Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

    Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

    Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

    Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

    Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

    Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

    Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

    Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

    Pas Iranit, ministri ekstremist izraelit: “Tani, e gjithë forca në Gaza!”

    Pas Iranit, ministri ekstremist izraelit: “Tani, e gjithë forca në Gaza!”

    Shfrim rus ndaj serbëve: Ju frikacakë të etur për para!

    Shfrim rus ndaj serbëve: Ju frikacakë të etur për para!

    Pse për Izraelin lufta në Iran është sekret?!

    Pse për Izraelin lufta në Iran është sekret?!

    Presioni pozitiv mbi Netanyahu-n: “Pas Iranit, koha për Gazën”

    Presioni pozitiv mbi Netanyahu-n: “Pas Iranit, koha për Gazën”

    Tensione dhe deklarata kontradiktore i paraprinë njoftimit: Izraeli ra dakord për një armëpushim

    Tensione dhe deklarata kontradiktore i paraprinë njoftimit: Izraeli ra dakord për një armëpushim

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Melsen KAFILAJ: Të ecësh me Profetin…

by te Sheshi
15/10/2015
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Melsen KAFILAJ: Të ecësh me Profetin…

Shtatë të vërteta bazë që e sjellin një musliman drejt kulturës së dialogut dhe paqes

“I verbri më i madh është ai që nuk do të shikojë.” (J.Swift)

S’ka profetë të këqij, ka interpretues të tillë.” Kështu shprehet në parathënien e botimit të vet një professor i shquar i Columbia-s mbi Religjionet e Krahasuara. Një frazë e cila, po ta shohim në kontekstin historik, qëndron dhe është plotësisht me vend. E, në të vërtetë, profetët nuk e kanë deklamuar asnjëherë luftën, dhe kanë qenë kundërshtarët më pasionantë të saj. Mjafton t’i hedhim një sy “Librit të Isaias”, “Ceremonisë në Mal” të Jezusit, apo “Zend Avestës”, për ta ilustruar më së miri këtë fakt.

Kudo, në çdo libër të shenjtë, gjejmë të predikohet dashuri, mëshirë, paqe, vëllazëri, por jo ligjëratë për urrejtjen, dhunën, vëllavrasjen, e të tjera si këto. Ndërsa vetë ata, “të dërguarit”, nuk e kanë bërë këtë gjë, duke e treguar me jetën, shembujt dhe praktikat e tyre, përkundrazi, ithtarët, interpretuesit dhe pasionantët e pushtetit, po. Ky keqinterpretim dhe dorëvënie mbi librat e shenjtë ka prodhuar me dhjetëra e mijëra vrasje, dëbime, pogrome dhe masakrime në emër të një religjioni të abuzuar nga “bijtë e vet plangprishës”; një tragjedi kolektive e një plagë sociale pasojat e të cilës vazhdojmë t’i vuajmë edhe në ditët e sotme.

Njeriu me zemrën ende në kraharor dhe me mendjen në kokë nuk ka sesi të mos ndihet i prekur dhe të mos i thërrasë arsyes kur sheh llahtari dhe bij nënash që bëhen “kurbanë” si deshtë në thertore nga një organizatë terroriste e cila vetëm emrin, flamurin dhe simbolet i ka me ngjyresë islame, pasi në thelb nuk është aspak e tillë. Sepse Islami nuk është ISIS-i, dhe ISIS-i nuk reflekton fytyrën dhe zërin e butë, të paqtë dhe dashuror, të Islamit. Dhe Pejgamberi Muhamed është burimi më i mirë për ta dëshmuar këtë fakt.

Mjafton t’i hedhësh një sy sirës (jetës) së këtij profeti dhe legjislatori të madh, e të lexosh këshillat e tij, për t’u ndriçuar vetvetiu se ajo që ofron ISIS-i dhe simotrat e tij nuk janë rruga drejt Ngjitjes, por një e tatëpjetë e sigurt drejt Xhehenemit. Ato e kthejnë besimtarin në armë, për ta çuar njeriun drejt Hiçit. “Por kush ngre shpatën,do të vritet nga shpata e vet.” Sepse vetë Profeti nuk e predikon këtë akt. Le t’i hedhim një sy Islamit zanafillor dhe shtatë këshillave fundamentale të tij.

  1. Mos debato për fenë tënde me askënd

Profeti e ka kuptuar më së miri se debati [battre (fr), godas] ka grimca të konfliktit, i cili nën tiraninë e pushtetit të fjalës kalon në dhunë verbale, dhe shpesh përshkallëzohet në dhunë fizike, madje deri në gjakderdhje. Sepse fjala, krahas pushtetit për të shëruar, ka edhe pushtet “të vrasë”. Profeti e njeh mjaft mirë këtë fakt. (Konfliktet e panumërta në shkretëtirën arabe ia kanë përforcuar më së miri në vetëdije atë.) Ndaj, për ta niveluar dhe kapërcyer këtë situatë të pakëndshme konfliktuale, Profeti jep një zgjidhje konstruktive, mjaft efikase. Epitoma, “Zoti është një dhe i vetëm”, nënkupton faktin që çfarëdo emri t’i vëmë trëndafilit, ai mbetet prapë një trëndafil. E thënë më shqip, emrat, mendimet dhe opinionet e ndryshme në lidhje me Të, nuk i ndryshojnë atributet specifike të Zotit. “Ti ec me Mua,” thotë Zoti. Diversitetin lërja në dorë Krijuesit!

  1. Ji tolerant ndaj besimeve të tjera

Toleranca jo vetëm që është një vlerë e vyer njerëzore, por edhe tregues i një niveli qytetarie. Të qenët një religjion i lindur në Qytet (Medinetu’n-Nebi), por edhe vet karakteri tolerant i Muhamedit, siç e portretizon Ibn Ishaku, prodhuan një Islam zanafillor tepër tolerant ndaj “Popullit të Librit” (hebrenjve dhe të krishterëve). Ky fakt reflektohet më së miri në Kushtetutën e Medinës (Sahijfetun), ku nga 52 ligjet prej të cilave përbëhej ajo, 27 kishin të bënin me të drejtat, detyrimet dhe mbrojtjen e “Popullit të Librit”, ndërsa 25 në lidhje me vetë muslimanët. Aq i vërtetë është ky fakt, saqë vetë Muhamedi kërcënon me gojën e tij: “Ai që i bën keq një hebreu ose një të krishteri, do të më ketë mua si paditës Ditën e Gjyqit të Fundit.” Diçka e dhunuar sot brutalisht, me ISIS-in që ka masakruar me qindra të krishterë “jazedi”, apo me Boko Haramim, me vrasjet dhe rrëmbimet e vajzave të krishtera nigeriane; episode të shëmtuara dhe çnderuese për Islamin.

  1. Mbi të gjitha, fal

Profeti Muhamed shquhej për shpirtmadhësinë dhe zemërbutësinë e tij. Eshtë i famshëm rasti kur dhëndri i tij rebel, i zënë rob, i ofroi si shpagim për çlirimin një byzylyk që gruaja e Profetit, Hatixheja, ia kishte dhënë vajzës së vet, Fatimesë. Profeti jo vetëm që u prek dhe nuk ia pranoi “haraçin” të mundurit, por bashkë me të liroi atë ditë dhe qindra të tjerë. Rastet e faljes nga profeti Muhamed janë të pafundme. Madje komandanti më besnik i ushtrisë ishte “një kokë e falur”, i cili u konvertua vullnetarisht në Islam, për t’i shërbyer më pas atij dhe kauzës së tij. Morali: “Hakmarrja më e mirë është falja. Dhe kush fal shtatë herë, Zoti do t’i falë shtatëdhjetë herë shtatë të tjera.”

  1. Xhihadi më i mirë është predikimi me butësi dhe dashuri i fesë tënde

Çfarë sugjerimi i shkëlqyer substancial. Përkundrejt “gjuhës së shpatës”, vetë Profeti u pohon besnikëve të tij që duhet të zgjedhin “gjuhën e paqes”. Përkundër debatit, i fton të dialogojnë, dhe përmes dialogut ta përçojnë me butësi dhe dashuri mesazhin e paqes. Sepse Muhamedi (a.s.), si të gjithë profetët e tjerë, është edhe një “hetues frymor”. Ai e di më së miri se fjala nuk arrin deri tek zemra dhe nuk i zbulohet shpirtit në qoftë se nuk ofrohet me butësi dhe paqe. Kelami (fjala) është ai që e transformon Frymën, dhe jo hija e shpatës. “Pra, bëhuni bërës të fjalës dhe shpërndajeni atë!” (Prophetvm dixit)

  1. Largoju të keqes duke pasur frikë Zotin

Në një kohë kur “mesxhidi i Dexhallit”, ISIS-i dhe bijat e veta, ju fton t’i mblidheni rrotull për t’i shkuar qëllimit të tij nga pas, kjo këshillë kumbon si “kambanë alarmi” për çdo musliman të mirë dhe të devotshëm anembanë globit për t’u distancuar, për t’iu larguar të keqes, dhe për të mos u bërë palë me të në paditurinë e vet. Pra, kini frikë Zotin dhe nënshtrojuni Atij, sepse, duke iu bindur të mirës, ju e largoni të keqen nga rrethi juaj. Mos u gënjeni nga premtimet e bukura dhe parajsat verbale. Shpërblyesi është mbi kryet tuaja, jo në mesin tuaj!

  1. Ta doni dhe ta trajtoni njëri-tjetrin me respekt dhe drejtësi. Ju jeni vëllezër

Kjo porosi e dhënë gjatë “Hutbes së Lamtumirës” nga Profeti më bën të reflektoj gjatë dhe të dal nga qerthulli i ngushtë interpretues që disa ulema (dijetarë fetarë) i japin asaj. Në ndryshim nga ata, mendoj që ajo nuk u drejtohet vetëm “të vëllazëruarve” në Islam, pasi respekti dhe drejtësia janë vlera themelore njerëzore, dhe në këtë marrëdhënie të vazhdueshme që ndërtojmë me tjetrin nuk mund të bëjnë përjashtim as vëllezërit e tjerë “jomuslimanë”. Siç është edhe rregulli i artë: “Po ashtu siç dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni edhe ju me ta.” Parë në këtë kontekst, porosia ka një karakter të pastër human dhe universal.Një mesazh i fuqishëm humanist, i përmbyllur me një frazë humaniste dhe po aq kuptimplote: “Ju jeni vëllezër!”

  1. Kush vret një njeri, vret gjithë njerëzimin

Një parim bioetik thelbësor. Në asnjë religjion tjetër nuk jepet kjo pikëpamje në mënyrë kaq sublime sa në këtë maksimë të Profetit. Ajo që ai kërkon të thotë është se jeta ka karakter të shenjtë, dhe cenimi i një pjese të saj e cenon në thelb krejt atë. Ky mendim me karakter holist kërkon të theksojë jo vetëm natyrën sakrale të jetës, por edhe një fakt moral dhe tepër esencial: Zoti e konsideron gjakderdhjen tabu dhe e ndalon në mënyrë të rreptësishme kryerjen e saj. Et concludam, një musliman që vret një njeri (tolerohet vetëm rasti i vetëmbrojtjes, si e drejtë qenësore e parimit të ruajtjes së jetës) nuk e do as shpirtin e vet, as Zotin e tij. Pra, duaje Zotin dhe mos e ceno jetën e tjetrit në qoftë se nuk do të doje ta humbisje shpirtin tënd, gjënë më të shenjtë që ke.

Në fund, (më vjen në mendje humanisti i madh italian Pico dela Mirandola) ajo që ka rëndësi mbi të gjitha është dinjiteti njerëzor. Shpresoj që me këtë artikull modest t’i kem bërë lexuesit e mi të mendojnë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!
Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

19/06/2025
Next Post
Sekreti për të përgatitur një sallatë ruse për të lëpirë gishtat

Sekreti për të përgatitur një sallatë ruse për të lëpirë gishtat

Marrëveshja (e shkelur) e Brukselit: Sot 15 tetor, por “Parku i Paqes” në Ibër nuk ka lëvizur

Marrëveshja (e shkelur) e Brukselit: Sot 15 tetor, por “Parku i Paqes” në Ibër nuk ka lëvizur

Rinis “sezoni” i tritolit në shtylla, dhe ku tjetër veçse në Fushë-Krujë…

Rinis “sezoni” i tritolit në shtylla, dhe ku tjetër veçse në Fushë-Krujë...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

24/06/2025
Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

24/06/2025
Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

24/06/2025
Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

24/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni