Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Kaffaja në Stamboll: udhëtimi i kafesë për në Turqi

Nga te Sheshi
08/04/2015
në Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Kaffaja në Stamboll: udhëtimi i kafesë për në Turqi

Nga Ekrem Buğra Ekinci

Ardhur nga rajoni Kaffa i Etiopisë, kafeja iu bë e njohur turqve në periudhën e hershme otomane. Dalëngadalë ajo zuri një vend të rëndësishëm në kulturën otomane, e u bë popullore midis pronarëve të kafeneve në Stamboll.

Udhëtarët e huaj vunë re në të shkuarën se turqit e pinin kafenë turke kur ishin të sëmurë, dhe nëse nuk bëheshin mirë, shkruanin testamentin dhe prisnin vdekjen të vijë. Sigurisht, turqit nuk e pinin kafenë turke vetëm për kënaqësi, por gjithashtu si një ilaç. Në të vërtetë, kafeja turke është bërë përgjatë kohërave një pije e njohur ndërkombëtarisht.

Kafeja vjen nga rajoni Kaffa në Etiopi. Sipas legjendës, një bari vuri re se dhitë po hidheshin poshtë e përpjetë dhe po silleshin rreth kullotës më me energji se ndonjëherë. Nga kërshëria, ai i vuri mendjen situatës dhe zbuloi se kafshët po silleshin në mënyrë të çuditshme për shkak të bimës që po hanin. Ai e provoi vetë atë, dhe kështu zbuloi kafenë. Kafeja u përhap në Jemen, e më pas në Hixhaz (pjesa perëndimore e Arabisë Saudite të ditëve të sotme, ku gjenden qytetet e shenjta islame, Meka dhe Medina). Kafeja, apo “Sofi Sherbeti”, siç u quajt atëherë, u bë popullore për një kohë të shkurtër midis studentëve, e veçanërisht dervishëve, ngaqë largonte gjumin. Tani kafenë e pi thuajse çdokush, shkrimtarët, lexuesit, e posaçërisht sportistët, për shkak të efektit të saj stimulues. Një poet tha njëherë e një kohë, “An rûy-i siyâh ki nâm-ı ô kahve, dâfi-i nevmi kâti-i şehve” (Kafeja faqezezë gjumin e përze, epshin e pret!).

Në të vërtetë, kafeja u njoh në Lindje në shekullin e njëmbëdhjetë. Ibni Sinai, i njohur gjithashtu si Avicena, ishte dijetari i parë që do t’i përmendte efektet kuruese të kafesë. Europianët ishin në fillim shumë të kujdesshëm ndaj kafesë. Mjekët pretendonin se kafeja ishte një helm vdekjeprurës, dhe mund të shkaktonte paralizë dhe lebër. Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, kafeja shitej e para në barnatore. Në Moka të Jemenit u përdor si ilaç për zgjeben, e në Iran për kolerën. Lulet e pemës së kafesë i ngjajnë jaseminit, e frutat duken si qershi. Kur lulet thahen dhe bien, kokrrat pa ngjyrë në degë mblidhen dhe lihen të thahen më tej. Pasi të hiqen lëvozhgët, thelbi që mbetet piqet e bluhet, e kështu del kafeja.

kafeja turke 3

Në vijim të popullaritetit në Hixhaz, kafeja u përhap në Egjipt. Kafenetë e para u hapën në Kajro më 1521. Haxhinjtë e çuan në vendet e tyre këtë pije të jashtëzakonshme që e zbuluan gjatë haxhit. Historiani otoman Ibrahim Peçevi raportoi se dy persona, të quajtur Hakemi nga Halepi dhe Shemsi nga Damasku hapën më 1554 kafene në Tahtakale, në Stamboll. Ndonëse stambollinjtë kishte ca kohë që kishin mësuar mbi kafenë. Sekretarët, poetët e figurat e spikatura të kohës u bënë dalëngadalë klientë të rregullt të atyre kafeneve. Ndërsa ngrënia dhe pirja e gjërave të shkrumbuara nuk qe e lejueshme, disa dijetarë deklaruan se pirja e kafesë ishte e ndaluar. Kështu, qeveria e ndaloi kafenë bashkë me duhanin. Por me t’u kuptuar se kafeja ishte e zezë si qymyr jo për shkak të djegies, por ngaqë ishte pjekur, ndalimi u hoq, e ulemaja u dha pas kafesë. Kafenetë u kthyen në ambiente të artit dhe kulturës të kohës. Veç kësaj, pallati otoman e zbuloi kafenë gjatë sundimit të sulltan Mehmedit IV. Një kohë, kur gratë nuk lindnin, ca fajësonin kafenë. Sido që kafeja e humbi emrin e mirë në oborr, sulltan Abdulhamidi II dhe sulltan Vahideddini ishin më vonë terjaqinj të kafesë.

Kafeja u konsumua e hidhur dhe e fortë fillimisht, por njerëzit nisën ta pijnë atë më të butë pas njëfarë kohe. Kemahllë Mehmed Efendiu hapi në Tahtakale më 1871 të parin dyqan kafeje, ku shitej kafe e pjekur apo e bluar. Kafeja u emërtua mes turqve sipas dendësisë së saj, masës së sheqerit që përmbante, apo filxhanit në të cilin shërbehej. E rëndësishme po ashtu qe nëse kafeja ishte e pjekur apo jo. Sa më tepër të jetë e pjekur kafeja, aq më shumë i humb vetitë athëtore. Kjo është arsyeja pse njohësit e kafesë parapëlqejnë kafe të pjekur lehtë apo mesatarisht. E para kafe e kokrrizuar u prodhua gjatë Luftës së Parë Botërore, për t’ua siguruar atë ushtarëve.

Shtimi qumësht kafesë u bë popullor pas një kërkese të një mjeku francez nga fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetë. Kafeina, një stimulues i sistemit nervor qendror, u zbulua brenda kafesë gjatë viteve 1920 nga një studiues i quajtur Runge. Kafeina stimulon të menduarit dhe reagimet, ju ndihmon të përqendroheni, dhe rrit moralin tuaj. Kafeja turke dihet se përmban më tepër kafeinë se kafeja e zakonshme.

Njerëzit i pengonin të miturit të pinin kafe, duke u thënë se lëkura e tyre do të bëhej “më e errët”. Arsyeja e vërtetë është se ata besonin që kafeja shkaktonte probleme gjatë pubertetit. Shahu i Iranit po ashtu u dha pas kafesë. Tregohet se kali i tij nuk ishte një ditë i qetë, e kësisoj konkubina e vet tha, “Jepini kafe si zotërisë tonë, se ka për ta qetësuar.” Për më shumë, Johan Sebastian Bah, kompozitori legjendar gjerman, e quajti një prej kompozimeve të tij, “Kantata për kafenë”.

kafeja turke

Kafeja ishte deri vonë pija kryesore që jepej në shtëpitë turke, ngase pirja e çajit nuk ishte aq popullore. Bashkë me kafenë ofrohej ujë dhe llokum; uji pastronte fytin, dhe i mundësonte pirësit ta shijonte më mirë kafenë. Tani, është thënë se kafeja sjell dehidratim, e se uji i shërbyer me kafenë e kompenson atë. Kur familjet bëjnë vizita për të kërkuar dorën e vajzave për martesë, atyre u ofrohet kafe turke. Përpos kësaj, vajzat i shtojnë kripë kafesë së djemve që po kërkojnë dorën e tyre, për t’u lënë të kuptojnë se nuk u rreh zemra për ta. Çaji, i cili është më i lehtë për t’u bërë dhe për t’u pirë, e ka zëvendësuar sot kafenë, dhe kafeja turke thuajse është harruar. Ama, të moçmit thonin, “Një filxhan kafe ka dyzet vjet kujtime.”

Kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh. Ka një arsye pse turqit e quajnë mëngjesin “kahvalltë” (përpara kafesë). “Nëse nuk mund të gjeni diçka për të ngrënë para kafesë, këputeni kopsën tuaj dhe çojeni poshtë,” është një thënie në turqisht. Kafeja konsumohet me kek në Europë, dhe bashkëshoqëron mëngjesin. Në të njëjtën kohë thuhet se ajo zvogëlon efektet negative të duhanit.

Kafeja gjendej vetëm në tregun e zi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prapëseprapë, terjaqinjtë nuk hoqën dorë nga kafeja. Ata poqën qiqra, dhe gjerbën diçka të ngjashme me kafenë, të përgatitur prej tyre. Për shkak të krizave ekonomike në të shkuarën, kafeja nuk gjendej lehtë. Të dhënët pas kafesë e sillnin nga jashtë kafenë me çmim të lartë, e piqnin atë në enët e vjetra dhe e bluanin, duke mos pranuar ta linin pas dore kënaqësinë e tyre.

Kafeja turke, që ka qenë pjesë e këngëve popullore, është vendosur gjatë vitit 2013 në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Përktheu: Bujar M. Hoxha  – tesheshi.com

Të ngjashmeLajme

Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”
Sociale & Shoqëri

Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

30/05/2023
Nëse zhvendoseni në këtë qytet, do të merrni 150 euro çdo muaj
Sociale & Shoqëri

Nëse zhvendoseni në këtë qytet, do të merrni 150 euro çdo muaj

30/05/2023
Euronews: Shkodra, ndër qytetet ideale për nomadët digjitalë
Sociale & Shoqëri

Euronews: Shkodra, ndër qytetet ideale për nomadët digjitalë

29/05/2023
Lajme të tjera
Marine Le Pen e Frontit Kombëtar francez kundër kandidaturës së të atit

Marine Le Pen e Frontit Kombëtar francez kundër kandidaturës së të atit

Xhohar Carnaev deklarohet fajtor për shpërthimet e Bostonit në 2013-n

Xhohar Carnaev deklarohet fajtor për shpërthimet e Bostonit në 2013-n

Bateria e së ardhmes, karikoni celularin për një minutë

Bateria e së ardhmes, karikoni celularin për një minutë

TË FUNDIT

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

5 orë Më parë
Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

6 orë Më parë
Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

10 orë Më parë
Metrat e fundit të një tuneli

Metrat e fundit të një tuneli

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

29/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist