qytetarët e kësaj treve, shqiptarët prapë kanë mbetur stoik parimit të laicitetit. Autori, flet edhe për rolin e familjes në këtë trevë, martesat e përziera që sipas studimit të tij ka raste të rralla të martesave  ndërmjet konfesioneve fetare, pozitën e gruas, profilin patriarkal i cili së fundi ka ndryshuar paksa, si dhe veçori të tjera. Ndërsa, rëndësi të posaçme i kushton edhe fakteve materiale të kulturës Opojane siç janë varrezave, tyrbeve, ritualeve të tjera si mevludi, pastaj sakrificës së kurbanit, si dhe shumë karakteristika të tjera të cilat lexuesi mund t’i gjenë më gjerësisht në këtë libër.

Prandaj, si përfundim mund të themi se autori i  këtij libri z. Emin Uka si sociolog gërsheton tradicionalen me modernen në opusin sociologjik mbi jetën fetare dhe fetarin në trevën e Opojës me një mprehtësi empirike, studiuese dhe analitike. Përmes, këtij recensioni të shkurtër jemi munduar që t’i pasqyrojmë disa pika të rëndësishme të këtij projekti që kanë një vlerë të madhe në oqeanin e historisë së trevave shqiptare, gjë që ky libër lirisht mund të themi se mund të jetë model edhe për hartimin e shumë librave të tjera për trevat tjera shqiptare të cilat paraqesin një vlerë të madhe në galerinë e kombit shqiptar. /tesheshi.com/

*Sociolog

Related Posts

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Kryevepra letrare e Luftës së Parë Botërore: si përshkruhet te “Shvejku” karakteri i një çifuti
Kryesore

Kryevepra letrare e Luftës së Parë Botërore: si përshkruhet te “Shvejku” karakteri i një çifuti

28/06/2025
Rroba e re e Qabes me qëndisje ari
Kulturë

Rroba e re e Qabes me qëndisje ari

26/06/2025
Next Post
Pija që mbron zemrën e pastron koronaret

Pija që mbron zemrën e pastron koronaret

Davutoglu mirëpret apelin për armëpushim me kurdët: Ne nuk kemi qenë kurrë për dhunë

Davutoglu mirëpret apelin për armëpushim me kurdët: Ne nuk kemi qenë kurrë për dhunë

E pabesueshme: Dorëhiqet trajneri pas ndeshjes së parë të sezonit

E pabesueshme: Dorëhiqet trajneri pas ndeshjes së parë të sezonit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni