Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

Billboard-et që po ringjallin Hatingtonin në Tiranë!

by te Sheshi
09/11/2023
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

Në Tiranë janë mbajtur dy tubime që kërkonin ndaljen e luftës dhe gjenocidit ndaj palestinezëve në Gaza. Në to kanë marrë pjesë kryesisht besimtarë muslimanë, por jo vetëm ata. Sigurisht solidarizimi me palestinezët buron kryesisht nga afërsia e identitetit fetar, së pari, dhe nga drejtësia e kauzës së tyre së dyti, dhe pa diskutim nga braktisja ndërkombëtare që ata vuajnë prej dekadash, së treti.

Reagimet pro palestineze, qofshin tubimet, qofshin ato në media apo nëpër rrjetet sociale, motivohen qartësisht nga arsyet e mësipërme, që janë vlerat e besimit, humanizmit dhe drejtësisë, vlera këto universale, pavarësisht racës, fesë apo besimit. Në emër të këtyre vlerave njerëzit kanë reaguar kudo, nga Washingtoni në Xhakarta, jo vetëm muslimanët, por edhe hebrenj e të krishterë, besimtarë e laikë.

Përkundrejt këtyre reagimeve humane njerëzore globale vjen reagimi i vazhdueshëm i retorikës sioniste e cila, me në krye Netanjahun, e përshkruan këtë plojë gjaku -sepse vetëm luftë nuk mund të quhet- si një betejë për mbrojtjen e vlerave të Perëndimit! Duke shfarosur palestinezët, apo Hamasin siç pretendon ai, është duke mbrojtur Perëndimin nga e njëjta gjë që i ndodhi shtetit sionist më 7 Tetor, që nesër të mos iu ndodh atyre! Kështu shprehet e gjithë politika sioniste, madje edhe përtej saj.

Edhe pse Hamasi në doktrinën e tij politike shprehet qartësisht se, lufta e tij është kombëtare dhe deri më sot nuk është përfshirë në asnjë akt sulmi jashtë territoreve të pushtuara palestineze, ligjërimi publik sionist këmbëngul ta paraqes atë dhe luftën e palestinezëve në përgjithësi, në terma hatingtonian si përplasje qytetërimesh.

Dhe për ta dramatizuar sa më shumë këtë retorikë hipokrite, nuk i mëshon numrit të të vrarëve izraelitë të 7 Tetorit, sepse shifra e palestinezëve të vrarë tashmë po i afrohen dhjetëfishtit, por monstruozitetit të padokumentuar të sulmit të Hamasit, i cili jo thjesht vrau mbi 1300 izraelitë, por u preu kokat 40 foshnjave, përdhunoi nënat në sytë e fëmijëve, dhe masakroi baballarët para tyre.

Pra çështja nuk është -sipas tyre- se kush vret më shumë e kush më pak, por kush është ai që i vret dhe tek mënyra sesi vret. Me fjalë të tjera shteti sionist po i thotë botës se vrasjet tona, edhe pse janë dhe do të jenë më të shumta, justifikohen me faktin se ne jemi zgjatimi yt dhe nuk po luftojmë me njerëz, por me kafshë -siç i dehumanizojnë ata palestinezët – ndaj mëshira ndaj tyre është dobësi që kërcënon jetën dhe vlerat e Perëndimit! Për këtë dhe shfarosja e tyre është e përligjur, pavarësisht kostos humane njerëzore.

Në fasadën e retorikës publike të politikës së shteteve perëndimore, duket se kjo retorikë është pranuar, ndaj dhe në këtë kontekst nëpër Tiranë janë shfaqur nëpër billboard-e të rrugës, pamje të fëmijëve dhe personave izraelitë, të marrë robër apo peng nga Hamasi dhe të tjerë, gjatë sulmit të 7 Tetorit, si për t’i thënë shqiptarëve, sidomos atyre që dolën dy herë në tubime për të ndaluar luftën, se krimi i pengmarrjes së këtyre njerëzve është shumë herë më i madh në peshë, më monstruoz, më antivlerë sesa vrasja e fëmijëve dhe popullit të atyre që e bën këtë akt.

Ky është një dehumanizim i dytë i palestinezëve, sepse cenimin e jetës apo lirisë së izraelitëve, e konsideron si shumë më i rëndë sesa e njëjta gjë që i bëhet palestinezëve për vite të tëra. Dhe ky realitet i hidhur zeher kërkon të përvidhet pas vlerave të Perëndimit.

Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

Sigurisht që njerëzit e lirë në perëndim, pavarësisht demagogjisë, censurës, politikës dhe mediave që mbështesin këtë narrativë, e kanë kuptuar se hipokrizia, arroganca dhe ilegjitimiteti i sionistëve nuk ka kufij dhe asnjë skrupull moral, ndaj dhe ngrihen pikërisht në emër të atyre vlerave që shteti izraelit i keqpërdor dhe i manipulon në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Siç e thamë edhe para disa ditësh arroganca sioniste, që nuk njeh kufi, nga njëra anë dhe miratimi i turpshëm i politikës perëndimore, nga ana tjetër, do t’i kthehen në bumerang të dyve.

Shteti shqiptar dhe politika e tij, por edhe të tjerë, duhet të jenë më të kujdesshëm, që këtë lloj retorike sioniste, që i bën thirrje mobilizimit për luftë qytetërimesh, të mos e importojë brenda një vendi të vogël me shumicë muslimane, sepse do të ishte dëmtues për ekzistencën dhe zhvillimin e tij.

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Shitja marramendëse e kryeveprës “Gruaja me orë” të Picasso-s

Shitja marramendëse e kryeveprës “Gruaja me orë” të Picasso-s

Rivalët e Trump-it zotohen të mbështesin pa rezerva shtetin hebre

Rivalët e Trump-it zotohen të mbështesin pa rezerva shtetin hebre

Intelektualë hebrenj në Gjermani: Të jesh kundra Izraelit, jo antisemitizëm!

Intelektualë hebrenj në Gjermani: Të jesh kundra Izraelit, jo antisemitizëm!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni