Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Max FERRARI: Sarkozi, Gaddafi, dhe miti i luftës “humanitare” të Libisë

by te Sheshi
27/03/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Max FERRARI: Sarkozi, Gaddafi, dhe miti i luftës “humanitare” të Libisë

Qesh mirë ai që qesh i fundit, sipas një proverbi italian që vlen fare mirë për rastin e Nikola Sarkozit (Nicolas Sarkozy), ish-presidentit francez që iu bashkua luftës në Libi për të eliminuar Muammer Gaddafin dhe pak muaj më vonë ndihmoi gjithashtu për rrëzimin e Silvio Berluskonit (Silvio Berlusconi). Kjo kulmoi në një takim të famshëm midis Sarkozit dhe Angela Merkelit, në të cilin të dy përdorën sarkazmën ndaj Italisë dhe qeshën me Berluskonin duke e rrënuar besueshmërinë e tij.

Prandaj jo pak vunë buzën në gaz në Milano dhe Romë kur policia franceze e ndaloi Sarkozin për ta pyetur mbi pretendimet se ishte paguar 50 milionë euro nga regjimi libian për të financuar fushatën e tij presidenciale të 2007-s.

Asnjë në Itali nuk e ka besuar ndonjëherë narrativën përrallë franceze të luftës “humanitare” në Libi, që Franca tha se ishte “e nevojshme për të sjellë demokracinë”. Gjithkush e dinte se një prej synimeve të Parisit ishte zëvendësimi i italianëve në monopolin e afërt të shfrytëzimit të fushave të naftës dhe të gazit libian, si dhe eliminimi i ndikimit të mbetur të Romës në zonën mesdhetare.

Berluskoni qe kundër luftës, por pozitat e tij u dobësuan nga një fushatë shtypi e orkestruar nga e majta që e akuzoi atë se kishte paguar një kërcimtare 17-vjeçare marokene për marrëdhënie intime (ai u deklarua fajtor nga një gjykatë dhe më vonë u lirua në apel nga akuza) dhe se ishte tepër miqësor me “tiranë arabë” të tillë si Gaddafi. Kryeministri iu dorëzua presionit ndërkombëtar dhe së majtës italiane.

E vetmja parti italiane e shprehur fuqimisht kundër luftës në Libi qe Lega Nord, që deklaroi se Italia nuk ishte një koloni franceze dhe se lufta do ta destabilizonte Afrikën e Mesdheun dhe do të sillte miliona emigrantë ilegalë në Itali, ashtu siç ndodhi në të vërtetë. Libia ishte furnizuesja kryesore me naftë për Italinë, dhe në vend të tretë për furnizimin me gaz, e për çdokënd qe e qartë se futja e vendit në kaos nuk do të ishte në interes të Romës, por kushdo që shkroi për këtë u akuzua menjëherë si “mik i tiranit”.

Më tutje, në janar të 2016-s, “Foreign Policy Journal” filloi të hedh dritë mbi rolin e Barak Obamës (Barack Obama) në krizën libiane, dhe atë të sekretares së tij të Shtetit, Hilari Klinton (Hillary Clinton). Një prej 3000 e-mail-eve të Klintonit të bërë të njohur nga Departamenti i Shtetit zbuloi një komplot ndërkombëtar për rrëzimin e Gaddafit për të shtënë në dorë naftën libiane. E-mail-i, i titulluar, “Klienti i Francës dhe ari i Gaddafit”, iu dërgua Klintonit nga këshilltari i saj jozyrtar, Sidni Blumental (Sidney Blumenthal).

Edhe më i shkoqur është libri, “Sarkozi-Gaddafi, historia e fshehtë”, i botuar në Francë në fund të 2017-s, i cili i hapi rrugë hetimit policor që çoi te Sarkozi. Gazetarët Fabrice Arfi dhe Karl Laske e rindërtojnë historinë dashuri-urrejtje midis Sarkozit dhe Gaddafit në 400 faqe plot me dokumente, flasin për dhjetëra milionë dollarë, për çanta plot me para të transportuara nga Tripoli në Paris, për regjistrime zëri të zhdukura në mënyrë të mistershme, dhe për lidhje të fuqishme midis Sarkozit dhe Katarit.

Kapitulli i fundit i librit është i drejtpërdrejtë: “Lufta në Libi nisi në bazë të informacionit të rremë dhe përfundoi me një mister: kush e vrau Gaddafin?” Autorët sugjerojnë shinën franceze dhe rendisin burime të ndryshme: së pari gazetën italiane “Corriere della Sera”, e cila shkroi, “Teoria më e përhapur në qarqet diplomatike perëndimore në Libi është se, nëse janë përfshirë disa shërbime sekrete, atëherë është sigurisht francezi … fakti se Parisi kërkonte ta eliminonte kolonelin ishte një sekret i ditur nga të gjithë.” Ish-ministri libian Mahmud Xhibril deklaron po ashtu, “Ishte një agjent i huaj që e vrau Gaddafin”, dhe Rami El-Obeidi, bashkërendues i shërbimeve të jashtme të informacionit të Këshillit Kombëtar Tranzicional, u thotë autorëve se, “ishin agjentët francezë që e vranë Gaddafin”.

Ne kurrë nuk kemi për ta ditur të vërtetën e plotë, por një gjë është tani e sigurt: “lufta demokratike” e Sarkozit ishte një gënjeshtër e madhe dhe katastrofike që i dëmtoi si vendet arabe dhe Europën.

 Marrë nga Radio 1

Përktheu: Bujar M. Hoxha    

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Sputnik dekonspiron policët kosovarë që arrestuan Marko Gjuriçin: ja kush janë, bjeruni!

Sputnik dekonspiron policët kosovarë që arrestuan Marko Gjuriçin: ja kush janë, bjeruni!

Humbja dhe loja e dobët me Norvegjinë, Panucci: miqësore ishte, bëmë eksperimente

Humbja dhe loja e dobët me Norvegjinë, Panucci: miqësore ishte, bëmë eksperimente

10 këshilla plotë humor, për gjërat që nuk duhet të bëni ditën e dasmës suaj

10 këshilla plotë humor, për gjërat që nuk duhet të bëni ditën e dasmës suaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni