Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Justinian Topulli: Dilemat ateiste të Blushit

"Mund të jetë elokuent dhe një shkrimtar i pëlqyer ndoshta nga disa, por në logjikë dhe filozofi shket tmerrësisht keq"

by te Sheshi
10/02/2023
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Justinian Topulli: Dilemat ateiste të Blushit
18
SHARES

Ben Blushi ka disa kohë që ka nisur të shkruajë një seri shkrimesh, që kërkojnë të mohojnë ekzistencën e Zotit, duke u nisur nga ajo që ai mendon se besimtarët perceptojnë për Zotin. Duke qenë se ka lexuar dhe njeh diçka nga besimet fetare, nisur pikërisht nga kjo njohje e tij e mangët, ai ka vizatuar në mendjen e tij një imazh të shformuar për vetë Zotin dhe Krijuesin e botës, kështu që pikënisur nga kjo, ai kërkon t’i vërë në dyshim besimtarët për ekzistencën e Tij, duke ngritur dilema, që sipas tij, çdo besimtar duhet t’ia bëjë vetes dhe që, po sipas tij, këto dilema do ta shpien atë në të njëjtin ateizëm që ai beson!

Blushi thjesht kërkon të tregojë se sa pa logjikë dhe të paarsyeshme, sipas tij, janë besimet fetare dhe duke qenë se shumë besimtarë nuk janë të aftë t’i japin përgjigje të kënaqshme dilemave të tij, atëherë ai mendon se e fiton betejën e tij me vetë konceptin e ekzistencës së Krijuesit!

Blushi, mund të jetë elokuent dhe një shkrimtar i pëlqyer ndoshta nga disa, por në logjikë dhe filozofi shket tmerrësisht keq. Niveli i arsyetimit të debatit të tij edhe si ateist është i dobët dhe i nivelit propagandistik më së shumti, dhe sigurisht që synon masat e njerëzve të rëndomtë dhe jo elitat që mendojnë pak më tepër.

Blushi, për të mohuar ekzistencën e Zotit bën pyetje për urtësinë e Tij të krijimit. Pse Zoti e krijoi gjarprin, apo kërmillin? Pse kafshët nuk sillen si njerëzit? Pse nuk ka jetë në Mars? E të tjera pse, që nuk kanë fund në fakt. Dhe me këto, ai mendon se do t’i gozhdojë besimtarët, se Zoti nuk ekziston!

Në fakt, vetë ti Blush je nga provat më të mëdha të ekzistencës së Zotit. Logjika jote e mjerë është argumenti më i fortë, se ata që mohojnë ekzistencën e Zotit, në fakt nuk kanë asnjë argument për ta mohuar Atë. Ti e bën shumë mirë këtë, kështu që ndoshta edhe për këtë ekziston, që me pafuqinë e logjikës dhe arsyetimit tënd të dobët, të dëshmosh ekzistencën e Atij që nuk mund të mohohet.

Ashtu siç ti kërkon të dëshmosh dobësinë e besimtarëve, për të mos dhënë përgjigje për dilemat e tua, ashtu edhe Zoti ta ka kthyer në bumerang atë, për të treguar se deri ku shkon arsyetimi dhe logjika e atyre që mohojnë Zotin. Nëse do ta vrasësh pak më shumë mendjen, do të shohësh mrekullinë e Zotit përmes një ateisti si ti.

Zoti nuk mendon si ti, Blush, dhe nuk sillet aspak ashtu siç sillesh dhe mendon ti. Ti kurrsesi nuk mund të jesh Ai dhe Ai kurrsesi nuk mund të jetë ti. Ndaj arroganca dhe mendjemadhësia jote për ta vënë veten në vendin e Tij dhe për të bërë pyetje të tilla, që në thelb mohojnë ekzistencën e Tij, janë kaq idiote dhe absurde, sa vetë pyetjet që bën.

Ti mund të imagjinosh botë nga më të ndryshmet, ku kafshët ndoshta edhe flasin si të ishin njerëz, apo edhe çudira të tjera, por të gjitha këto, nuk mohojnë ekzistencën e Zotit. Fakti që ti kërkon ta shmangësh Atë, duke u munduar gjoja të gjesh mungesë urtësie në krijimin e Tij dhe pastaj ta mohosh Atë, nuk është aspak argument që e mohon dot ekzistencën e Tij, e madje as e cenon fare atë.

Sigurisht që ne besojmë se Zoti është i Gjithëditur, i Mençur dhe i Urtë etj., por fakti se ti apo shumëkush nuk i japin dot përgjigje dhe nuk i kuptojnë dot disa veprime të Tij, nuk është aspak argument i mosekzistencës së Tij. Bota është bërë ashtu siç ka dashur Ai të bëhet, me të gjitha ngjyrat dhe larmitë e saj, me ato që shohim e nuk shohim, me ato që kuptojmë e nuk kuptojmë, me ato që dimë e nuk dimë.

Pse është kështu dhe jo ndryshe? Kjo është një pyetje që ndoshta mund ta kuptonim plotësisht, vetëm po të dinim gjithçka që Ai di dhe kjo është e pamundur, ndaj dhe mohimi i Tij, nisur nga padija jonë e Urtësisë së Tij është absurde. Të mohosh ekzistencën e Tij, sepse nuk kupton dot urtësinë e Tij, është si një njeri që jeton në xhungël dhe mohon ekzistencën e inxhinierit, tek sheh një pajisje elektronike dhe nuk e kupton se për çfarë duhet dhe shërben, madje edhe ky krahasim është i mangët me diferencën e pafund që ke ti si njeri me Atë, në çdo aspekt.

Problemi dhe gabimi yt është se ti, në fakt, nuk mohon vetë Zotin dhe Krijuesin, por ti mohon Atë që besojnë besimtarët dhe flasin për Të librat e shenjtë. Shumë filozofë dhe njerëz më të ditur se ti e kanë pasur këtë problem, por inteligjenca e tyre nuk ra kaq poshtë sa të mohonte vetë Krijuesin, sepse e kuptonin se këto dilema janë absolutisht të pamjaftueshme dhe absurde për të mohuar ekzistencën e Tij. Kështu që ata filluan të besojnë një Zot, siç e imagjinonin ata, por kurrsesi nuk e mohuan Atë. Padija e tyre e moskuptimit të Zotit të librave të shenjtë, shpesh të shpërfytyruar dhe deformuar nga klerikët dhe njerëzit, i shtyu ata, që në thelb të mohojnë këto fe të deformuara dhe mësimet e tyre të sakta e të pasakta, por jo vetë Krijuesin.

Kështu që ti me këto dilema, as në nivelin e tyre nuk je. Po të lexosh pak më tepër filozofi dhe logjikë, Blush, dhe jo idiotësitë e neoateizmit militant të tipit Richard Dakins me shokë, do ta kuptosh se dilemat që ti ngre, maksimumi prekin me padijen njerëzore vetëm atë të pakuptueshmen e veprimeve të Zotit, e urtësisë së Tij, por jo vetë ekzistencën e Tij.

Por në fakt, edhe ato pyetje që ti ngre, nuk janë të pakuptueshme për të gjithë njerëzit, por çështja është se ti nuk arrin të kuptosh, se duke menduar se po gërric një qoshe të një tulle, kujton se po rrëzon gjithë ngrehinën gjigande të besimit!

Gjithsesi, nuk je as i pari dhe as i fundit në pyetjet që bën dhe përgjigjet që nënkupton. Do të shkosh edhe ti, si gjithë të tjerët, dhe besimi në Zot do të mbetet ashtu siç ka qenë, i natyrshëm, i lindur me vetë njeriun, ndërsa ateizmi një atavizëm ideologjik, i indoktrinuar gjithashtu nga sistemi laik modern.

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ushtria amerikane rrëzon tjetër objekt të panjohur mbi Alaskë

Ushtria amerikane rrëzon tjetër objekt të panjohur mbi Alaskë

Trazirat e Durrësit në shkurt ’91: edhe vazo mbi kokë mbi Policinë e pushteti komunist

Trazirat e Durrësit në shkurt ’91: edhe vazo mbi kokë mbi Policinë e pushteti komunist

Turqi: shpëtohet gruaja, pastaj një mace…

Turqi: shpëtohet gruaja, pastaj një mace…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni