Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

by te Sheshi
21/04/2022
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

Muaji i madhërishëm i Ramazanit, është muaji më i rëndësishëm i të gjithë bësimtarëve myslimanë kudo në botë për nga mesazhi i qartë dhe i fuqishëm që ky muaj përcjell mes besimtarëve. Ndryshe njihet si muaji në të cilin ka zbritur libri i shenjtë Kur’ani, si “udhërrëfues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)” (El-Bekare, 185).

Muaj të cilin besimtarët myslimanë kudo në botë e presin me gëzim të madh dhe atmosferë festive sepse është muaj i faljes, i paqes, bamirësisë, mëshirës, pendimit, durimit dhe solidaritetit me të tjerët.

E ndërkohë që myslimanët në të gjithë botën po përjetojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit përmes adhurimeve dhe agjërimit duke shpërndarë paqe dhe bekime, ka vende të cilat jo vetëm që nuk respektojnë besimin e tyre, por shkelin në mënyrë abuzive, flagrante dhe të përsëritur të drejtat themelore të njeriut, siç është edhe e drejta për të besuar. Një nga këto vende është qeveria kineze, për të cilën ka fakte e prova të dokumentuara dhe të pakundërshtueshme si për rastin e ujgurëve, por edhe raste të tjera për të cilat do të flasim më poshtë.

Për të kuptuar filozofinë dhe qasjen e shtetit kinez për myslimanët duhet të rikujtojmë vuajtjet e panumërta të ujgurëve nëpër kampet e përqendrimit. Denigrimi i dinjitetit njerëzor dhe zhbërja e indentitetit fetar dhe kulturor ka qenë dhe mbetet qëllimi kryesor i qeverisë kineze ndaj ujgurëve.

Kjo sjellje është në fakt pasqyra që i tregon jo vetëm vendeve myslimane por të gjithë botës, se çfarë është në gjendje dhe e gatshme të bëjë qeveria kineze kur vjen puna tek raporti që ajo ka me myslimanët dhe fenë Islame. Raporti i saj me myslimanët edhe në këto ditë të shenjta Ramazani është internimi, burgosja, marrja e pronës dhe pasurisë, ndalimi i ushtrimit të besimit, shembja e xhamive dhe së fundimi edhe sulmet kibernetike ndaj gjithë botës islame.

Nuk kishte sesi qeveria kineze të mos e shpërfaqte më në fund ideologjinë e vertetë mbi myslimanët dhe Islamin me akte që cënojnë jo vetëm muslimanët në territorin e shtetit kinez, por të gjithë muslimanët kudo në botë, siç është edhe rasti i mëposhtëm.

Është faktuar tashmë nga burime të ndryshme zyrtare se një grup kibernetik i paidentifikuar i Republikës Popullore të Kinës (RPK) ka ndërhyrë në serverin e postës elektronike që i përkiste rrjetit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) me seli qendrore në Jeddah të Arabisë Saudite. Ky grup i RPK ka grumbulluar mijëra e-maile që përbëjnë 6 gigabajt me të dhëna të cilat u morën për analizim nga RPK. Të gjitha këto të dhëna, përfshirë informacione personale biografike, janë në kontrollin e këtij grupi kibernetik të RPK.

Ky sulm ndaj Organizatës së Bashkëpunimit Islamik është një sulm i pastër hakmarrjeje ndaj 57 shteteve anëtare të kësaj organizate dhe besimtarëve myslimanë të këtyre vendeve, të cilat kanë dënuar shumë ashpër modelin komunist të trajtimit në mënyrë ç’njerëzore të ujgurëve ndër vite.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik është një organizatë e nivelit të lartë ku diskutohen çështje të rëndësishme, hartohen politika, projekte dhe strategji afatmesme e afatgjata në interes të pothuajse 1.8 miliard njerëzve që janë pjese e 57 shteteve anëtare. Ndërhyrja e qeverisë kineze për të tjetërsuar informacione të klasifikuara të OBI-së është një lajm që dëshmon qartë interesin e saj për të dëmtuar interesat e myslimanëve kudo nëpër botë.

Akte të tilla që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme në të dhënat e një organizate të rëndësishme dhe serioze si OBI na sinjalizojnë se aktiviteti i qeverisë kineze në këtë drejtim mund të përshkallëzohet edhe më tej. Ndaj, Shqipëria, si një vend anëtar i OBI-së duhet të tregojë kujdes të shtuar jo vetëm në këtë drejtim, por në çdo raport marrëdheniesh më shtetin kinez. Vemendje të veçantë këtij problemi duhet t’i kushtojnë edhe qeveritë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Edhe pse këto vende nuk janë anëtare të OBI-së, ato ndihmohen dhe asistohen për çështje të ndryshme humanitare dhe ekonomike nga kjo e fundit si vende me popullsi myslimane.

Modeli sadist i qeverisë kineze si në kontekstin ekonomik por edhe atë politik është së pari një rrezik eminent për vetë lirinë e popullit kinez, por edhe një kërcënim i madh për të gjithë besimtarët myslimanë. Vlerat dhe parimet që përfaqëson ky shtet sot janë katërcipërisht të kundërta me ato të vendeve perëndimore dhe ato të besimtarëve myslimanë.

Ndaj lind nevoja që si qytetar të botës së lirë të njohim më mirë realitetet ekonomike dhe politike të vendeve të ngjashme si Kina. Është e rëndësishme të studiojmë vlerat, parimet dhe filozofinë që ato përfaqësojnë në qeverisje, politikbërje, dhe vendimarrje në raport me qytetarët e tyre, por edhe me axhendat dhe influencat ndërkombëtare. Sa më të informuar dhe të ndërgjegjshëm të jemi si shoqëri për realitetet, qëllimet dhe modelet komuniste të vendeve si Kina aq më imun do të jemi edhe ndaj modeleve të gabuara qeverisëse që mund t’i imponohen vendit tonë.

Në fund, duhet të rikujtojmë se ekziston një dallim i qartë midis modelit komunist kinez dhe modelit kapitalist perëndimor në respektimin e lirisë, vlerave fetare dhe dinjitetit njerëzor. E pikërisht për këtë dallim thelbësor, për mënyrën sesi Partia Komuniste Kineze i trajton qytetarët, ujgurët, si e trajton fjalën e lirë, dhe për sulmet e vazhdueshme ndaj myslimanëve, meriton të refuzohet dhe dënohet me ashpërsinë më të madhe nga vendet demokratike dhe qytetarët e botës së lirë.

“Liria nuk është e rëndësishme për demokracinë, ajo është vet demokracia”. /tesheshi.com/

*Autori është Pedagog i Shkencave Ekonomike.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Shifra: Zekati i myslimanëve në Amerikë dhënë vitin e kaluar

Shifra: Zekati i myslimanëve në Amerikë dhënë vitin e kaluar

Vranë familjet, pastaj veten: fundi tragjik i dy famijeve oligarke ruse

Vranë familjet, pastaj veten: fundi tragjik i dy famijeve oligarke ruse

Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të jeni të varfër sa në 1917!

Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të jeni të varfër sa në 1917!

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni