Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Justinian TOPULLI: Si duhet të jetë etika e lajmdhënies

by te Sheshi
21/04/2021
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Justinian TOPULLI: Si duhet të jetë etika e lajmdhënies

Gazetaria, për shkak të përhapjes së madhe që ka sot, mund të quhet me të drejtë si profesioni i shekullit, nëse na lejohet të themi kështu, për shkak të dimensionit gjithëpërfshirës që lajmdhënësi ka marrë në këtë kohë. Në thelb, ajo bazohet në një praktikë shumë të vjetër dhe universale njerëzore, të përçimit të lajmit mes njerëzve.

Lajmi në vetvete është shumë i rëndësishëm për njerëzit, sepse prej tij varen shumë gjëra, por mbi të gjitha, shpesh varet jeta e njeriut, pasuria, nderi dhe siguria e tij ekzistenciale, në të gjitha nivelet e saj. Dhe pikërisht për këtë arsye, lajmi para se të shihet nëse është i rëndësishëm ose jo, është i dobishëm ose jo, duhet parë nëse është i saktë dhe i vërtetë ose jo. Ky është detyrim e obligim moral, fetar e ligjor për çdo njeri, qoftë ky gazetar profesionist, apo njeri i thjeshtë që përhap një lajm të caktuar. Mbi lajme të rreme ose gjysmë të rreme, të deformuara e të ngatërruara janë bërë luftëra, janë marrë jetë njerëzish, janë shkretuar kombe dhe shtete, e janë rrënuar familje dhe individë.

Lajmi ka fuqi të paparë mes njerëzve, ndaj të gjithë ata që merren me përçimin e lajmeve, sidomos ata që e kanë profesion, apo që e bëjnë për pasion në mënyrë vullnetare nëpër rrjetet sociale, duhet të njohin etikën minimale të detyruar e obligative, se si duhet të sillen me përçimin e lajmit tek njerëzit. Saktësia e lajmit dhe preciziteti i detajeve të tij të rëndësishme, mbi të cilat më pas ndërtohen edhe qëndrimet, është thelbësore për përçimin e lajmit, dhe jo shpejtësia e dhënies së tij. Saktësia dhe vërtetësia e lajmit prevalon mbi çdo prioritet tjetër, menjëherë pas kësaj vjen dobia dhe rëndësia e tij, e më pas vjen koha e dhënies së tij. Nëse kjo renditje logjike, morale dhe fetare përmbyset, jo vetëm nga dashakeqësia, por edhe nga papërgjegjshmëria njerëzore dhe natyra e nxituar e tij, jep të njëjtin përfundim të dhimbshëm të keqkuptimeve dhe fatkeqësive që ajo mund të shkaktojë.

Kështu që për vetë rëndësinë që ka ky rend, vetë Krijuesi i Gjithësisë, Allahu i Madhërishëm na ka treguar në Librin e Tij, se si duhet të sillemi me lajmin. Ai thotë në Kuran:

“Kur ju vjen ndonjë lajm qetësues apo shqetësues, ata e përhapin menjëherë atë. Por, nëse këtë lajm do t’ia përcillnin Profetit ose parisë së tyre, hulumtuesit e vërtetë do të dinin të nxirrnin përfundime.” (4:83)

“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë i padrejtë ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, në mënyrë që të mos e lëndoni ndonjë njeri pa dashje e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (49:6)

“O ju që keni besuar, kur marshoni në rrugën e Allahut, të jeni të matur dhe të mos u thoni atyre që ju përshëndesin me selam: “Nuk jeni besimtarë”, për të arritur me këtë ndonjë fitim në jetën e kësaj bote! Tek Allahu ka begati të mëdha. Ashtu ishit edhe ju më parë, derisa Allahu ju dha nga të mirat e Tij. Pra, matuni mirë! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (4: 94)

Të tria këto ajete Kuranore kanë pasur si shkak zbritjeje, pikërisht këtë fenomen kaq të vjetër të përçimit të lajmeve të pakontrolluara dhe të paverifikuara më parë, për saktësinë apo dobinë e tyre. Ngjarjet e mira dhe të hidhura janë të pandara nga jeta njerëzore dhe derisa të ketë jetë kjo botë, do të ketë një mori pafund ngjarjesh dhe ndodhish që do të na vënë në sprovë, ndaj dhe preokupimi ynë parësor duhet të jetë mënyra se si duhet të sillemi me to, si konsumatorë emocionalë të momentit, apo si besimtarë, të cilët në çdo gjë që bëjnë, kanë parasysh pikërisht këto porosi hyjnore, që cituam më sipër? Në fund të fundit, një besimtar nga një jo i tillë, dallohet pikërisht edhe për të tilla gjëra, dhe jo vetëm nëse falet dhe agjëron, por edhe se si sillet në jetën e kësaj bote me njerëzit, ngjarjet, lajmet etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Të kujt janë këta muskuj të më shumë se dy milion pëlqimeve?

Mbretëresha Elizabeth feston ditëlindjen e 95-të, a do të qëndrojë Princi Harry me të?

ARRESTIMI/ Rasti i një 60-vjeçari shqiptar në Greqi: ia hoqi apo jo respiratorin fqinjit në spital?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni